Bujurdi, meze në tavë dheu nga zonja Albana

28 Korrik 2023, 12:08

Bujurdi, meze në tavë dheu

Përbërësit:

  • 2 domate
  • 2 speca me ngjyrë
  • 1 spec djegës
  • 250 gr djathë i bardhë
  • Djathë pice i grirë
  • Piper, rigon

Përgatitja:

Në një tavë balte vendosim domaten e prerë në disqe, specat e prerë në rondele, djathin e bardhë në fetë, piper, rigon dhe djathë të grirë pice. Bëjmë tre shtresa të tilla, shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën e baltës në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për pak minuta.