Pas afro 20 vitesh dhunë, vendos t’i japë fund martesës ndërsa ka mbetur rrugëve në mëshirë të fatit bashkë me 5 fëmijët e saj. Kjo është drama e Blerina Isufajt një nëne të dhunuar nga Berati. Familja e martoi në vitin 2004 pa dëshirën e saj me Saimir Shahun nga një fshat i Kucovës. Që në fillime të martesës Blerina Isufaj u përball me dhunën nga i shoqi, ndërsa këtë gjë e mbante në heshtje dhe nuk i tregonte askujt. Ishte viti 2006 kur në jetë vjen vajza, e cila sërish nuk mundi të ndryshojë asgjë nga sjellja e babait të saj. Kështu ndodhi edhe me ardhjen në jetë të 4 fëmijëve të tjerë. Edhe pse Saimir dhe Blerina u bënë prindër të 5 fëmijëve, asgjë nuk e ndali dhunën, ndërsa 39-vjeçarja e falte gjithmonë për hir të tyre. Saimiri ushtronte dhunë mbi të shoqen për shkak të xhelozisë që kishte dhe konflikteve që lindnin në familje për shkak se ai luante lojëra të fatit. Dhuna ndaj Blerinës nuk kursehej as në sy të fëmijëve të cilët kanë qenë prezent kur babai i tyre e ofendonte dhe e gjuantë nënën. Për këtë situatë Blerina ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, por nuk ka mundur të gjejë asnjë zgjidhje dhe është detyruar të durojë të gjithë torturat. Shtatori i 2022 do të shënonte fundin e kësaj martese ndërsa Blerina iu drejtua gjykatës për divorc. Kjo gjë erdhi pasi 39-vjeçarja zbuloi se lekët e dëmshpërblimit që Saimiri mori nga vdekja e të vëllait në Greqi, i shpenzoi të gjitha në lojëra fati. Një shumë prej 36 mijë euro të shpenzuara në kumar për Blerinën do të ishte fundi i botës, ndërsa ajo dhe fëmijët vuajnë për bukën e gojës. Në shkurt të këtij viti gjykata zgjidhi martesën e çiftit Shahu, ndërsa që prej atij muaji ata sërish jetojnë nën të njëjtën çati, mes konflikteve të vazhdueshme pasi Blerina dhe 5 fëmijët nuk kanë ku të shkojnë. Pak ditë më parë ajo dhe fëmijët ku më e madhja 17 dhe më i vogli 7 kanë fjetur rrugëve, ndërsa Saimiri i nxorri nga shtëpia. E rrezikuar dhe e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj, Blerina Isufaj kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”
Dëgjon zërin e ishit, lë studion me ngashërim/39-vjeçarja: Nuk do e fal kurrë (2 nëntor 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?
20 Nëntor, 01:24 -
Pa Gjurme-‘Po më vdiq nëna, me kë do të jetoj?’/Djali i sëmurë:Motrat e vëllezërit më kanë braktisur
19 Nëntor, 00:23 -
Pa Gjurme-“Me karrocën e barit nxjerr vajzën në oborr”/Qan nëna: 28 vjeçe, s’ka ecur e folur kurrë!
18 Nëntor, 01:42 -
Pa Gjurme-‘Lashë punën, xhelozonte për pronarin’/Gruaja:Vajza e denoncoi pasi tentoi të më godiste
13 Nëntor, 17:52 -
Pa Gjurme-‘Ia fala tradhtinë 3 herë, ajo nuk ndalej’/44-vjeçari:Më la fëmijët dhe iku me të dashurin
12 Nëntor, 17:00 -
Pa Gjurme-A është rrëmbyer Saxhide Disha?/I biri:Gjurmët e nënës i zbulova,ishte shumë afër shtëpisë
10 Nëntor, 17:49 -
Pa Gjurme-‘Nuk ia donim nusen, ajo na i largoi djalin’/Përballja vjehërr-nuse:Ku e zhduke tim bir?
10 Nëntor, 16:31 -
Pa Gjurme –10 mijë € për nënën e zhdukur!/Doli nga burgu pas 12 vitesh, zhduket edhe 34-vjeçari!
4 Nëntor, 17:53 -
Pa Gjurme-‘Flemë të uritur, s’kemi lekë as për ilaçe’/Çifti i moshuar: Na ndihmoni të jetojmë!
2 Nëntor, 20:22 -
Pa Gjurme- PËRBALLJE E FORTË BURRË–GRUA | Ajo: Më doje për para/ Ai: Mos mashtro, trego të vërtetën!
30 Tetor, 16:49 -
Pa Gjurme-‘Më trego ku e kam djalin!’/Përballja babë-shok për Entolin: Më telefonoi duke qarë!
29 Tetor, 17:23 -
Pa Gjurme-‘Gruaja e la, djali plagosi të dashurin e saj’/Babai: Doli nga burgu dhe m’u zhduk
22 Tetor, 12:41 -
Pa Gjurme- ‘Nëna vdiq, babai e la motrën në jetimore’/ Vëllai: E pashë Lizën në TV dhe dua ta njoh
9 Korrik, 18:04 -
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23
