• VIDEO

    Zgjatja e afateve të Vettingut, mblidhet kryesia e grupit parlamentar të PS! Kërkohet bashkëpunim me opozitën për ndërhyrje në Kushtetutë! Mbledhje dhe në selinë blu

    TIRANË-  Partia Socialiste nuk ka humbur kohë dhe ka mbledhur kryesinë e Grupit Parlamentar, për të diskutuar lidhur me shtyrjen e afateve të Vettingut, ç’ka parashikohen ndërhyrje në Kushtetutë.

    Për të bërë këtë, mazhoranca nuk i ka e vetme votat e mjaftueshme në Kuvend (77 nga 92 që i duhen), për këtë arsye është e nevojshme bashkëpunimi me opozitën.Kryeministri Edi Rama në seancën e fundit ku u votua programi politik dhe qeveria e re, u shtriu sërish dorën opozitës, megjithatë theksoi se në rast se nuk do të kenë gatishmërinë e tyre, për Reformat e rëndësishme si ajo Zgjedhore apo Kushtetuese, do e bëjnë me popullin. Mbledhja e sotme është thirrur nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla.

  • VIDEO

    Akademia e Shkencave: Mbi 73% e popullsisë e imunizuar ndaj COVID deri më tani! Duhet një dozë e tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët, të vaksinohen me 1 dozë të miturit mbi 12 vjeç

    TIRANË- Akademia e Shkencave ka nxjerrë një studim të ri, sipas së cilëve 73.3% e popullsisë ka arritur imunizimin ndaj virusit COVID-19. Ky është rezultati i studimit të fazës së tretë, që përkon në periudhën 16 qershor 2021 deri 23 korrik 2021, ku morën pjesë 1527 banorë të moshës 20 deri 75 vjeç të cilët u përzgjodhën në mënyrë krejt të rastësishme nga listat e regjistrave të mjekëve të familjes.

    Ajo që është interesante në këtë studim, është rekomandimi për vaksinimin e 12 vjeçarëve me një dozë të vetme vaksine, e ndërsa për 60-vjeçarët rekomandojnë marrjen e një doze të tretë. Nisur nga fakti që vaksinimi i 12-vjeçarëve është një temë e cila ka ndezur shumë debat në mbarë botën, në këtë studim specifikohet që duhet të vaksinohen vetëm ata të rinj që nuk e kanë kaluar infeksionin dhe sidomos për ata që kanë sëmundje shoqëruese kronike.

  • VIDEO

    Inskenoi djegien e tij në makinë, por u gjet gjallë! VIDEO e Pecorellit i maskuar me syze e kapuç, ndryshoi pamjen që të mos identifikohej

    Kjo është fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli i gjetuar në një ishull në Itali 9 muaj pasi inskenoi djegien e tij në makinë në Pukë. Mësohet se ai kishte ndryshuar edhe pamjen e jashtme, në mënyrë që të mos identifikohej në Itali. Me pantallona të shkurtra të verdha, syze dhe kapuç shihet në këtë foto.

    •  
  • VIDEO

    Iu gjet kokainë dhe një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari në Shijak

    Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Shijak, pasi u kap me kokainë dhe armë zjarri. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se arrestimi i të riut Eraldo Vora, banues në Sallmone, u bë si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar pikërisht me emrin "Sallmone" të Forcave Operacionale dhe strukturave të Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Durrës dhe Shijak.

  • VIDEO

    Reshjet e dendura të shiut përmbysin rrugët në Kukës, probleme edhe në akset nacionale për shkak të rrëshqitjes së dherave

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në Kukës, duke përmbytur rrugët. Për pasojë ka probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve, ndërsa uji po vërshon edhe në rrugët kryesore e të brendshme të qytetit.

  • VIDEO

    Mjekët turq dhe shqiptarë në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, apel qytetarëve: Vaksinohuni kundër COVID, mbroni veten dhe të afërmit

    Mjekët turq dhe ata shqiptarë në Spitalin Memorial të Fierit, nëpërmjet një video mesazhi i janë drejtuar qytetarëve duke i bërë apel të vaksinohen kundër COVID-19.

