Zhdukja e gjimnazistit në Tiranë\Qytetarët ngrihen në këmbë, dyshohet se mbahet peng (11 tetor 2023)

11 Tetor 2023, 21:27

Prej disa ditësh në kërkim të Servet Bokçiut, 19-vjeçarit i cili doli nga banesa në zonën e Paskuqanit më 6 tetor dhe nuk u kthye më. Të shqetësuar për fatin e tij janë familjarët ata të cilët që prej momentit që i riu u largua nuk kanë reshtur së kërkuari. Nga studio emisionit “Pa Gjurmë” xhaxhai i Servetit, Sami Bokçiu dha detaje nga zhdukja e nipit të tij. Gjatë transmetimit live të shumta ishin informacionet që mbërritën ndërsa tregonin se Servet Bokçiu ishte parë në disa zona të ndryshme të kryeqytetit. Prej disa ditësh tashmë familjarët e të riut kanë dalë në terren për të kërkuar por dërimë tani asnjë gjurmë e 19-vjeçarit. Ditën që doli 19-vjeçari kishte të veshur një bluzë ngjyrë te zeze me logon e shkolles, një palë tuta sportive ngjyrë te bardhe me vija te zeza dhe një palë shapka që mbante në shtëpi, ndërsa me vete nuk ka marrë asgjë nga sendet personale. Serveti ka një fizik të dobët ndërsa është i gjatë rreth 1m e 70 cm. Të shqetësuar familjarët kanë bërë dhe një denoncim në komisariatin nr.5 por ende nuk dihet asgjë për fatin e Servet Bokçiut derimë tani.