• VIDEO

    Alibeaj në Report Tv: Kandidatët e Berishës s’pranuan dorën tonë të shtrirë! Vangjeli: Basha dëshpërim i fushatës, t’i kthente borxhin PD

    Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj kthehet pas në kohë dhe kujton ditët plot shqetësim para se të jepej vendimi për fatin e PD. Në një intervistë për Report Tv në emisionin ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga shprehet se kandidatët e Berishës nuk pranuan dorën e shtrirë të PD që të futeshin në zgjedhje nën siglën e një partie të djathtë por shkuan drejt Partisë së Lirisë.

    • VIDEO

      Aleks Seitaj në një rrëfim për “Veziren”, skeçet dhe betejën me depresionin

      Aleks Seitaj, aktori kontrovers në një rrëfim për veten, problemet me bullizmin në fëmijëri, depresionin, karrierën dhe rolin e famshëm të Vezires…

      Në studion e “Reze Dielli” aktori foli për karrierën dhe projektin e tij të fundit që bën bashkë të gjitha skeçet që ai poston në youtube, në një skenë komedie që do të zgjasë 1 orë. I njohur për rolin e Vezires në Portokalli, një gruaje super të kuruar edhe të kontrastuar me zërin e trashë, Aleks Seitaj tregoi se kush e frymëzoi për këtë personazh të cilën po e çon edhe në skenat e huaja.

      Si një artist shumë disiplinor, pasi këndon dhe aktron, Aleksi ka vuajtur pasojat e depresionit, që tashmë e kujton thjesht si e shkuara e errët e jetës së tij duke dhënë një mesazh për të gjithë ata që po e kalojnë këtë situatë të vështirë. Se si arriti të superonte problemet dhe të largonte mendimin për ti bërë keq vetes, artisti e rrëfeu në këtë intervistë, ku në fund u përshendet edhe nga mikesha e tij prej 10 vitesh Xhesika Polo.

    • VIDEO

      Jonila Godole: Roland Bejko, i vetmi që ka prezantuar një program dinjitoz për Tiranën! Gjykata zvarriti çështjen e PD, u futëm në fushatë me vonesë

      Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jonila Godole foli në Report Tv për zgjedhjet e 14 majit dhe fushatën e PD-së në terren. Godole thotë se PD e nisi fushatën me vonesë për shkak të zvarritjes nga ana e Gjykatës për të dhënë vendimin se kujt pale i takonte legjitimiteti për të drejtuar partinë.

    • VIDEO

      Fëmija juaj lexon pa mbushur 5 vjeç? Prindër Kujdes! Drejtohuni tek specialisti, fëmija mund të…

      Me mjeken neuropediatre Migena Kika flasim për hiperleksinë, si ta dallojmë këtë sindromë tek fëmijët që mësojnë të lexojnë pa mbushur akoma 5 vjeç?

      Hiperleksia është një sindromë me dy karakteristika kryesore: nga njëra anë, fëmija ka një aftësi të parakohshme për të lexuar, dhe nga ana tjetër, paraqet disa vështirësi në të kuptuarit dhe përdorimin e gjuhës verbale, gjë që shkakton probleme në ndërveprimet shoqërore. Fëmija ndjen një magjepsje të madhe për shkronjat apo për numrat ose për të dyja bashkë. Dhe kjo sjell një aftësi të përparuar të leximit për moshën e fëmijës, krahasuar me fëmijët e së njëjtës moshë. Mjekja në studion e “Rreze Dielli” tregoi disa nga simptomat apo karakteristikat që shfaqin këto fëmijë më herët dhe kur prindërit duhet të shqetësohen dhe të drejtohen tek një specialist.

      Gjithashtu me neuropediatren flasim dhe për anglishten e ekraneve tek fëmijët e vegjël. Në kohët e sotme gjithnjë e më shumë dëgjon prindër që thonë fëmija im më shumë flet anglisht sesa shqip. Por a përbën kjo problem për zhvillimin e fëmijës nëse ai arrin të mësojë fjalë anglisht nga kukullat që shikon në televizor më shpejt sesa të flasë në gjuhën e nënës. A është mirë që fëmija të zhvillojë shumë më mirë një gjuhë të huaj para gjuhës amtare, çfarë pasojash sjell ky fenomen? Si ndikon në formimin e fëmijës mënyra sesi procesohet kjo gjuhë në formë automatike nëpërmjet ekranit apo tableteve?

    • VIDEO

      Supë me petka nga zonja Albana

      Supë me petka

      Përbërësit:

      • 250 gr petka
      • 1 qepë
      • 2 domate
      • 2 lgj gjalpë
      • 1 lgj vaj ulliri
      • 1 litër ujë
      • 500 ml qumësht
      • Kripë, piper
      • Djathë të bardhë

      Përgatitja:

      Fillimisht kaurdisim në yndyrë qepën e grirë imët, më pas shtojmë domatet e grira në rende. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta, shtojmë ujin dhe sapo të marrë valë hedhim petkat. Kur petkat fillojnë të përthithin masën e ujit shtojmë qumështin. Tresim pak gjalpë dhe e shtojmë tek supa, rregullojmë shijen me kripë piper dhe e servirim me pak djathë të bardhë.

    • VIDEO

      Kërpudha të mbushura me pançetë të tymosur nga zonja Albana

      Kërpudha të mbushura me pançetë të tymosur

      Përbërësit:

      • 4 kërpudha
      • 1 qepë
      • 1 spec i kuq
      • 1 spec jeshil
      • 2 thelpinj hudhër
      • 100 gr pançetë FIX
      • 3 lgj vaj ulliri
      • 100 gr djathë
      • 1 vezë
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Kërpudhat i pastrojmë, i spërkasim me kripë dhe i vendosim në furrë në 180 gradë.

      Ndërkohë kaurdisim qepën së bashku me specat dhe hudhrën, në fund shtojmë pançetën dhe i largojmë nga zjarri. Shtojmë djathin e grirë dhe një vezë dhe me këtë masë mbushim kërpudhat të cilat i rivendosim në furrë për 10 minuta.

       

    • VIDEO

      Pastiçe me spinaq dhe kos nga zonja Albana

      Pastiçe me spinaq dhe kos

      Përbërësit:

      • 1 pako makarona
      • 6 lgj kos
      • 6 vezë
      • 1 tufë spinaq
      • 5 lgj vaj
      • Kripë
      • Djathë sipas dëshirës

      Për beshamelin:

      • 700 ml qumësht
      • 2 lgj gjalpë
      • 2 lgj miell
      • 2 vezë
      • Djathë i grirë kaçkavall
      • Kripë, arrë moskat

      Përgatitja:

      Fillimisht vendosim makaronat të ziejnë në ujë të bollshëm me kripë. Më pas i kullojmë makaronat dhe i bashkojmë në një enë me kosin, vajin, vezët dhe spinaqin e grirë. Sipas dëshirës shtojmë dhe pak djathë të bardhë të thërrmuar dhe e vendosim masën e pastiçes në tavë të lyer me gjalpë.

      Përgatisim beshamelin duke kaurdisur miellin me gjalpë. Pasi mielli ndryshon ngjyrë shtojmë qumështin dhe e përziejmë që mos të ngjitet. Rregullojmë shijen me kripë dhe arrë moskat dhe në fund shtojmë vezët dhe djathin e grirë kaçkavall. E shtojmë beshamelin mbi pastiçe dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

    • VIDEO

      'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 10 maj 2023

      Titujt e gazetave për sot, nga Avokati I Popullit thotë se shteti Po diskriminon pensionistët te Luciano Boçi letër administratës e deri tek Tirana dhe 14 maji.

    • VIDEO

      Sondazhi Piepoli/ PS fiton 5 nga 6 bashki të mëdha, rikonfirmohen kryebashkiakët në Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë e Korçë! (9 maj 2023)

      Në Repolitix në Report Tv u transmetua sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz 'Piepoli' për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian ‘Piepoli’ që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri solli 'fotografimin' e situatës së votës në 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit, kur duhen edhe pak ditë nga dita e votimit. 

      • VIDEO

        Sondazhi Piepoli/ PS fiton në Durrës e Lezhë me garat që mbeten të ngushta! Në Shkodër fiton Spahia, por Benet Beci rikuperon 8% e 'beteja' bëhet shumë e fortë

        Në Repolitix në Report Tv po transmetohet sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz 'Piepoli' për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian ‘Piepoli’ që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet pak ditë para zgjedhjeve me 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit.

        • VIDEO

          Në 14 maj zgjedhjet vendore, Vangjeli thirrje qytetarëve për të marrë pjesë në votime: Kush hesht, i nënshtrohet vullnetit të të tjerëve

          Analisti, Lorenc Vangjeli gjatë fjalës së tij në emisionin ‘Repolitix’ me Denis Mingën në Report TV, ka bërë një thirrje ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, të cilëve u ka kërkuar që në 14 maj të shprehin vullnetin e tyre, duke mos neglizhuar fuqinë e votës së tyre.

        • VIDEO

          Hysen Kusi: Thyerja e kampionit të “Tironës” (09 maj 2023)

          Në Tiranën e viteve 20-30,, kur po njihej shkëlqim në shumë fusha të ejtës, spikati edhe një yll I futbollit në Ekipin e e fashmëm të qyttit “Tirona”. Ai ishte disi shtatshkurtër, por shumë energjik dhe I zhdërvjellët në fushë, një virtuoz I rrallë I futbollit, që edhe pse do të lunate vetëm pak vite, të mbahej mënd gjatë, shumë gjatë. Të gjithë e thërrisnin Dake Kusi. Emri I tij I vërttë ishte hysen por miqtë dhe adhuruesit e tij e kishin quajtur jo pa qëllim me këtë emër që personifikonte një lojtar me krakter të fortë. Tatëpjeta e jetës së tiju, do të nsite me vendosjen e regjimti komunsit në Shqipëri. Ai ishte vëllai I hajrie Kusit, e cila ishte mrtuar me Qazim Mulletinj dhe kjo lidhje familjare do tu mjaftonte komunsitëve për tja përmbysur jetën dhe shkatërruar të ardhmjen një ylli që dikur e adhuronte gjtihë qyteti.

        Për lajme të tjera kërkoni në arkiv