Lakror tradicional me miell misri me presh nga zonja Albana

19 Tetor 2023, 11:55

Lakror tradicional me miell misri me presh

Përbërësit:

Për brumin:

  • 500 gr miell misri
  • 400 ml kos
  • 2 vezë
  • 50 ml vaj ulliri
  • 5 gr kripë

Për mbushjen:

  • 1 kg presh
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja:

Pasi kemi pastruar preshin e presim hollë, e spërkasim me kripë dhe e kaurdisim me vaj ulliri në zjarr të ulët. Pasi preshi të jetë gatuar shtojmë erëzat. Në një enë hedhim vezët, kosin, vajin, pak kripë dhe i përziejmë duke shtuar edhe miellin e misrit. Pasi brumi është bërë një masë e plotë hedhim gjysmën e tij në një tavë të lyer me vaj. Sipër shtojmë mbushjen duke e hapur me lugë në të gjithë sipërfaqen, më pas shtojmë pjesën tjetër të brumit. E vendosim lakrorin në furrë të nxehtë në temperaturën 200 °C për 20 minuta.