    “Dy vitet e fundit për shkak të COVID-19 e gjithë bota po haset me probleme shëndetësore. Për ta shmangur këtë kemi një zgjidhje në dorë. Vaksinimi. Ju lutem të vaksinohemi”, thotë një mjeke për ATSH.

     

    “Për të marrë frymë të lirë ju lutem të vaksinoheni”, shprehet një tjetër.

     

     “Nëse nuk jeni të vaksinuar ndaj COVID-19 mos u vononi më ta bëni. Bëjini të dyja dozat. Mos mendoni se jeni të rinj dhe e kaloni lehtë. Pasi të vaksinoheni do të mbroni jo vetëm veten tuaj, por edhe të afërmit, të moshuarit. Vendi juaj i punës do të jetë më i sigurt. Jeta juaj po ashtu. Ju do të keni lirinë për të udhëtuar kudo”, tha një tjetër mjek turk.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 20 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga arsyet reale pse SHBA aktivizoi "non gratan" te historia e një "antibllokmeni" e deri tek Vllaznia dhe Tirana shfryjnë ndaj VAR-it.

  • VIDEO

    U bllokua në një prej galerive të kromit pas shembjes së një masivi minerali, gjendet pas 5 ditësh kërkime trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku

    Minatori Muharrem Plaku nuk mundi t'ja dilte, miniera që i kushtoi shumë vite punë, i mori jetën. Pas 5 ditësh i bllokuar në një galeri në minierën e Bulqizës si pasojë e shembjes së një masivi mineralesh, trupi i pajetë i 60-vjeçarit u gjet në mesnatë. Sipas mjekësisë ligjore, Plaku ishte zënë poshtë nga masivi i mineraleve të shkëputura në nëntokë, që i mori jetën.

  • VIDEO

    Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në afërsi të Thumanës, 3 të plagosur

    Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Thumanës. Dy makina janë përplasur kokë më kokë, ndërkohë që si pasojë e përplasjes ka edhe të lënduar. Report Tv mëson se nga aksidenti kanë mbetur 3 të plagosur të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e 'Traumës' në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

    Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Sakaq rruga është bllokuar prej disa minutash duke krijuar radhë të gjata makinash.

  • VIDEO

    Banorët e Nartës probleme me furnizimin e ujit: Kemi vetëm 2 orë në ditë, vjen edhe i ndotur

    Banorët e Nartës furnizohen me ujë të pijshëm vetëm 2 orë në ditë. Përpos këtij shqetësimi, sipas banorëve uji është edhe i ndotur.

    "Gjithë beharin ata të ndërmarrjes së ujërave kanë bërë terror këtu në fshat. Në kuptim që venin nëpër shtëpia dhe iu prishnin ujin kur nuk kishte ujë. Tani nuk duket njeri nga ata, tan i që ka një orë ujë nuk vjen më njeri. Njerëzit kanë paguar leshtë e kokës për ujin këtu. Nuk ca kokën njeri. Ndërmarrja është vetëm për para.

  • VIDEO

    Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në afërsi të Thumanës, ka të plagosur

    Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të Thumanës. Dy makina janë përplasur kokë më kokë, ndërkohë që si pasojë e përplasjes ka edhe të lënduar.

    Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital. Sakaq rruga është bllokuar prej disa minutash duke krijuar radhë të gjata makinash.

  • VIDEO

    Vjeshtë e vështirë, rritet numri i viktimave të COVID! Humbin jetën 76 qytetarë që nga fillimi i muajit shtator

    Me afrimin e stinës së vjeshtës situata e COVID në vendin tonë po vijon me rritje të infektuarve. Prej 1 shtatorit e deri më 18 shtator janë konfirmuar 15.786 raste me COVID-19.  Dita me shifër rekord të infektuarish u shënua më 8 shtator me 1079 raste të reja.

    Numri i viktimave si pasojë e COVID është rritur, mesatarisht çdo ditë ka 5 humbje jete. Vetëm në 18 ditë nuk kanë mundur ti bëjnë ballë virusit 76 qytetarë. Që prej fillimit të pandemisë në mars të 2020-ës numërohen 2,574 viktima.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv