Gjellë me patate me salcë si dikur nga zonja Albana

19 Tetor 2023, 12:01 | Përditesimi i fundit: 2023-10-19 14:40:25

Gjellë me patate me salcë si dikur

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 2 qepë
  • 1 spec i kuq
  • 2 lgj salcë domate
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Kaurdisim qepët e prera në kubikë me yndyrë, shtojmë patatet e prera në kubikë mesatare, specin e kuq si dhe salcën e domates. E mbulojmë sipërfaqen me ujë, rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e lemë gjellën të gatuhet.