-
VIDEO
Kandidati i PS-së për Kamzën: Kemi bërë punë titanike këto 4 vite! ‘Qershia mbi tortë’ ndërtimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit
Suli u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhje, e shtoi se qytetarët e Kamzës do t’i japin madje një mesazh politikës së vjetër 30-vjeçare, duke e ndëshkuar me votë të djathtën
-
VIDEO
14 Maji/ Enriketa Papa: PD, rezultati jashtë parashikimeve! Jo ndërtimeve në qendër, Tirana duhet policentrike
Enriketa Papa, drejtuesja e listës së kandidatëve për këshilltarë bashkiakë në Tiranë, e ftuar në ‘Studio Live’ është shprehur se PD po pritet shumë mirë nga njerëzit dhe rezultat ka për të qenë shumë i mirë.
-
VIDEO
Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 9 Maj 2023 – Receta / Ushtrime për vetëmbrojtje / Rikthehet Jozefina Simoni / Kanceri i lëkurës dhe mbrojtja nga dielli
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pulë me rosnica / Mantia me pure patatesh / Gjellë me kungulleshka dhe patëllxhanë.
Ushtrime për vetëmbrojtjen e vajzave në raste rreziku, si t’ia dalin vetë pa ndihmën e meshkujve. Uliks Gjonaj, instruktori i komando “Krav Maga” flet për teknikat e reja të vetëmbrojtjes… Gjonaj këto ditë ndodhet në Shqipëri pasi është duke bërë një kurs vetëmbrojtje me vajza dhe gra për ngacmime të shumta që mund të hasin në jetë. Uliks Gjonaj është Instruktor në Komando Krav Maga në sistemin e mbrotjes trupore, liçencuar nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Aktualisht ai mban nivelin e shtatë (maksimal) të Comando Krav Maga, në botë vetëm 12 njerëz e mbajnë këtë nivel.
Rikthehet Jozefina Simoni, këngëtarja e talentuar nga Shkodra, në një intervistë për pasionin e saj në muzikë dhe projektet për të ardhmen… Jozefina Simoni është rritur me muzikë dhe megjithëse në moshë të re, nuk e imagjonon dot veten larg këngës. Ajo ka studiuar për Kitarë por arma e saj e fortë mbetet vokali. Jozefinën të gjithë e mbajmë mend nga pjesëmarrja e saj në “Gjeniun e Vogël” dhe më pas në “The Voice of Albania” ku spikati për zërin e saj potent. Në studion e “Rreze Dielli” Simoni rrëfen arsyen e shkëputjes për pak kohë nga skena dhe projektin ku do ta shohim së shpejti…
Me dermatologen Brunilda Bardhi flasim për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të lëkurës. Çfarë duhet të dimë rreth Melanomës dhe si të mbrohemi nga rrezet e forta të diellit... Melanoma, është një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, e cila prek qelizat që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës. Ndër shkaqet kryesore që çon në shfaqjen e kësaj sëmundje është ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit, sidomos gjatë 20 viteve të para të jetës. Melanomat malinje zhvillohen 30% në nishanet ekzistuese dhe 70% në nishanet e rinj. Ndaj mbrojtja ndaj rrezeve të diellit është një nga apelet e këtij muaji ndërgjegjësimi si dhe të kuptojmë rëndësinë vitale të kryerjes së kontrolleve të rregullta për Melanomën nëse keni nishane me formë asimetrike, nishane me kufij të çrregullt, ndryshime në ngjyrë apo rritje të papritur të përmasave të tyre.
-
VIDEO
Mjekët e familjes humbin 50 mijë lekë, Gjata: Pezullimi i specializimeve i la pa profilizim 500 'bluza të bardha'! Dollenberg: Ikjet s'frenohen me rritje rroge
Shumica e mjekëve të familjes nuk do të mund ta përfitojnë shtesën 50 mijë lekë të akorduar nga qeveria, për shkak se nuk kanë kryer specializimet. Ndërkohë 118 të diplomuar në mjekësi nënshkruan kontratën për specializime dhe do të përfitojnë pagë 1 mijë euro në muaj.
-
VIDEO
Si të dallojmë nishanet problematike dhe sekretet e mbrojtjes nga rrezet e diellit
Në studion e “Rreze Dielli” me dermatologen Brunilda Bardhi flasim për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të lëkurës. Çfarë duhet të dimë rreth Melanomës dhe si të mbrohemi nga rrezet e forta të diellit
Melanoma, është një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, e cila prek qelizat që janë përgjegjëse për ngjyrën e lëkurës. Ndër shkaqet kryesore që çon në shfaqjen e kësaj sëmundje është ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit, sidomos gjatë 20 viteve të para të jetës, me incidencë të lartë te personat me lëkurë të bardhë.
Melanomat malinje zhvillohen 30% në nishanet ekzistuese dhe 70% në nishanet e rinj. Ndaj mbrojtja ndaj rrezeve të diellit është një nga apelet e këtij muaji ndërgjegjësimi si dhe të kuptojmë rëndësinë vitale të kryerjes së kontrolleve të rregullta për Melanomën nëse keni nishane me formë asimetrike, nishane me kufij të çrregullt, ndryshime në ngjyrë apo rritje të papritur të përmasave të tyre.
-
VIDEO
Rikthehet Jozefina Simoni, këngëtarja e talentuar nga Shkodra rrëfen arsyet e shkëputjes nga ekrani
Rikthehet Jozefina Simoni, këngetarja e talentuar nga Shkodra në një intervistë në ‘Rreze Dielli’ për pasionin e saj në muzikë dhe projektet për të ardhmen…
Jozefina Simoni është rritur me muzikë dhe megjithëse në moshë të re, nuk e imagjonon dot veten larg këngës. Ajo ka studiuar për Kitarë por arma e saj e fortë mbetet vokali. Jozefinën të gjithë e mbajmë mend nga pjesëmarrja e saj në “Gjeniun e Vogël” dhe më pas në “The Voice of Albania” ku spikati për zërin e saj potent. Njohja me trajneren e saj Alma Bektashi i ndryshoi jetën Jozefinës, ajo kujton herën e saj të parë në skenë plot emocione, pasi kishte shumë frikë nga dritat, frikë të cilën duket se e ka kaluar duke qenë se skena është vendi ku ajo ndihet më mirë.
-
VIDEO
Ushtrime për vetëmbrojtjen e vajzave në raste rreziku, si t’ia dalin vetë pa ndihmën e meshkujve
Ushtrime për vetëmbrojtjen e vajzave në raste rreziku, si t’ia dalin vetë pa ndihmën e meshkujve. Uliks Gjonaj, instruktori i komando “Krav Maga” flet për teknikat e reja të vetëmbrojtjes…
Uliks Gjonaj këto ditë ndodhet në Shqipëri pasi është duke bërë një kurs vetëmbrojtje me vajza dhe gra për ngacmime të shumta që mund të hasin në jetë.
Uliks Gjonaj pasi përfundon fakultetin si mjek asistent në Norwalk të USA, pranohet ne Akademinë e Artit Luftarak. Gjonaj është i specializuar për shoqërimin e delegacioneve shtetërore, sidomos në sektorin për mbrojtje të afërt dhe mbrojtje të largët, dhe është shqiptari i dytë në botë, që është i pranuar në këtë akademi. Në vitin 2009 emërohet si Drejtor në Zvicër i Federatës Internacionale të Kempo Karates Botërore. Uliks Gjonaj është Instruktor në Komando Krav Maga në sistemin e mbrotjes trupore, liçencuar nga Departmenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare. Aktualisht ai mban nivelin e shtate (maksimal) të Comando Krav Maga, në botë vetëm 12 njerëz e mbajnë këtë nivel.
-
VIDEO
Mantia me pure patatesh nga zonja Albana
Mantia me pure patatesh
Përbërësit:
- 500 gr miell
- 3 vezë
- 500 ml qumësht
- 2 lgj gjalpë
- 4 patate
- 300 gr mish i grirë
- 2 qepë
- 1 tufë majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin me miell, vezë dhe qumësht. E lëmë brumin të qetësohet dhe ndërkohë vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë. Pasi ziejnë i kthejmë në pure. Mishin e grirë e kalojmë në një tigan së bashku me qepën e grirë imët dhe e kaurdisim mirë derisa mishi të përthithë lëngjet dhe të kokrrizohet. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe majdanoz. Shtojmë dhe purenë e patateve dhe e lemë masën e mbushjes të ftohet.
Hapim një petë të trashë mbi tryezën e punës dhe e ndajmë në katrore. Në mes të çdo katrori vendosim nga një lugë mbushje. I mbledhim dhe i vendosim në një tavë të lyer me pak gjalpë. I vendosim mantiat të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
-
VIDEO
Gjellë vere me kungulleshka dhe patëllxhanë nga zonja Albana
Gjellë me kungulleshka dhe patëllxhanë
Përbërësit:
- 3 kungulleshka
- 2 patëllxhanë
- 3 qepë
- 1 spec i verdhë
- 1 spec i kuq
- 400 gr domate
- 1 thelpi hudhër
- 4 lgj vaj ulliri
- Vegetë
- Majdanoz
- Kripë, piper
Përgatitja:
Presim perimet në kubikë mesatare, ndërsa qepën e grijmë sa më imët. Kaurdisim fillimisht qepën duke shtuar pak kripë për të ndihmuar zbutjen dhe më pas shtojmë patëllxhanët dhe kungulleshkat. Vazhdojmë kaurdisjen derisa të tjetërsohet ngjyra. Shtojmë hudhrën dhe domatet e grira në rende. E lëmë salcën të përthithë lëngjet dhe më pas shtojmë erëzat dhe specat. Hedhim ujë një gisht më pak se masa e perimeve. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe vegetë dhe e lëmë të ziejë avash për rreth 20 minuta (perimet nuk duhet të jenë shumë të ziera në mënyrë që të ruajnë formën e tyre) dhe në fund e spërkasim gatimin me majdanoz.
-
VIDEO
Pulë me rosnica nga zonja Albana
Pulë me rosnica
Përbërësit:
- 4 racione mish pule
- 350 gr rosnica
- 1 qepë
- 1 lgj salcë domate
- 2 domate
- 2 lgj vaj ulliri
- Kripë, piper
Përgatitja:
Kaurdisim rosnicat në vaj ulliri, shtojmë pjesët e pulës, vazhdojmë kaurdisjen për rreth 5 minuta. Më pas shtojmë qepën e grirë imët. Sapo qepa të ndryshojë ngjyrë shtojmë salcën e domates dhe domatet e kaluara në blender. E lëmë salcën të lidhet paksa dhe në fund shtojmë masën e ujit, kripën dhe piperin. E lëmë pulën me rosnica të ziejë në lëng të bollshëm.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 9 maj 2023
Titujt e gazetave për sot, nga vota e 14 majit rrezikohet nga vjedhja dhe shitblerja te Sali Berisha I rikthehet "dashurisë" për Edi Ramën e deri tek Europa mban frymën për Real-Manchester City.
-
VIDEO
Beteja për Gjirokastrën dhe Elbasanin (8 maj 2023)
Flamur Golemi, me profesion mjek okulist do të rikandidojë për mandatin e dytë për bashkinë e Gjirokastrës nën siglën e PS. Në një intervistë për Report Tv, Golemi thotë se kanë gati projektin që në Gjirokastër të jetë pedonalja më e madhe në Shqipëri. Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi thotë se garën për 14 majin nuk e ka me kandidatin aktual Gledjan Llatja por me drejtuesin politik të qarkut dhe kryetarin e PS. Për përpunimin e mbetjeve, zgjidhja sipas Luçiano Boçit është ngritja e një grupi auditi që të shihen efektet në mjedis, shëndet dhe efektivitet.