• VIDEO

    Kush fiton në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Korçë? Sonte në Report Tv ora 21:00 sondazhi i fundit i 'Piepolit' për 14 majin

    Mbrëmjen e sotme, më 9 maj vjen sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz 'Piepoli' në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian ‘Piepoli’ që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet pak ditë para zgjedhjeve me 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit.

  • VIDEO

    Boçi: Betejën për Elbasanin nuk e kam me Llatjan, fshihet në hijen e Ramës dhe Gjiknurit! Do zgjidhja landfill, jo incenerator, të ngrihej grup auditi për të përcaktuar efektet

    Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi thotë se garën për 14 majin nuk e ka me kandidatin aktual Gledjan Llatja por me drejtuesin politik të qarkut dhe kryetarin e PS. Për përpunimin e mbetjeve, zgjidhja sipas Luçiano Boçit është ngritja e një grupi auditi që të shihen efektet në mjedis, shëndet dhe efektivitet.

  • VIDEO

    Golemi në Report Tv: Gjirokastra do ketë pedonalen më të madhe në Shqipëri! Pikë e dobët, zanatçinjtë dhe pronat e braktisura! Sfida, zgjatja e qëndrimit të turistëve

    Flamur Golemi, me profesion mjek okulist do të rikandidojë për mandatin e dytë për bashkinë e Gjirokastrës nën siglën e PS. Në një intervistë për Report Tv, Golemi thotë se kanë gati projektin që në Gjirokastër të jetë pedonalja më e madhe në Shqipëri.

  • VIDEO

    Sako: Ja pse do fitoj prapë në Durrës (8 maj 2023)

    Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, njëherazi edhe kandidatja e PS për këtë bashki prezantoi në Report Tv vizionin e saj për katër vitet e ardhshme. E pyetur se përse duhet që qytetarët e Durrësit duhet t’i besojnë edhe një mandat tjetër, Sako thotë se kanë gati projektet e mëdha për transformimin e Durrësit.

    • VIDEO

      Kandidati i PD-së për Tiranën, Bejko: Ta çlirojmë qytetin nga kthetrat e kësaj klase politike! Lekët e fushatës ende s'na janë lëvruar

      Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko thotë se me 14 maj qytetarët e Tiranës kanë mundësinë që t’i japin një shuplakë kësaj klase politike

    • VIDEO

      Gara e 14 Majit, Lorenc Vangjeli: Socialistët çojnë 2 kryeministra në Durrës

      Asimetrike, e quajti fushatën  e të dyja palëve politike në Bashkinë e Durrësit për garën e 14 majit analisti Lorenc Vangjeli. Duke folur në ‘Kontrast’ në Report Tv Vangjeli tha se mazhoranca i ofron durrsakëve 2 kryeministra, duke bërë një paralelizëm me vëmendjen e Kryeministrit Rama në këtë fushatë për Durrësin me faktin se kandidatja Sako drejton një bashki e cila në periudhë të sezonit turistik ‘qeveris’ për 1.7 milionë shqiptarë.

       
    • VIDEO

      Idrizi në ‘Kontrast’: Përnaska s’është kandidate e PDIU, e ndihmuam që të regjistrohej! Vangjeli: Do jeni surpriza e ’14 majit’

      Lajla Përnaska është kandidate për Bashkinë e Tiranës në 14 maj që kandidon me logon e PDIU, megjithatë kreu i kësaj force politike Shpëtim Idrizi ka shpjeguar arsyet pse ka vendosur që ta mbështesë.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë ‘Rreze Dielli’, 8 Maj 2023 – Receta / Jorgo Pulla, Horoskopi javor / Ylli Merja, Veshi i mesëm

      Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Qofte me oriz në salcë / Bukëza, Pogaçe të vogla me kos.

      Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë na jep një shans për t'u qetësuar ndërsa largohemi nga periudha e eklipseve që shkaktuan situata dhe tronditje intensive. Duhet të jemi të kujdesshëm në fillimin e kësaj jave, pasi më datën 9 maj Dielli formon një lidhje me Uranin në Dem, duke rikthyer në plan të parë nevojën për të hequr qafe mendësitë dhe perceptimet që mendonim se krijonin një kornizë sigurie në jetën tonë. Është e rëndësishme të mos vazhdohet me zgjedhje të nxituara pasi ka të ngjarë që ato të mos kenë zhvillimin që dëshirojmë. Më datën 12 maj, gjashtëkëndëshi i Mërkurit retrograd në Dem me Saturnin tek Peshqit i rikthen në plan të parë çështjet financiare të së kaluarës. Ne kemi mundësinë të mbyllim fondet dhe borxhet që kanë mbetur të papaguara për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, na jepet mundësia të shprehim mendime dhe shqetësime që na mundojnë prej kohësh dhe që ndikojnë në jetën tonë personale. Ndërsa më datën 13 maj, gjashtëkëndëshi retrogradë e Mërkurit nga Demi me Venusin në Gaforre forcon disponimin për të shprehur nevojat dhe për t'u afruar më shumë se kurrë me njerëzit që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë.  

