• VIDEO

    Ja si mund të shkëlqejnë qenushët tuaj! Nga sekreti i larjes, tek krehja dhe ...

    Si ti kurojmë kafshët estetikisht? Cilat janë shërbimet ‘trendi’ për miqtë katërputroshë që të duken të kuruar dhe të pastër njëkohësisht? 

    Kafshët shtëpiake kanë një vend të veçantë në jetën dhe zemrën e njerëzve. Ato janë të dobishme pasi ofrojnë mbështetje sociale dhe emocionale. Si fëmijë të vegjël që nuk rriten kurrë, ato duan të argëtohen dhe t’u japin dashuri pa kushte. Nënat janë kujdestare në sytë e tyre, ata duan kujdes, ushqim dhe të pastrohen. Pra janë si çdo pjesëtar tjetër i familjes.

    Është e rëndësishme që çdo kafshë që ju mbani në shtëpi t’i siguroni standardin më të lartë të kujdesit për të, duke filluar nga ushqimi, shëtitjet, mësimi i të sjellurit, kujdesi mjekësor dhe më kryesorja pastërtia - higjena për qimet e qenushëve është shumë e rëndësishme. Në studion e “Rreze Dielli" estetistja e kafshëve Ilva Kaloshi Leskaj tregon disa nga hapat bazë të kurimit të miqve tanë katërputroshë duke filluar nga larja tek krehja. Bisedës i bashkohet dhe regjisorja e njohur Elma Doresi, e cila ka një pasion dhe dashuri të veçantë për kafshët shtëpiake. Ndërsa psikologia Eriona Hoxha, rendit disa arsye përse është mirë që të mbajmë kafshë shtëpiake në familje dhe si ndikojnë ato në formimin e fëmijës.

  • VIDEO

    "Takimi me Monica Bellucci më ndryshoi jetën" shqiptari që hap restorant me emrin e aktores

    Në skype nga Berlini, shqiptari i Maqedonisë Adrian Elmazi rrëfen historinë e tij të suksesit në fushën e gastronomisë. Takimi me aktoren italiane Monica Bellucci i ndryshoi tërësisht jetën, duke hapur restorantin e njohur me emrin “Bellucci”, në qendër të Berlinit, ku gatuhen specialitete italiane…

    Adrian Elmazi nëpërmjet një lidhje skype nga Berlini me studion e “Rreze Dielli”, rrëfen historinë e tij të emigrimit nga Maqedonia në Gjermani fillimisht për të ndjekur si çdo i ri ëndrrën për tu bërë aktor, ëndërr e cila nuk iu realizua, por që iu përmbush me një tjetër pasion të cilin e kuptoi pas një kalvari punësh në fillim si pjatalarës, më pas si menaxher restoranti. Gjatë edukimit të tij në fushën e hotelerisë përgjatë një tour-i në Europë, një takim me aktoren e famshme Monica Bellucci i ndryshoi jetën Adrianit. “Ajo më magjepsi aq shumë me personalitetin e saj të madh, sharmin dhe standardet e saj, saqë e dija që restorantin tim do ta emëroja me emrin e saj” shprehet ai. Fillon të punojë fort për njohjen e gastronomisë dhe sot drejton një nga restorantet më të njohur në Berlin, Restorant Bellucci. “Monica Bellucci më ka sjellë vërtet fat dhe shpresoj që një ditë ajo të vizitojë restorantin tim” kështu e mbyll intervistën Adriani nga restoranti i tij në Berlin.

  • VIDEO

    Fërgesë me speca dhe gjizë nga zonja Albana

    Fërgesë me speca dhe gjizë

    Përbërësit:

    • 200 gr gjizë
    • 3 speca jeshil
    • 2 speca të kuq
    • 1 spec djegës
    • 3 domate
    • 3 hudhra të njoma
    • 1 lgj gjalpë
    • Vaj luledielli
    • Kripë, piper i kuq

    Përgatitja:

    Në një tigan me vaj bimor kaurdisim specat e kuq, pasi i kemi prerë mesatarisht. Shtojmë specat jeshil, nëse dëshirojmë shtojmë hudhrat e prera me gjithë bishtat dhe domatet e grira. Pasi i përziejmë mirë, rregullojmë shijen dhe shtojmë gjizën. E lëmë fërgesën të lidhet pak dhe në fund shtojmë gjalpë për shije. Sipër shtojmë spec të kuq pluhur dhe e vendosim në tavë për pjekje në furrë në 180 gradë për 15 minuta.

  • VIDEO

    Byreçka tigani me qepë të njoma dhe majdanoz nga zonja Albana

    Byreçka tigani me qepë të njoma dhe majdanoz

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 1 gotë ujë
    • 1 lç kripë
    • 100 gr gjalpë
    • 6 bishta qepësh të njoma
    • 1 tufë majdanoz

    Për servirje:

    • 1 lgj majonezë
    • 2 lgj kos
    • Pak xhinxhër
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht zemë brumin me miell, kripë dhe ujë. E lëmë brumin të pushojë për rreth 10 minuta. Ndërkohë grijmë imët qepët e njoma si dhe majdanozin.

    Masën e brumit e ndajmë në 4 pjesë dhe e punojmë. Hapim 2 petë dhe në mes të dy petëve vendosim qepët e grira, majdanozin dhe copëza gjalpi. Më pas e presim në shirita të hollë dhe çdo shirit e mbledhim role. Me okllai roletë e krijuara i shtypim paksa dhe më pas i vendosim të skuqen në një tigan me pak gjalpë. Byreçkat i servirim me pak salcë të përgatitur me kos, majonezë, xhinxhër, kripë, piper.

  • VIDEO

    Kulaç - gurabije të kuqe nga zonja Albana

    Kulaç - Gurabije të kuqe

    Përbërësit:

    • 3 gota miell
    • 1/2 gotë sheqer
    • 1/2 gotë qumësht
    • 1 kokërr vezë
    • 1 fk vaj ulliri / vegjetal
    • Pak sodë buke dhe kripë
    • 4 lgj sheqer pluhur
    • Lëng limoni
    • Ngjyrues të kuq

    Përgatitja:

    Përziejmë miellin me sheqerin, kripën, sodën e bukës, vezën, qumështin dhe vajin. E punojmë mirë brumin dhe e hapim me okllain në tryezën e punës. Me anë të një gote realizojmë gurabije në formë rrethore. I vendosim në pjekje në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.

    Sheqerin pluhur, ngjyruesin dhe lëngun e limonit i përziejmë dhe lyejmë siperfaqet e gurabijeve pasi të jenë pjekur.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 23 maj 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga opozita akuzon për manipulime votash pasi PS fitoi masivisht në burgje te mazhoranca rikthen "plepat" e deri tek Gjykata fundos Juventusin.

  • VIDEO

    Shpartallimi i opozitës dhe debati për Belerin, Idrizi braktis studion (22 maj 2023)

    Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Report Tv, ku tha se vendimet duhet t’i marrë drejtësia. Ajo çka i bën përshtypje është se po krijohen tensione mes 2 vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë që nuk i cilëson aspak të mira. Opozita është përçarë më shumë për shkak të disfatës së thellë më 14 maj, e thënë ndryshe rezultat shpartallues. Gazetarët Hysni Gurra dhe Genc Burimi, analisti Redi Varaku dhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ishin të ftuar në ‘Report Tv’ kanë bërë analizën e asaj çfarë po ndodh në opozitë.

  • VIDEO

    Debati te '5 pyetjet', Shpëtim Idrizi lë studion pas përplasjeve me gazetarin Barka: Nuk jam niveli i tij, s'bëj debat nëse s'është në studio

    Pas debateve të ashpra për dosjen e Fredi Belerit dhe për çështjet came, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi la studion e ‘5 pyetjet’. Ai kërkoi që të ketë në studio live gazetarin Panajot Barka, me të cilin kishte debate.

  • VIDEO

    Dosja Beleri/ Idrizi: Ka sjellë tensione me shtetin fqinj, kishim harruar presionin në Himarë! Gazetari Barka: Ndoshta fitoi për këtë arsye, Greqia kërkon fakte

    Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri dhe miku i tij Pandeli Kokaveshi, të arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit për blerje votash, do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimeve. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Report Tv, ku tha se vendimet duhet t’i marrë drejtësia. Ajo çka i bën përshtypje është se po krijohen tensione mes 2 vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë që nuk i cilëson aspak të mira.

  • VIDEO

    Shpartallimi i opozitës më 14 maj/ Varaku: Berisha u vra politikisht! Gurra: Për 2-3 muaj të ketë përpjekje për bashkim të PD! Burimi: Del nga kriza prej referendumit të brendshëm

    Opozita është përçarë më shumë për shkak të disfatës së thellë më 14 maj, e thënë ndryshe rezultat shpartallues. Gazetarët Hysni Gurra dhe Genc Burimi, analisti Redi Varaku dhe anëtari i këshillit Kombëtar të PD, Besart Logu ishin të ftuar në ‘Report Tv’ kanë bërë analizën e asaj çfarë po ndodh në opozitë.

  • VIDEO

    Ministria e Bujqësisë i përgjigjet deputetit Braçe për çmimin e domates: Nuk ndërhyjmë dot, janë probleme të tregut

    Ndryshimi i çmimit për produktet bujqësore nga njëri qytet në tjetrin vjen si pasojë e tregtarëve të cilët abuzojnë. Kështu u shpreh Arian Jaupllari, zëvendës ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i cili komentoi deklaratën e deputetit Erion Braçe sa i takon ndryshimit të çmimit të domateve në Divjakë dhe Tiranë.

  • VIDEO

    I tha ta çonte tek burri,i panjohuri e lë në rrugë/Shtatzënë me tutorin,e reja bie në burg (22 maj 2023)

    Vajzën e lindi pas hekurave, që kur mësoi se ishte shtatzënë kur ra në burg e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Ky është fati i 24-vjeçares nga Lushnja, Kledisa Dhamo e cila pas divorcit nga bashkëshorti u braktis edhe nga familjarët e saj. 3 vite më parë ajo u njoh me një tjetër djalë po nga njëjti qytet, me të cilin vendosi të largohej drejt Maqedonisë së Veriut. E mbetur fillikat 24-vjeçarja e pa si të vetmen zgjidhje të saj, mbështetjen që fillimisht ia ofroi pa kushte Besmir Dauti. Por 21- vjeçari shumë shpejt do të zbulonte se cili ishte skenari që kishte për këtë bashkëjetësë të sajuar prej tij me Kledisën. Kjo e fundit në një shtet të huaj do të përballej me një tjetër realitet. Personi që i kishte premtuar mbështetje tentoi ta nxirrte në rrugë dhe jo vetëm. Ai e detyroi të bëhej pjesë e një grupi që merrej me punë të paligjshme, që Kledisa do t'i paguante me 8 muaj heqje lirie në një burg të Maqedonisë së Veriut. 24-vjeçarja kishte mbetur shtatzënë me partnerin që e detyroi të prostituonte. Kjo do të ishte një tjetër dramë e gruas, që shumë shpejt do të sillte në jetë një foshnje të pafajshme që rritej brenda saj, e gjithashtu do të lindte brenda një qelie. Për nënën nuk do të ishin aspak të lehta muajt gjatë kryerjes së dënimit, pasi ajo u braktis përfundimisht edhe nga partneri i dytë i saj, Besmiri, i cili ishte edhe babai i fëmijës që Kledisa solli në jetë. Ka kaluar më shumë se një vit që kur gruaja ka lënë qelinë dhe nuk ka asnjë kontakt me babain e vajzës, të cilën kurrsesi nuk pranoi të dërgonte në jetimore. Ajo ka një apel për të dhe ka kërkuar t’ja përcjellë live në një studio televizive.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv