Fokaçe me ullinj, qepë, domate dhe rozmarinë nga zonja Albana

3 Tetor 2023, 11:36

Fokaçe me ullinj, qepë, domate dhe rozmarinë

Përbërësit:

  • 550 gr miell
  • 2 lç kripë
  • 400 ml ujë i ngrohtë
  • 1 lgj sheqer
  • 2 lç maja birre
  • Vaj ulliri
  • Domate
  • Qepë
  • Ullinj
  • Rozmarinë

Përgatitja:

Zëmë brumin duke vendosur në një tas majanë e thatë, sheqerin, pak ujë dhe 2 lugë miell. E lëmë majanë të aktivizohet. Në një tas tjetër vendosim miellin me kripë dhe ujë të ngrohtë. Shtojmë majanë e aktivizuar dhe e lëmë brumin për 1 orë të vijë. Më pas e punojmë sërish brumin duke shtuar vaj dhe duke e masazhuar në tepsi për t'i dhënë formën e saj. Vendosim sipër fokaçes qepë, domate, ullinj dhe rozmarinë. E vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius derisa të piqet plotësisht.