-
VIDEO
Testoi pijet në laborator, habit bartenderi: Koktejli i athët dhe i ëmbël nuk ekzistojnë (24 MAJ 2023)
Prej 10 vitesh punon si bartender Shpenzon orë të tëra në laborator duke eksperimentuar me pijet Një pjesë e koktejleve ka të ngulitur të kaluarën, shijen dhe traditën shqiptare. Si ka ndryshuar natyra e tij pasi zgjodhi këtë profesion? Eksperienca në SHBA, cmimet dhe pasionet Një nga ne prezanton: 24 ore me një bartender ne Tirane
-
VIDEO
“Fëmijë gjeni”, talent, aftësi apo pasione fëmijërie? (24 maj 2023)
Të gjithë prindërit shpesh u referohen fëmijëve të tyre duke thënë se sa të zgjuar dhe të talentuar janë. Fëmijët kanë aftësi në fusha të ndryshme artistike, sportive, krijuese etj. Talente e pasione që përgjithësisht zbulohen në moshë të hershme nga prinderit ose mësuesit e tyre. Sot në Esencë me tre fëmijë të fushave të ndryshme u fol për talentet e tyre të veçanta. Iris Hasko, Enio Delia, Asila Beka, Merisa Gjoka, dhe pikoterapisti Eduart Tafa sot në “Esencë”
-
VIDEO
Defender Europe 2023 në Shqipëri/ Nënkoloneli Hide: Stërvitjet e tilla synojnë të tregojnë aftësinë për të vepruar si ‘trup i vetëm’
Prej 22 majit në Shqipëri ka nisur stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” që ka sjellë në vendin tonë 24 mijë trupa të NATO-s dhe SHBA-së të cilat për një muaj rrjesht, deri në 22 qershor. Duke u shprehur lidhur me veçoritë e kësaj stërvitje që mbahet për të dytin vit rradhazi në Shqipëri, Kliton Hide nënkoloneli i Forcave të Armatosura u shpreh se stëritjet tokësore mbështeten edhe nga ato detare dhe ajrore.
-
VIDEO
Konfliktohet me babain e të dashurës,zhduket 30-vjecari/Familja i gjen makinën,dyshon se (24 maj 2023)
Islam Lumani është një i ri nga fshati Kranjë i Prespës së Maqedonisë së Veriut, i cili rezulton i humbur që prej datës 21 mars të vitit 2021. Dhembja dhe pikëllimi kanë pllakosur në familje, që prej ditës kur 30-vjeçari doli nga banesa me makinën e tij dhe nuk u kthye më. Babai i tij Nasiri sëbashku me kushëririn Ilir Idili iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV për të kërkuar ndihmë. Mëngjesin e 21 marsit në një mot të keq, ndërsa jashtë binte dëborë, i riu doli me makinën e tij dhe me vete mori edhe portofolin me 500 euro Brenda. Ai njoftoi familjarët se do të merrte një porosi, pasi i kishte mbërritur edhe një mesazh në celularin, që e la në banesë. Islami kishte parkuar pak kilometra larg shtëpisë së tij dhe brenda në automjet u gjetën edhe çelësat në kroskot, por sakaq i riu ishte zhdukur. Familjarët zbuluan disa gjurmë të mbetura në dëborë, pranë vendit ku ndodhej automjeti, gjurmë që tregonin drejtimin tek anijet e ankoruara në breg të liqenit të Prespës. Familjarët dyshojnë se këto gjurmë i përkisnin Islamit, por nuk kanë mundur të zbulojnë asgjë konkrete për fatin e tij. Për babain, një nga arsyet që djali i tij humbi gjurmët është zbulimi i sekretit nga shokët e tij, për një lidhje dashurie që ai e kishte mbajtur të fshehur. Këtë dyshim ai e lidh me një debat mes shokësh, që kishte ndodhur një ditë para se Islami të humbte gjurmët.
-
VIDEO
Radiografia e zgjedhjeve në sytë e 'deputetit të popullit' (24 maj 2023)
Rritja e pagave për institucionet do të jenë në fokus të diskutimeve në seancën plenare të ditës së nesërme. Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se duhet lënë jashtë diskutimeve politika dhe të gjithë të fokusohen te llogaritë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 24 Maj 2023 – Receta / Shëndeti mendor dhe Skizofrenia / Rrëfehet Tan Brahimi
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Rosë e karamelizuar me salcë avokadoje / Japrak me gjethe rrushi / Supë me domate dhe oriz.
Në ditën botërore të skizofrenisë flasim me mjeken psikiatre Arjana Rreli, për simptomat dhe shkaqet e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në botë. Skizofrenia është një sëmundje serioze mendore që sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, prek më shumë se 21 milionë njerëz në mbarë botën. Skizofrenia është një gjendje mendore shumë komplekse, që mund të ndikojë në mënyrën se si një person mendon, ndjen dhe përjeton botën përreth tij. Dëmtimi që sjell kjo sëmundje, në të shumtën e rasteve shkakton probleme në funksionimin individual, familjar, profesional dhe shoqëror. Dita e sotme, 24 Maj, shënon ‘Ditën Botërore të Skizofrenisë’, për të nderuar edhe Dr. Philippe Pinel, nga Franca, i cili ishte një nga figurat më të rëndësishme në trajtimin e të sëmurëve me këtë sëmundje. Cilat janë kriteret e sakta pёr identifikimin e individёve qё vuajnё nga skizofrenia? A ka një shkaktar ky çrregullim i rëndë mendor? Cilat janë shenjat dhe simptomat e para që shfaqin njerëzit me këtë diagnozë dhe a është e shërueshme kjo sëmundje e shëndetit mendor?
Një bisedë me Tan Brahimin, shkodranin me një humor të lindur. “Fama” pas Big Brother, karriera, familja dhe pasionet jashtë skene… I qeshur, me super humor dhe i qetë, këto janë epitetet që e karakterizojnë më së miri Tan Brahimin, aktorin shkodran që duket se humorin e ka në vena. Të gjithë e mbajnë mend Tanin në rolet e tij të spikatura si në Alpazar ashtu dhe në Portokalli. Pas futjes në shtëpinë më të famshme të Reality Show, Tani mori vëmendjen për batutat e tij si dhe karakterin tepër pozitiv. Brahimi rrëfen famën pas daljes nga Big Brother Vip si dhe marrëdhëniet me banorët... Gjithashtu ai ndan në studion e “Rreze Dielli” historinë e trishtë të ndarjes aksidentalisht nga jeta të dy prindërve, por duke dhënë një mesazh për të gjetur forcën dhe për t’u ringritur. Sot, Tan Brahimi është baba i tre fëmijëve që janë gjëja e tij më e shtrenjtë.
-
VIDEO
Braçe: Halli që kam sot është mbrojtja e prodhimit vendas! Bujqit të mos ikin në Greqi e Itali për 5 euro më shumë
“Halli që kam sot është që te produktet e importuara duhet të ketë pasur një efekt. Prit pak, më the që të janë rritur kostot e transportit, po tani që kanë rënë po i reflekton apo jo. Më the që kursi i monedhës, po tani që është poshtë, e ke reflektuar te produktet që i shet me të njëjtat çmime. Ne kemi shansin më të madh që të gjithë shqiptarët që bëjnë bujkun në Greqi, bëjnë bujkun nga Emilia Romagna deri në Sicili të bëjnë bujkun këtu por duhet të mbrojnë prodhimin. Bëje ta mbrosh grurin vendas. E bëri KE për të mbrojtur prodhuesit vendas. Po ne pse se bëjmë për domaten, shalqirin. Ka 1 qëllim, të kthejmë djem e vajza që bëjnë bujkun në vendet e tjera se jemi vetëm 5 euro larg nga dita e punës atje”, tha Brace.
-
VIDEO
Braçe: Mesazhi i 14 majit i qartë, politikat tona të synojnë produktivitetin për mirëqenien e njerëzve! Të tjerët testojnë 4 ditë punë në javë
Deputeti socialist Erion Braçe thotë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit ku PS u konfirmua forcë qeverisëse dha një mesazh të qartë që të synojnë produktivitetin e të testojnë politika që i shërbejnë mirëqenies së njerëzve.
-
VIDEO
Rritja e rrogave për qeverinë dhe deputetët, Braçe: Po bëhet revolucion, të rimodelohet administrata! Vangjeli: Nesër në parlament valëvitet flamuri i populizmit
Rritja e pagave për institucionet do të jenë në fokus të diskutimeve në seancën plenare të ditës së nesërme. Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se duhet lënë jashtë diskutimeve politika dhe të gjithë të fokusohen te llogaritë.
-
VIDEO
Rrëfehet mes batutave Tan Brahimi, shkodrani me humorin e lindur...
Një bisedë me Tan Brahimin, shkodranin me një humor të lindur. “Fama” pas Big Brother, karriera, familja dhe pasionet jashtë skene…
I qeshur, me super humor dhe i qetë, këto janë epitetet që e karakterizojnë më së miri Tan Brahimin, aktorin shkodran që duket se humorin e ka në vena. Të gjithë e mbajnë mend Tanin në rolet e tij të spikatura si në Alpazar ashtu dhe në Portokalli. Pas futjes në shtëpinë më të famshme të Reality Show, Tani mori vëmendjen për batutat e tij si dhe karakterin tepër pozitiv. Brahimi rrëfen famën pas daljes nga Big Brother Vip si dhe marrëdhëniet me banorët...
Gjithashtu ai ndan në studion e “Rreze Dielli” historinë e trishtë të ndarjes aksidentalisht nga jeta të dy prindërve, por duke dhënë një mesazh për të gjetur forcën dhe për t’u ringritur. Sot, Tan Brahimi është baba i tre fëmijëve që janë gjëja e tij më e shtrenjtë.
-
VIDEO
Skizofrenia, pse po përhapet? Shkaktarët dhe simptomat e para që tregojnë fillimin e kësaj sëmundje
Në ditën botërore të skizofrenisë flasim me mjeken psikiatre Arjana Rreli, për simptomat dhe shkaqet e kësaj sëmundjeje që prek miliona njerëz në botë.
Skizofrenia është një sëmundje serioze mendore që sipas ‘Organizatës Botërore të Shëndetësisë’, prek më shumë se 21 milionë njerëz në mbarë botën. Skizofrenia është një gjendje mendore shumë komplekse, që mund të ndikojë në mënyrën se si një person mendon, ndjen dhe përjeton botën përreth tij. Dëmtimi që sjell kjo sëmundje, në të shumtën e rasteve shkakton probleme në funksionimin individual, familjar, profesional dhe shoqëror. Dita e sotme, 24 Maj, shënon ‘Ditën Botërore të Skizofrenisë’, për të nderuar edhe Dr. Philippe Pinel, nga Franca, i cili ishte një nga figurat më të rëndësishme në trajtimin e të sëmurëve me këtë sëmundje.
Cilat janë kriteret e sakta pёr identifikimin e individёve qё vuajnё nga skizofrenia? A ka një shkaktar ky çrregullim i rëndë mendor? Cilat janë shenjat dhe simptomat e para që shfaqin njerëzit me këtë diagnozë dhe a është e shërueshme kjo sëmundje e shëndetit mendor?
-
VIDEO
Japrak me gjethe rrushi nga zonja Albana
Japrak me gjethe rrushi
Përbërësit:
- 1 kg qepë të njoma
- 200 gr oriz
- 1 tufë majdanoz
- 1 tufë koper
- 1 tufë nenexhik
- 2 lgj vaj ulliri
- 2 lgj gjalpë
- Gjethe rrushi
- Kripë, piper
- Limontoz
Përgatitja:
Në ujë të vluar vendosim gjethet e rrushit, i lëmë 3 minuta dhe i largojmë.
Qepët e grira i zbusim pak në tigan me yndyrë, shtojmë orizin, bimët aromatike, kripë dhe piper. Me këtë masë mbushim japrakët të cilët i vendosim rradhë-rradhë në një tenxhere ku kemi shtruar disa gjethe rrushi. Sipër japrakëve vendosim nëse kemi disa kumbulla shahine dhe ujë me kripë me pak limontoz. I lëmë japrakët të gatuhen dhe në fund shtojmë gjalpë të djegur që të rreshket paksa gjethja e rrushit.