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet e veshit në përgjithësi si dhe të veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Vertigo apo marramendja është një nga shenjat e para më dalluese që na sinjalizon për sëmundjen e veshit të mesëm. Por kjo sindromë mund të vijë nga shumë probleme shëndetësore siç është çervikalja, tensioni, anemia, diabeti, etj. Shkaqet e sëmundjeve të veshit janë të shumta si: infeksionet virale, bakteriale, myku; futja e ujit në vesh; prishja e florës bakteriale, rrjedhja e veshit; bllokimi i hundëve nga virozat; përhapja e ekzemës në vesh; çervikalja; infeksioni i veshit të mesëm. Që në kohët e lashta janë të njohura trajtimet me bimë të ndryshme mjekësore për kurimin e sëmundjeve të veshit. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja këshillon dhe rekomandon trajtimin alternativ si një metodë shumë efikase.

    • VIDEO

      Emirjana Sako në ‘Kontrast’: Manchester City në Durrës, një mundësi e shkëlqyer për fëmijët e të rinjtë në sport! Brenda 2024 përfundojmë rindërtimin

      Kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, njëherazi edhe kandidatja e PS për këtë bashki prezantoi në Report Tv vizionin e saj për katër vitet e ardhshme. E pyetur se përse duhet që qytetarët e Durrësit duhet t’i besojnë edhe një mandat tjetër, Sako thotë se kanë gati projektet e mëdha për transformimin e Durrësit.

    • VIDEO

      Trajtimi i Veshit të mesëm, metodat më efikase për të larguar marramendjen nga Ylli Merja

      Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti" në emisionin "Rreze Dielli" me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në sëmundjet e veshit në përgjithësi si dhe të veshit të mesëm, simptomat, pasojat dhe ndërlikimet shëndetësore. Vertigo apo marramendja është një nga shenjat e para më dalluese që na sinjalizon për sëmundjen e veshit të mesëm. Por kjo sindromë mund të vijë nga shumë probleme shëndetësore siç është dhe çervikalja. Marramendja është shqetësuese pasi na ndryshon cilësinë e jetës, ndonjëherë mund të jetë madje dhe kërcënuese duke bërë që ta kemi të pamundur të ecim, të lëvizin, të kalojmë rrugën etj.

      Shkaqet e sëmundjeve të veshit janë: infeksionet virale, bakteriale, myku; futja e ujit në vesh; prishja e florës bakteriale, rrjedhja e veshit; bllokimi i hundëve nga virozat; përhapja e ekzemës në vesh; çervikalja; infeksioni i veshit të mesëm. Që në kohët e lashta janë të njohura trajtimet me bimë të ndryshme mjekësore për kurimin e sëmundjeve të veshit. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja këshillon dhe rekomandon trajtimin alternativ si një metodë shumë efikase.

    • VIDEO

      ‘Kujdes, mos bëni zgjedhje të nxituara’, Parashikimi javor i horoskopit nga data 8-14 Maj nga Jorgo Pulla

      Sipas astrologut Jorgo Pulla kjo javë na jep një shans për t'u qetësuar ndërsa largohemi nga periudha e eklipseve që shkaktuan situata dhe tronditje intensive. Duhet të jemi të kujdesshëm në fillimin e kësaj jave, pasi më datën 9 maj Dielli formon një lidhje me Uranin në Dem, duke rikthyer në plan të parë nevojën për të hequr qafe mendësitë dhe perceptimet që mendonim se krijonin një kornizë sigurie në jetën tonë. Është e rëndësishme të mos vazhdohet me zgjedhje të nxituara pasi ka të ngjarë që ato të mos kenë zhvillimin që dëshirojmë. Duhet të menaxhoni me qetësi çështjet financiare dhe emocionale.

      Më datën 12 maj, gjashtëkëndëshi i Mërkurit retrograd në Dem me Saturnin tek Peshqit i rikthen në plan të parë çështjet financiare të së kaluarës. Ne kemi mundësinë të mbyllim fondet dhe borxhet që kanë mbetur të papaguara për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, na jepet mundësia të shprehim mendime dhe shqetësime që na mundojnë prej kohësh dhe që ndikojnë në jetën tonë personale. Ndërsa më datën 13 maj,  gjashtëkëndëshi retrogradë e Mërkurit nga Demi me Venusin në Gaforre forcon disponimin për të shprehur nevojat dhe për t'u afruar më shumë se kurrë me njerëzit që luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë. Duket se përgjatë kësaj jave rastet e së shkuarës janë mbyllur dhe ne lëmë mënjanë atë që mund të ndikojë negativisht në marrëdhënien tonë.

    • VIDEO

      Qofte me oriz në salcë me patate nga zonja Albana

      Qofte me oriz në salcë

      Përbërësit:

      • 500 gr mish i grirë
      • 1 vezë
      • 1 qepë
      • 3 lgj vaj ulliri
      • 1 fl kafe oriz
      • Majdanoz
      • Kripë, piper

      Për salcën:

      • 3 lgj vaj ulliri
      • 500 ml ujë
      • 1 qepë
      • 4 patate
      • 2 lgj salcë domate
      • 1 shkop kanelle
      • 1 tufë majdanoz
      • Kripë, piper

      Përgatitja:

      Mishin e grirë e bashkojmë me orizin, qepën e grirë imët, vezën, majdanozin, kripën, piperin. E punojmë brumin e qofteve në toptha të vegjël dhe i spërkasim me miell. Në një tigan kaurdisim qepën në yndyrë, shtojmë patatet dhe salcën, i lemë të ziejnë pak. Në një tenxhere shtojmë buljon perimesh ose mishi dhe e lemë të vlojë, më pas shtojmë qoftet e mishit dhe masën e salcës të përgatitur në tigan. E lëmë gatimin të ziejë në temperaturë mesatare.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv