Bukë të mbushura me proshutë dhe djathë nga zonja Albana

3 Nëntor 2023, 12:13

Bukë të mbushura me proshutë dhe djathë

Përbërësit:

  • 200 gr bukë bastun
  • 2 vezë
  • 150 gr proshutë FIX
  • 150 gr djathë
  • 20 gr gjalpë
  • Kripë, piper, rigon 

Përgatitja:

Fillimisht heqim pak nga tuli i bukës. Në një tas rrahim vezët me erëzat, shtojmë proshutën e prerë në kubikë dhe djathin e grirë. Mbushim mesin e bukëve dhe i skuqim në tigan me pak gjalpë.