• VIDEO

    Piroshki me kima nga zonja Albana

    Piroshki me kima

    Përbërësit:

    Për brumin:

    • 500 gr miell
    • 30 gr maja birre
    • 1 lugë supe sheqer
    • 1-2 lugë miell
    • 1/2 filxhan qumësht
    • 1/3 lugë kripë
    • 1 vezë
    • Gjalpë

    Për mbushjen:

    • 500 gr mish i grirë
    • 1 qepë
    • 2 vezë të ziera
    • 1 tufë majdanoz
    • 100 gr djathë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Me majanë, sheqerin, pak miell dhe qumështin e vakët, përgatitim majanë duke e lënë në vend të ngrohtë që të fryhet. Më pas majanë e ardhur e hedhim në miellin të hapur gropë në mes. Shtojmë vezën, kripën, gjalpin si dhe aq qumësht sa të zihet një brumë mesatar, të cilin e lëmë të pushojë në vend të ngrohtë mbuluar me pecetë kuzhine.

    Më pas brumin e ndajmë në dy pjesë dhe e hapim në petë në trashësinë e gishtit dhe me një gotë uji e presim brumin në disqe të rrumbullakët. Në mes, vendosim mbushjen e kimasë që kemi përgatitur me mish të grirë, qepë, kripë, piper, djathë të grirë dhe vezë të ziera të grira imët. Palosim me kujdes anët. I sperkasim piroshkat me pak miell dhe i lëmë të vijnë pak minuta mbuluar me pecetë. Më pas i vendosim në furrë të piqen në temperaturë mesatare ose mund të skuqen me vaj në tigan.

     

  • VIDEO

    Hallvë me qumësht nga zonja Albana

    Hallvë me qumësht

    Përbërësit:

    • 200 ml qumësht
    • 300 ml ujë
    • 2 gota sheqer
    • 2 gota miell
    • 120 gr gjalpë / margarinë
    • 2-3 lgj vaj

    Përgatitja:

    Vendosim në një enë qumështin, ujin dhe sheqerin dhe e lëmë sherbetin në zjarr në temperaturë të ulët. Ndërkohë kaurdisim miellin me gjalpë ose margarinë duke e përzierë herë pas here në zjarr mesatar. Sapo mielli të marrë ngjyrë shtojmë sherbetin dhe e lëmë derisa hallva të trashet.

  • VIDEO

    Shisnin drogë afër shkollave/ Dalin sot para gjykatës së Tiranës të 29 të arrestuarit e parë të megaoperacionit 'Tempulli'! Mes tyre gra e një 70 vjeçar! (EMRAT)

    Do të dalin sot para gjykatës së Tiranës për masë sigurie 29 nga 233 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të koduar ‘Tempulli’.

    • VIDEO

      Burani me oriz, spinaq dhe qepë të njoma nga zonja Albana

      Burani me oriz, spinaq dhe qepë të njoma

      Përbërësit:

      • 1 kg spinaq
      • 4-5 qepë të njoma
      • 3-4 lgj vaj ulliri
      • 2 lgj oriz
      • 2-3 gota ujë të ngrohtë
      • Kripë, piper
      • Nenexhik

      Përgatitja:

      Pasi e kemi larë mirë spinaqin e presim trashë, ndërsa qepët e njoma i grijmë imët.

      Kaurdisim me vaj ulliri qepët e njoma me pak kripë e piper derisa të ulet volumi. Më pas shtojmë orizin, vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Hedhim dy gota ujë të ngrohtë dhe e lemë orizin të ziejë. Shtojmë spinaqin, pak ujë dhe pasi spinaqi të ulë vëllimin rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Pasi burania të ketë përthithur lëngjet shtojmë nenexhik, ulim temperaturën e sobës në minimum dhe e lemë gatimin të qëndrojë për rreth 10 minuta me kapak të mbyllur dhe më pas e kemi gati për t'a shërbyer.

    • VIDEO

      Omletë me suxhuk nga zonja Albana

      Omletë me suxhuk

      Përbërësit:

      • Suxhuk FIX
      • Vezë
      • Gjalpë
      • Kripë, piper
      • Bimë aromatike

      Përgatitja:

      Rrahim vezët me pak ujë ose qumësht, shtojmë kripë, piper dhe i vendosim në një tigan ku shtojmë dhe suxhukun të prerë në feta. E pjekim omletën nga të dy anët dhe e servim sipas dëshirës me pak bimë aromatike dhe me djathë të bardhë të thërrmuar.

