• VIDEO

    “Djemtë e Vjosës” Alket Zaimi: “Njerëzit ende më thërrasin DAJO” ( 9 qershor 2023)

    Ata janë një grup qe fillesat I kane në vitin 1999. Ardhur nga familje me tradita muzikore dhe rritur prane “Vjosës” nuk kishte se si të mos ndikoheshin nga këngët e bukura të të parëve. Alket Zaimi dhe Lorenc Çuna janë dy nga artistët e pare bashkë I ka lidhur fëmijëria dhe më tej dëshira dhe pasioni për të kenduar. Arviol Kasemi është më I riu I grupit por një djalë I talentuar dhe me eksperiencë në muzikë. Ndër vite grupi ka patur ndryshimet e tij, e pandryshuar ka mbetur muzika që I identifikon gjithnjë.

  • VIDEO

    Arrestimi i Dakos, Gjokutaj: U akuzua për shpërdorim detyre për ta shpëtuar nga sekuestrimi i pasurisë! Hoxha: SPAK po ‘kursen’ opozitën për shkak të presionit publik

    Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe lënia e tij në burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës ka ngjallur debate lidhur me masën e sigurisë së caktuar nga GJKKO.

  • VIDEO

    Gjendet pas 8 viteve Suela Gjona, flet në ‘Pa Gjurmë’ me prindërit: Ika se më kërcënuan (9 qershor 2023)

    Pas 8 vitesh, merr fund historia e zhdukjes së Suela Gjonajt. Më 27 qershor të vitit 2015 braktisi dy vajzat e mitura (2 dhe 4 vjeç) në shtëpinë e prindërve në Pogradec dhe në dhomën e kunatës kishte marrë të gjitha bizhuteritë me vlerë. Prindërit e saj ishin në emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv ku treguan detaje rreth asaj historie kur e bija ishte njohur me dikë tjetër por sot, më në fund arritën të kishin kontakt me të. Ata thonë që kanë bërë debate të mëdha derisa vajza një ditë la të bijat e vogla dhe shkoi në drejtim të paditur. Familjes i kishte thënë se do të merrte rrobat në Vlorë, por fqinjtë e zonës e kishin parë që të largohej me një makinë private, jo me furgonin e linjës. “Ne menduam se ishte lidhur me një tjetër. Këtu i kam bërë presion, kemi pasur debate. Nuk kam goditur kurrë. I thashë nuk jam dakord, ke 2 vajza. Kur bëri debat herën e parë, e mori i shoqi e pranoi. I mbajta unë 6 muaj dhe më pas dolën me qira se nuk i mbaja dot. Pas 6 muajsh ikën në Vlorë. Vajza gjoja pastronte në hotele. Nga fundi punonte në një bamirësi se cfarë ishte nuk e di. Mbaroi punë tha do vij disa ditë. I shoqi bënte siç i thoshte ajo. Ditën që iku nuk bëra debat. Na tha do iki, do më mbani vajzat se do iki të marr rrobat në Vlorë. Vajza donte të ikte dhe jam bërë pishman që nuk e kam shoqëruar. Nuk ka ikur me furgon por e kanë marrë me makinë të vogël. E mora në telefon ditën e parë, më thoshte jam në Tiranë, Durrës, dhe jemi zënë në telefon”, tha Astrit Gjona. Por emisioni ‘Pa Gjurmë’ e ka gjetur Suelën, e cila ka krijuar jetën e saj në Maqedonisë, ku ka 2 fëmijë dhe nuk do të kthehet pas. Sipas Suelës, në vitin 2015 është larguar për në Durrës ku ka qëndruar për 3 vite derisa u njoh me bashkëshortin aktual. Duke folur për gazetaren dhe moderatoren e emisionit Odeta Dume u shpreh se vajzat nuk i mori me vete sepse pas divorcit komunikoi me psikologen, e cila i tha se të bijat flisnin keq për të. Sipas saj, nga familja u largua se pati dhunë. Këtë gjë e mohon vetë nëna e saj, Fatmira Gjona, e cila thotë se nuk e kanë prekur me dorë. Pas telefonatës së dytë, Suela telefonoi sërish Odetën duke i pranuar se do të ketë kontakt me to. Gjatë transmetimit live, Suela kontaktoi direkt me familjen dhe me vajzën e saj të madhe.

  • VIDEO

    Trump nën akuzë për dokumentet e deklasifikuara, korrespondenti i Report TV në SHBA: Do ta pengojë për të rikandiduar në zgjedhjet e 2024-ës

    Korrespondenti i Report TV, Denion Ndrenika në një lidhje ‘skype’ me gazetarin Arbër Hitaj nga Nju Jork ka folur për aktakuzën që gjykata e Floridës ka bërë ndaj ish presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Duke qenë se SHBA është në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2024, kjo aktakuzë e para për një ish president, mund të pengojë Trump për të rikandiduar.

  • VIDEO

    'Lufta' për kreun e PD/ Agalliu: Berisha e di që s'vjen në pushtet dhe do grup armiqësor të jusitifkojë humbjet! Burimi: Militantët e tij mund të futen në garë, Basha s'fiton

    Deputeti demokrat Arbi Agalliu pretendon se përçarja e PD vjen prej Sali Berishës i cili nuk e kap dot pushtetin dhe kërkon grup armiqësor që të justifikojë disfatat e tij. Në një intervistë për Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj duke thënë se PD nuk e ka më luksin të humbë kohë me eksperimente.

  • VIDEO

    Berat, gjendet një kafkë e dekompozuar brenda qeses plastike! Dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore

    Një kafkë e dekompozuar është gjendur sot pranë varrezave të Burdulliasit dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.Ajo është gjetur nga punëtorët e varresave.Kafka i përkiste një gruaje por ende nuk dihet identiteti i saj.

  • VIDEO

    Sezoni turistik, Kumbaro: Prioritet pastrimi i vijës bregdetare, gjoba kryebashkiakëve nëse s’marrin masa! Nisim me dezinsektimin, u vonua

    Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro në një intervistë për Report Tv foli për sezonin turistik dhe pastrimin e vijës bregdetare. Ministrja tha se po vijohet me Planin e Pastrimit Kombëtar, që me nisjen e sezonit turistik ka në fokus pastrimin e vijës bregdetare, pasi plazhet janë zonat më të populluara.

    • VIDEO

      Gjendet pas 8 viteve Suela Gjona, flet në ‘Pa Gjurmë’ me prindërit: Ika se më kërcënuan, vajzat i kërkova por nuk mi dhatë! E bija e pyet: Të ka marrë malli për mua?

      Pas 8 vitesh, merr fund historia e zhdukjes së Suela Gjonajt. Më 27 qershor të vitit 2015 braktisi dy vajzat e mitura (2 dhe 4 vjeç) në shtëpinë e prindërve në Pogradec dhe në dhomën e kunatës kishte marrë të gjitha bizhuteritë me vlerë.  Prindërit e saj ishin në emisionin ‘Pa gjurmë’ në Report Tv ku treguan detaje rreth asaj historie kur e bija ishte njohur me dikë tjetër por arritën të kishin kontakt me të.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Qershor 2023 – Receta / Dizenjuesi i makinave / A e blen paraja lumturinë?

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Brinjë derri të skuqura në tigan në verë të bardhë / Tavë me perime verore të mbushura / Embëlsirë me qershi.

      Në studio me Gejsi Tafa, profesor dhe dizenjues i makinave dhe librave, flasim për botën e dizajnit dhe rëndësinë e tij në ditët e sotme... Gejsi Tafa, ka mbaruar studimet për dizajn transporti pranë Istituto Europeo del Design në Torino, Itali. Sot ndjek studimet Master në Paris pranë Strate Ecole de Design. Dy ndër hobit e tij janë letërsia dhe dizajni grafik. Përveç punëve në fushën e dizajnit të makinave, gjithnjë ka qenë i tërhequr dhe drejt dizajnit të librave.  

      Paratë janë një nga gjërat më të rëndësishme të jetës sonë. Por a janë ato që na çojnë drejt lumturisë? Të ndihesh i lumtur është një emocion, është diçka që e ndjen, jo diçka që e blen. Kjo është arsyeja se pse lumturia është shumë e shtrenjtë. Por, a mund ta blejë paraja vërtet lumturinë? Po dashurinë…? Fjalët e vjetra të popullit thonë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë, por duket se kërkimet e reja po e sfidojnë këtë ide. Paratë ndikojnë në lumturinë tonë sigurisht nëse di si t'i përdorësh… Shawn Achor, autori i librit “The Happiness Advantage” thotë se “Paraja mund ta blejë lumturinë, por vetëm nëse përdoret për të bërë gjëra jo thjesht për të blerë gjëra”. Po çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, shkrimtarja Helena Halilaj, psikologia Bona Mickley dhe pedagogu Dorian Meta.

    • VIDEO

      Draft-statuti i Ramës, Abazi: Reagimet e ‘VV’, papjekuri politike! Sadiku: Ndërhyrja e Shqipërisë, domosdoshmëri! Arifi: Kurti të respektojë ndërkombëtarët ose të japë dorëheqjen

      Draft-statuti i përgatitur nga Shqipëria është komentuar gjatë këto 2 ditë. Disa janë pro ndërhyrjes të Edi Ramës ndërsa të tjerë e kritikojnë për mungesën e konsultimit me qeverinë Kurti.

    • VIDEO

      A mund të blihet dashuria dhe lumturia me para? Si ndikojnë financat në marrëdhëniet tona?

      Paratë janë një nga gjërat më të rëndësishme të jetës sonë. Por a janë ato që na çojnë drejt lumturisë?

      Të ndihesh i lumtur është një emocion, është diçka që e ndjen, jo diçka që e blen. Kjo është arsyeja se pse lumturia është shumë e shtrenjtë. Por, a mund ta blejë paraja vërtet lumturinë? Po dashurinë…? Fjalët e vjetra të popullit thonë se paratë nuk mund të blejnë lumturinë, por duket se kërkimet e reja po e sfidojnë këtë ide. Paratë ndikojnë në lumturinë tonë sigurisht nëse di si t'i përdorësh… Shawn Achor, autori i librit “The Happiness Advantage” thotë se “Paraja mund ta blejë lumturinë, por vetëm nëse përdoret për të bërë gjëra jo thjesht për të blerë gjëra”.    

      Po çfarë mendojnë panelistët e ftuar në studion e “Rreze Dielli”, shkrimtarja Helena Halilaj, psikologia Bona Mickley dhe pedagogu Dorian Meta.  

    • VIDEO

      Njihuni me Gejsi Tafa, dizenjues i makinave

      Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Gejsi Tafa, profesor dhe dizenjues i makinave dhe librave, flasim për botën e dizajnit dhe rëndësinë e tij në ditët e sotme.

      Gejsi Tafa, ka mbaruar studimet për dizajn transporti pranë Istituto Europeo del Design në Torino, Itali. Sot ndjek studimet Master në Paris pranë Strate Ecole de Design. Dy ndër hobit e tij janë letërsia dhe dizajni grafik. Përveç punëve në fushën e dizajnit të makinave, gjithnjë ka qenë i tërhequr dhe drejt dizajnit të librave.

      Gejsi shprehet se ka patur fatin që gjatë kohës të studimeve në Itali, të punonte me librin “Historia e Dizajnit” të Prof. Gabriella D’Amato, një libër i cili ka shpalosur një pafundësi botësh magjike brenda universit të dizajnit. Aktualisht Gejsi Tafa është Profesor në Universitet.   

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv