• VIDEO

    Supë me domate dhe oriz nga zonja Albana

    Supë me domate dhe oriz

    Përbërësit:

    • 1 qepë
    • 2 domate
    • 1 lgj salcë e koncentruar
    • 3 lgj oriz
    • 1 lgj vaj ulliri
    • 2 lgj gjalpë
    • 1 lgj niseshte
    • Buljon mishi / perimesh
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepën e grirë hollë në yndyrë  duke i shtuar pak kripë për ta zbutur. Shtojmë domatet e prera në kubikë të vegjël dhe i lëmë të ziejnë derisa të tretet mirë qepa. Shtojmë buljon mishi ose buljon perimesh (nëse nuk kemi buljon 1 litër ujë me koncentrat). Pasi vlon buljoni shtojmë orizin. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe në fund shtojmë pak gjalpë të tretur me piper të kuq ose salcë domate të koncentruar.

  • VIDEO

    Rosë e karamelizuar me salcë avokadoje nga zonja Albana

    Rosë e karamelizuar me salcë avokadoje

    Përbërësit:

    • 1 rosë (krahë / kofshë)
    • 1 qepë e kuqe
    • 200 gr domate qershi
    • 2 speca djegës
    • 2 lugë sheqer kaf
    • 1/2 filxhan uthull
    • 2 avokado
    • 1 lime (limon jeshil)
    • Salcë domate sipas dëshirës
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Sherebel
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht kaurdisim për pak minuta mishin e rosës në një tigan me vaj ulliri dhe pak sherebel për aromë. Më pas e vendosim rosën në një tavë, e spërkasim mirë me kripë dhe piper dhe e pjekim në furrë të nxehtë.

    Ndërkohë përgatisim salcën e kuqe të domates duke kaurdisur qepën e grirë imët me vaj ulliri ekstra të virgjër. Shtojmë specin djegës në sasinë sipas shijes që duam. Shtojmë domatet qershi, vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar më pas sheqerin kaf dhe uthullën, e cila do t'i japë salcës një notë të ëmbël dhe të thartë, pak kripë e piper dhe pak ujë. E lëmë salcën të lidhet për disa minuta.

    Pastrojmë avokadon dhe e vendosim në një blender me lëngun e limonit, kripë, piper dhe vaj ulliri. Kur salca e nxehtë të jetë gati, e vendosim në të njëjtën gotë blenderi që përdorëm për salcën e avokados dhe e përziejmë. Mbajmë vetëm pak nga salca mënjanë për të përfunduar servirjen. Masën e përzier e kalojmë në një sitë dhe e lëmë mënjanë të ftohet.

    Pasi mishi i rosës të jetë pjekur, e lyejmë me salcën e përgatitur dhe e vendosim sërish në furrë për 10-12 minuta.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 24 maj 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga deputetët miratojnë dyfishim pagash për veten e ministrat te pse tentuan Berisha e Meta të luanin me kartën e Himarës më 14 maj e deri tek një turpi I madh.

  • VIDEO

    Kanë ecur në gjurmët e prindërve, njihuni personazhet që trashëgojnë sot profesionin nga familja (23 maj 2023)

    Sot në Esencë ndanë një pjesë të kujtimeve të fëmijërisë dhe të gjurmëve të rëndësishme që të parët e tyre kanë lënë në jetë, si modeli ideal për t’u ndjekur e për të bërë më të mirën në punët e tyre. Lambert Jorganxhi, ardhur nga një familje artistësh, nipi i Rozmari e Zhuljana Jorganxhi. Djali i digjentit e kompozitorit të mirënjohur Rikardo Jorganxhi. Shefja e kushinës së emisionit “Rreze Dielli” Albana Mançja na tregon rrugëtimet e saj të gjata në jetë ku shpesh i është dashur të provojë punë të ndryshme, herë nga nevoja e herë nga dëshira për të provuar veten. Renato Kurti, djali i ish-kampionit të Boxit, legjendës së sportit Skender Kurti I cili ndërrojë jetë pak kohë më pare nga Corona Virus, tregon plot mall e krenari punën e të atit dhe gjithë rrugetimin të cilin ai vetë ka ndjekur si modeli me I mire për të drejt rrugës së sportit. Ajo mban emrin Elita e jo rastësisht, por si emri i grupit legjendar “Elita 5”. Elita Ziberi, e bija e vokalistit të grupit “Elita 5” tregon se që fëmijë endrra e saj ishte skena, kënga, publiku dhe ajo që babai i saj ka berë e vazhdon të bejë plot pasion.

  • VIDEO

    14 maji, Berisha nuk pranon humbjen dhe nuk ikën (23 maj 2023)

    Pavarësisht disfatës së thellë më 14 maj, Sali Berisha nuk e gjen problemin te vetja dhe nuk pranon të tërhiqet ndërsa opozita është më e ndarë se më parë. Ish deputeti i PD Azgan Haklaj, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Përparim Çaça, ish kreu i PD-së Kukës Ibsen Elezi dhe gazetari Flogert Muca kanë analizuar situatën e opozitës në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

  • VIDEO

    Humbja më 14 maj/ Haklaj: Dyshen Berisha-Meta nuk i duan, me kë të bashkohemi? Muça: PD të shkrihet fare! Elezi: 6 vite pa progres nëse nuk bashkohen

    Pavarësisht disfatës së thellë më 14 maj, Sali Berisha nuk e gjen problemin te vetja dhe nuk pranon të tërhiqet ndërsa opozita është më e ndarë se më parë. Ish deputeti i PD Azgan Haklaj, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Përparim Çaça, ish kreu i PD-së Kukës Ibsen Elezi dhe gazetari Flogert Muca kanë analizuar situatën e opozitës në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

  • VIDEO

    Vendoret e 14 majit, Duka kundër Berishës: PAA i njeh zgjedhjet, një rezultat i tillë është i pakontestueshëm

    Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka dalë kundër pretendimit të Berishës dhe Metës të cilët akuzojnë qeverinë për manipulimin e zgjedhjeve vendore të 14 majit. 

    • VIDEO

      Duka nuk përjashton mundësinë e bashkëpunimit me qeverinë: PAA nuk do mbetet peng i problematikave brenda PD-së

      Kreu i PAA-së, Agron Duka nuk ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimin me qeverinë në të ardhmen për interesa të qytetarëve që e kanë votuar. Ai tha se nëse opozita do vijojë të ketë të njëjtat probleme, atëherë PAA nuk mund të rrijë peng i këtyre problematikave.

       
    • VIDEO

      Reflektimi i opozitës? Kadilli në Report Tv: Turp t’i shkosh nga mbrapa Berishës! Shkodra dhe Kamza s’u shitën, ‘BF’ zhgënjeu

      Situata e opozitës në Shqipëri pas zgjedhjeve, mbetet ende edhe më apokaliptike se më parë. Së paku, këtë tregoi sot kritika e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë për Berishën. Por sipas Fatbardh Kadillit i cili foli në Studio Live me gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj, opozita ka një mpirje.

    • VIDEO

      Dhunon nusen pasi e kap ‘mat’ me një burrë/Kuksiani bie në burg, zhduken fëmijët me nënën (23 maj 2023)

      Ditën që lë qelinë më datë 28 mars 2022 pas 5 muajve burgim Festim Lushi e gjeti bosh banesën në Kamëz. Gruaja bashkë me dy djemtë e mitur 11 dhe 4-vjeçar ishin zhdukur. 30-vjeçari, i cili bëri burg për dhunë në familje, sot akuzon bashkëshorten për ’rrëmbim’ të fëmijëve. Ai kërkon të mësojë se ku ndodhen dy djemtë duke akuzuar bashkëshorten Rozeta Lushin se ka kaluar kufirin shqiptar, kohën kur ai ndodhej pas hekurave. Shtator 2022 Njohja e Festim nga Kukësi me Rozetën nga Burreli në facebook përfundoi në martesë. Por pas 11 viteve mes tyre lindën dyshimet e para për tradhëti bashkëshortore, shoqëruar me debate të vazhdueshme. Më 15 shtator 2022 Rozeta denoncon për herë të parë Festimin për dhunë në familje, ndërsa pajiset me urdhër-mbrojtje. Një muaj më pas Festimi emigron në Greqi, ndërsa Rozeta i bllokoi numrat e telefonit. Me kthimin në Shqipëri në shtëpinë e tyre në Kamëz ishin mbledhur dy familjet. Festimi i kontrolloi Rozetës telefonin dhe veç disa telefonatave me të panjohur zbulon dhe dy mesazhe, në një prej të cilëve Rozeta njoftonte një person se “burri erdhi në shtëpi”. Situata agravoi edhe më shumë tetorin e vitit 2022 kur policia e Kamzës shoqëron në komisariat për dhunë 30-vjeçarin për të cilin më pas u vendos masa e “arrestit me burg”. 5 muaj me radhë Rozeta kontaktote në telefon me Festimin, të cilit nuk i dha as më të voglin dyshim se diçka po kurdiste. Me daljen nga burgu burri përballet me një tjetër situatë atë të largimit nga banesa të gruas me fëmijët. Me kërkesën për të mësuar vendondodhejne tyre Festimi iu drejtua fmiljes së saj, por prindërit heshtën. Me kërkimet e vazhdueshme prej disa ditësh 30-vjeçari ka mundur të mësojë se bashkëshortja e ka kaluar kufirin përmes pikës doganore të Morinës, ndërsa sistemi tims tregon datën 28 mars 2023, ora 7:55 të mëngjesit.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 23 Maj 2023 – Receta / Kujdesi për katërputroshët / Historia e ‘Bellucci’ në Berlin

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Fërgesë me speca dhe gjizë / Byreçka tigani me qepë të njoma dhe majdanoz / Gurabije të kuqe.

      Kafshët shtëpiake kanë një vend të veçantë në jetën dhe zemrën e njerëzve. Ato janë të dobishme pasi ofrojnë mbështetje sociale dhe emocionale. Si fëmijë të vegjël që nuk rriten kurrë, ato duan të argëtohen dhe t’u japin dashuri pa kushte. Nënat janë kujdestare në sytë e tyre, ata duan kujdes, ushqim dhe të pastrohen. Pra janë si çdo pjesëtar tjetër i familjes. Është e rëndësishme që çdo kafshë që ju mbani në shtëpi t’i siguroni standardin më të lartë të kujdesit për të, duke filluar nga ushqimi, shëtitjet, mësimi i të sjellurit, kujdesi mjekësor dhe më kryesorja pastërtia - higjena për qimet e qenushëve është shumë e rëndësishme. Në studion e “Rreze Dielli” estetistja e kafshëve Ilva Kaloshi Leskaj tregon disa nga hapat bazë të kurimit të miqve tanë katërputroshë duke filluar nga larja tek krehja. Bisedës i bashkohet dhe regjisorja e njohur Elma Doresi, e cila ka një pasion dhe dashuri të veçantë për kafshët shtëpiake. Ndërsa psikologia Eriona Hoxha, rendit disa arsye përse është mirë që të mbajmë kafshë shtëpiake në familje dhe si ndikojnë ato në formimin e fëmijës.

      Në skype nga Berlini, shqiptari i Maqedonisë Adrian Elmazi rrëfen historinë e tij të suksesit në fushën e gastronomisë. Takimi me aktoren italiane Monica Bellucci i ndryshoi tërësisht jetën, duke hapur restorantin e njohur me emrin “Bellucci”, në qendër të Berlinit, ku gatuhen specialitete italiane… Adrian Elmazi nëpërmjet një lidhje skype nga Berlini me studion e “Rreze Dielli”, rrëfen historinë e tij të emigrimit nga Maqedonia në Gjermani fillimisht për të ndjekur si çdo i ri ëndrrën për tu bërë aktor, ëndërr e cila nuk iu realizua, por që iu përmbush me një tjetër pasion të cilin e kuptoi pas një kalvari punësh në fillim si pjatalarës, më pas si menaxher restoranti. Gjatë edukimit të tij në fushën e hotelerisë përgjatë një tour-i në Europë, një takim me aktoren e famshme Monica Bellucci i ndryshoi jetën Adrianit. “Ajo më magjepsi aq shumë me personalitetin e saj të madh, sharmin dhe standardet e saj, saqë e dija që restorantin tim do ta emëroja me emrin e saj” shprehet ai. Fillon të punojë fort për njohjen e gastronomisë dhe sot drejton një nga restorantet më të njohur në Berlin, Restorant Bellucci. “Monica Bellucci më ka sjellë vërtet fat dhe shpresoj që një ditë ajo të vizitojë restorantin tim” kështu e mbyll intervistën Adriani nga restoranti i tij në Berlin.

    • VIDEO

      Debati për Mozaikun e Muzeut, ministrja Margariti në Report Tv: Asgjë s’u ndryshua, restaurimi në dakordësi të plotë me autorët

      Ministrja Elva Margariti flet në Report Tv pas nisjes së debatit se përse në mozaikun ‘Shqipëria’ të Muzeut Historik në Tiranë, nuk janë simbolet komuniste. Ministrja shpjegon se retushimi i veprës së artit i është përmbajtur restaurimit që i është bërë veprës në vitin 1993, kur me vendim të Këshillit të Ministrave u vendos që të hiqeshin simbolet komuniste.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv