-
VIDEO
Zup shtëpie me qershi, ëmbëlsirë e shpejtë nga zonja Albana
Ëmbëlsirë me qershi
Përbërësit:
Baza, shtresa e parë:
- 200 gr biskota
- 100 gr gjalpë
Shtresa e kremit:
- 500 ml qumësht
- 5 lgj sheqer
- 1 pako puding
Shtresa e sipërme:
- Qershi
- 4 lgj sheqer
- 2 lgj niseshte
- 3 gjethe hidershah
- 2 gozhdë karafil
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim bazën e ëmbëlsirës. Kalojmë biskotat në blender dhe i trazojmë me gjalpin e tretur. E vendosim brumin e biskotave në një tavë ëmbëlsirash duke e niveluar mirë. Përgatisim kremin duke vendosur në një tenxhere qumështin, sheqerin dhe pudingun. E trazojmë derisa kremi të lidhet, e lemë të ftohet pak dhe e vendosim mbi bazën e biskotave. Në një enë tjetër përgatisim reçelin e qershisë duke vendosur qershiat e lara, niseshten, hidërshan dhe ujë. E lëmë derisa reçeli të marrë valë dhe të fillojë të mpikset paksa. Pasi të jetë ftohur e shtojmë mbi kremin. Këtë ëmbëlsirë mund ta servirim dhe në tasa ose gota individuale.
-
VIDEO
Tavë verore me speca, patëllxhanë dhe domate të mbushura nga zonja Albana
Perime verore të mbushura me oriz pa mish
Përbërësit:
- 3 speca për mbushje
- 2 domate të mëdha
- 1 patëllxhan
- 1 qepë e grirë
- 3 qepë të njoma
- 1 domate në kubikë
- 1 thelpi hudhër
- 200 gr oriz
- 200 ml ujë
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, nenexhik
- Majdanoz, koper
Për salcën:
- 1 lgj salcë koncentrat
- 200 ml uje
- 1-2 patate
- Vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Pastrojmë perimet për t’i bërë gati për mbushjen. Pjesën e brendshme të domateve e grijmë në rende dhe së bashku me tulin e patëllxhanëve e kalojmë në një blender duke e kthyer në salcë. Kaurdisim qepët e grira imët, shtojmë salcën me domate dhe patëllxhanë, hudhrën dhe orizin. I kaurdisim për pak minuta dhe më pas shtojmë pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe bimë aromatike. Me masën e përgatitur mbushim specat, domatet, patëllxhanin dhe i vendosim në një tavë. Hollojmë një lugë salcë të koncentruar me një gotë ujë, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe e hedhim në tavën me perime të mbushura. Në qendër vendosim dhe një patate të prerë. E vendosim tavën të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
Sekrete marinimi /Brinjë derri të skuqura në tigan në verë të bardhë nga zonja Albana
Brinjë derri të skuqura në tigan në verë të bardhë
Përbërësit:
- 1 kg brinjë derri
- 250 ml verë të bardhë
- Rozmarinë për shije
- Trumzë për shije
- 2 thelpinj hudhër
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Fara susami
Përgatitja:
I rendisim brinjët në një enë pjekjeje dhe i aromatizojmë me rozmarinë, trumzë, thelpinj hudhre dhe pak piper. I spërkatim me gjysmë gote verë të bardhë, më pas i mbulojmë dhe i lëmë të marinohen në frigorifer për 2 orë.
Në një tigan të madh, ngrohim pak vaj ulliri, shtojmë brinjët e derrit dhe i skuqim mirë nga të gjitha anët. Shtojmë pjesën tjetër të verës së bardhë, vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 25 minuta në zjarr mesatar. Në fund të zierjes shtojmë kripë dhe i shërbejmë me pak fara susami përsipër.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 9 Qershor 2023
Titujt e gazetave për sot, nga Vangjush Dako mbetet në burg te Rama merr në dorë "fatet" e Kosovës e deri tek 70 për qind e të rinjve shqiptare pa një dhomë ,flenë në kuzhinë.
-
VIDEO
Arrestimi i Dakos, Minxhozi: Viti 2011 veç lejes së 'fajshme" prodhoi edhe 4 të vrarë në karrierën e dy ‘reformatorëve’ të së djathtës
Për analistin Skënder Minxhozi, arrestimi i Vangjush Dakos përveç të tjerave tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë. Ai solli në vëmendje faktin se teksa Dako akuzohet për një leje ndërtimi të vitit 2011, po atë vit dy personave që pretendojnë të marrin drejtimin e PD iu vranë katër qytetarë në bulevard.
-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS - Deklaratat më të forta në Real Story 8 Qershor
Ambasadori Britanik në Tiranë paralajmëroi një valë të re sanksionesh, pas shpalljes Non Grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. gjatë një interviste për emisionin “Real Story” Alastair King-Smith theksoi se qëllimi i këtyre vendimeve nuk janë individët e veçantë por llogaridhënia.
-
VIDEO
Ambasadori britanik në Real Story, paralajmëron `non grata` të reja (8 qershor 2023)
Ambasadori Britanik në Tiranë paralajmëroi një valë të re sanksionesh, pas shpalljes Non Grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. gjatë një interviste për emisionin “Real Story” Alastair King-Smith theksoi se qëllimi i këtyre vendimeve nuk janë individët e veçantë por llogaridhënia.
-
VIDEO
Ambasadori britanik paralajmëron valë tjetër emigrantësh këtë verë: 35% e të rinjve në Kukës duan të shkojnë në Britani, shifra nuk më befason
Ambasadori britanik tha se sezoni veror parashikon një tjetër valë emigrantësh. Për sondazhin i kryer nga Sëiss Contact në disa familje në Kukës, King-Smith tha se rezultatet treguan se 39% e të anketuarve donin të largoheshin.
-
VIDEO
Emigrantët shqiptarë në Britani, ambasadori britanik në Report Tv: Marrëveshja dha efekte pozitive! 90% më pak shqiptarë se vitin e shkuar
Ambasadori britanik në Tiranë, Alastair King-Smith, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ‘Report TV’ tha se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë kundër emigracionit ilegal po jep rezultate dhe apeloi se emigrimi i ligjshëm është rruga më e mirë.
-
VIDEO
Pa Gjurme-61-vjeçarja mesazh ish të dashurës së burrit, pasi zbulon fëmijën jashtë martese ( 8 qershor 2023)
“Kur isha i ri kisha një lidhje dashurie, vajza mbeti shtatzënë, tani ti duhet ta kërkosh atë fëmijë…” Ky ishte amaneti i fundit që Riza Kollombo i la bashkëshortes së tij Farijes, pak orë para se të ndërronte jetë në vitin 2008, kur ishte vetëm 45 vjeç. Ato çaste të fundit Rizai i tregoi gjithçka gruas, me shpresën se kthimi pas në të shkuarën do t’i jepte mundësinë të gjente fëmijën e tij. Sekretin që e mundonte prej vitesh, ia besoi asaj… Në vitin 1983, 20-vjeçar asokohe Rizai u dashurua me fqinjën e tij në qytetin e Librazhdit. Askush nuk e kishte menduar, por vizitat e shpeshta në banesat e njeri-tjetrit përfunduan në një shtatzëni të paplanifikuar për çiftin, duke sjellë kështu probleme të mëdha në familje, probleme që do të ndryshonin rrjedhën e jetës së tyre. Për babain e Rizait me detyrë oficer i lartë në Librazhd, kjo lidhje nuk mund të përfundonte në martesë, ndaj ai pa dhembshurinë më të vogël e transferoi familjen e vajzës në Gramsh, me qëllim ndarjen e dy të rinjve. Prej atij momenti Rizai nuk mësoi më kurrgjë për fatin e fëmijës së tij. Si ai edhe vajza që dashuronte krijuan të ndarë jetët e tyre, ndërsa ky sekret nuk u përfol kurrë, deri në momentin kur Rizai mbylli sytë përgjithnjë…
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Qershor 2023 – Receta/ Problemet e shtyllës kurrizore, Skolioza / Avokatja shqiptare e Teksasit
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije dhe një pije freskuese në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë e pjekur me salcë mustarde dhe perime / Tarator me kunguj / Bukëvale e ëmbël / Pije me aloe vera.
Problemet e shtyllës kurrizore janë nga më të shumtat. Sëmundja e Skoliozës është një prej tyre, simptomat e të cilës shfaqen që në fëmijëri. Qershori është muaji ndërgjegjësues për ekzaminimin e hershëm të skoliozës, ndaj mjekët bëjnë thirrje për kontrolle mjekësore të fëmijëve. Sipas tyre çantat e rënda të shkollës, qëndrimi jo i drejtë në banka, qëndrimi i gjatë në telefon dhe mungesa e aktiviteteve fizike, janë ndër shkaqet kryesore pse një pjesë e madhe e fëmijëve po vuajnë nga deformimet e shtyllës kurrizore. Në studion e “Rreze Dielli”, fizioterapistja Ledina Nikolla tregon disa nga shenjat apo simptomat e para që shfaqin fëmijët, dhe si prindërit mund të bëjnë kontrollin dhe ekzaminimin e parë vetë në shtëpi, në mënyrë për t’a kapur në kohë dhe për të parandaluar deformimin e mëtejshëm të shtyllës kurrizore.
Olsa Alikaj Cano, avokatja e famshme shqiptare në Teksas, e njohur si “Super Avokatja", e vetmja shqiptare e thirrur në Hagë per gjykim te shkollave ligjore në botë. Olsa Alikaj Cano jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 1998. Pasi përfundoi studimet, ajo fitoi një emër të mirë si avokate dhe juriste për mbarë komunitetin shqiptar dhe jo vetëm. Cano mban një Çertificatë Speciale dhe konsiderohet eksperte mbi ligjin e imigracionit nga Bordi i Specializimit Ligjor për Shtetin e Teksasit. Si rezultat i punës së shkëlqyer të saj në fushën e emigracionit dhe kontributit në komunitetin e emigracionit për më se një dekadë, ajo është nderuar me titujt prestigjozë si “Top Avokate”, “Super Avokate në Teksas” si dhe me titullin “Gratë e Ligjit në Teksas”. Përveç profesionit të saj shumë të nderuar, Olsa merret dhe me dhurimin e flokëve prej një dekade, për fëmijët me sëmundje të rënda.
-
VIDEO
Situata në PD, Flutura Açka për Report Tv: Bashkimi me një kusht, Berisha nuk mund të jetë pjesë e procesit
Sa i takon bashkimit të PD-së, Açka tha se kanë një kusht të panegociueshëm, që Berisha nuk mund të jetë pjesë e këtij procesi.