Burani verore me oriz, speca dhe domate nga zonja Albana

5 Korrik 2023, 13:16

Burani verore me oriz

Përbërësit:

  • 2 speca jeshil
  • 2 speca të kuq
  • 1 fk oriz
  • 2 qepë
  • 3 domate
  • 1 lgj salcë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan kaurdisim mirë qepën e grirë imët me pak kripë. E mbulojmë me kapak që qepa të zbutet. Ndërkohë specat i presim në kubikë mesatarë dhe i shtojmë tek qepa. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta duke shtuar më pas domatet të prera në kubikë. Rregullojmë aciditetin e domateve me pak sheqer dhe e lëmë gatimin derisa domatet të treten. Shtojmë orizin që e kemi shpëlarë, pak kripë dhe piper të zi. E kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim për disa minuta në furrë.