    • VIDEO

      Zjarri në pallatin në Tiranë, inxhinieri në Report Tv: Meteriali që u dogj i rrezikshëm, duhet të ishte vendosur ndërmjet dy mureve

      Përfshirja nga flakët e pallatit 10 katësh dhe vështirësia e shuarjes së zjarrit nga forcat zjarrfikëse, një ditë më parë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, ka ngritur alarmin mbi sigurinë e ndërtimit të banesave në vend

    • VIDEO

      Zjarri në pallatin 10-katësh, Zjarrfikësi për Report Tv tregon betejën me flakët: Për të hyrë kemi prerë pemë! Veshja e pallatit me nënprodukt nafte

      Bledar Bajrami, kreu i Sindikatës së Zjarrfikësve në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” tregon betejën për të shuar flakët në pallatin 10 katësh në rrugën  “Sali Butka’ pranë ish parkut të Autobusëve në Tiranë. "Nëse do të kishim pasur rrugë, hapësira, do të vinte autoshkalla e madhe e do të mbyllej brenda një ore"

    • VIDEO

      Eksperti shpjegon në studion e Report Tv materialin që u dogj si ‘kashtë’ në pallatin 10-katësh

      Bledar Bajrami kreu i Sindikatës së Zjarrfikëseve, në studion e Report Tv ka shpjeguar përbërjen e produktin termoizolues, me të cilin ishte veshur pallati 10 katësh që u përfshi nga flakët një ditë më parë në Tiranë. Bajrami tha se materiali ishte rrethuar nga jashtë me llamarinë e se uji nuk depërtonte dot që të fikte materialin termoizolues që digjej. Sipas ekspertit materiali kishte nënprodukt nafte.

       
    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 15 shtator 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga 1 tetori pensionet do rriten me 8.6 për qind te megaoperacion anti-drogë nga Jugu në Veri me mbi 200 të arrestuar e deri tek ja çfarë fshehin telefonat e Fredi Belerit.

    • VIDEO

      Shpëtim Idrizi në ‘Kontrast’: Në opozitë me kryeministrin, por përballë Belerit jam me Ramën

      Shpëtim Idrizi ka komentuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv çështjen e Fredi Belerit, për të cilën janë tensionuar edhe marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë. Idrizi thotë se PDIU në këtë rast, përballë Greqisë që nuk njeh çështjen çame dhe nuk njeh Kosovën dhe përballë Fredi Belerit është gjithmonë me kryeministrin e Shqipërisë. Fakti që s’ka qenë në tryezën e takimit Berisha-Bardhi, Idrizi thotë se kjo nuk tregon se është bërë me Ramën, por se nuk mund të ulet në një tryezë me ata që mbështesin Fredi Belerin.

       
    • VIDEO

      Bujar Qamili rrëfen gjithçka…nga xhelozia e gruas tek ‘koncertet e çmendura’

      Me këngëtarin e njohur të muzikës popullore Bujar Qamili, në një rrëfim mbi fëmijërinë, familjen dhe Shkodrën, të cilën nuk e braktisi asnjëherë…

      Në studion e “Rreze Dielli” këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili, "Nder i Kombit", rrëfen fillimet e tij në muzikë dhe aktivitetet muzikore që kanë shënjuar suksesin në karrierën 50- vjeçare. Më pas, Bujari tregon se si e spikatën në moshën 13- vjeçare dhe e bënë më pas pjesë të festivalit të RTSH-së, ku dhe më pas karriera e tij do të lulëzonte. Mes të tjerash, ai rrëfeu dhe arsyen se pse nuk largohet asnjëherë nga Shkodra, qyteti që i dha kaq shumë dashuri. Bilbili i këngës popullore, me shumë sportivitet gatoi një pjatë tradicionale në kuzhinën tone, Çorbën e Shkodrës dhe na dhuroi një kolazh me këngët më të bukura të repertorit të tij. Sot, ndërsa kanë kaluar 5 dekada karrierë, Bujar Qamili vlerësohet si një ndër zërat më të mirë shqiptarë.

    • VIDEO

      Çorba shkodrane nga këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili

      Bilbili i këngës popullore Bujar Qamili me shumë sportivitet gatoi çorbën tradicionale shkodrane në kuzhinën e Rreze Dielli. 

      Çorba shkodrane

      Përbërësit:

      • 150 gr mish i grirë
      • 120 gr oriz
      • 1 qepë
      • Gjalpë
      • Salcë domatesh
      • Limontoz
      • Kripë, piper 

      Përgatitja:

      Kaurdisim qepën, shtojmë mishin e grirë, salcën e domates, kripë dhe piper. Shtojmë ujë të ngrohtë dhe e lëmë masën të ziejë. Orizin pasi e kemi pastruar dhe larë e shtojmë në tenxhere. E lëmë të ziejë derisa të dalë një çorbë e trashë. Në fund rregullojmë shijen me pak limontoz ose limon.

       

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv