‘Më detyroj të abortoja,u largova shtatzënë’/Jeta e 13-vjecarit me sindromën Down, babai e mohoi

14 Korrik 2021, 18:38

Manjola Braja është një 38-vjecare nga Bradadeshi i Elbasanit, nënë e tre fëmijëve, e cila sot ndodhet në udhëkryq. Kalvari i vuajtjeve në jetën e saj nisi, që në moshën 14-vjeçare, kur ajo nuk mundi të shijonte dot fëmijërinë, pasi do t’i hynte halleve shumë shpejt. Ajo nisi bashkëjetesën pa mundur dot të bëjë celebrimin, për shkak të moshës, me Shpëtim Ramazani, djalin të cilin ia bënë me shkuesi. Me nisjen e kësaj marrëdhënie, në jetë do të vinte fëmija i tyre i parë vajza e më pas djali. Manjola do të bëhej nënë për herë të tretë, ndërsa ishte 5 muajshe shtatzënë, pas ecos së radhës mëson se djali që ajo priste ishte me sindromën doën. Bashkëshorti i kërkoi ta hiqte fëmijën, ndërsa ajo nuk pranoi kurrsesi.Ky debat çoi në ndarjen mes çiftit dhe pak ditë më pas ai braktisi gruan shtatzënë, bashkë me dy fëmijët e tjerë. Djali i vogël lindi pa e njohur të atin, që nuk e deshi. E gjendur në udhëkryq dhe e pamundur t’i rriste e vetme fëmijët Manjola i dërgon në shtëpinë e fëmijës, aty ku jetuan prej disa vitesh. Kur vajza e madhe mbushi 10 vjece dhe më i vogli 5, ajo vendos t’i rimarë fëmijët, pasi Manjola u njoh me një tjetër djalë. Dritan Braja hyri në jetën e saj në momente të vështira, kur ajo kërkonte një mbështetje të fortë pas zhgenjimit që kishite marr nga ish-bashkëhsorti dhe babi i tre fëmijëve. 7 vite më parë Manjola do të kurorëzonte jetën e saj në martesë me Dritanin, i cili pranoi dhe kushtet në të cilat ajo ndodhej. Cifti bashke me tre fëmijët nisën një jetë në qytetin e Librazhdit, në një shtëpi të marr me qira qytet në të cilin jeta u bë edhe më e vështirë. Ai nuk punonte, ndërsa Manjola sakrifikonte shumë për të nxjerrë bukën e përditshme edhe për tre fëmijët e saj nga martesa e parë. Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, Dritani nisi të dhunonte nënën, duke mos kyrsyer as fëmijët e saj. Një dhunë sistematike që detyroi vajzën e madhe të largohej nga shtëpia, për shkak të njerkut të saj. Dyert e komisariatit të policisë së Librazhdit u bënë, banesa e dytë për gruan e cila shpesh denonconte bashkëshortin për dhunë, ndërsa u pajis vetëm një herë të vetme me urdhër mbrojtje për tre muaj. Por pavarësisht kësaj me dhunuesin e ndante vetëm një gardh. 7 vite martesë ajo nuk mundi të kërkonte divorcin, pasi ai e kërcënonte me jetë, deri ditën kur Dritani i kërkoi të marr plackat dhe të ikte nga shtëpia. Në këto rrethana më 25 prill Manjola të këtij viti paraqitet në Gjykatë dhe kërkon divorcin. Sot janë ende në process ndarja, por ai i ka lënë një tjetër barrë. Të paguajë kredinë prej 2 milion lekë që cifti morën për të shlyer qiranë e shtëpisë. 38-vjecarja vjen në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë, pasi deri një ditë më parë ajo vazhdon të kërcënohet me jetë nga bashkëshorti Dritan Braja. Sot ajo jeton me qira në qytetin e Elbasanit, ndërsa e ka të pamundur të kujdeset për djalin 13-vjecar me sindromën doën, i cili kërkon një trajtim të vecantë. Kur nuk mundi ta bëjë vite më parë, kurrsesi ajo nuk don ta braktisë sot djalin e saj, por kërkon që të bëjë më të mirën e mundshme.