• VIDEO

    Big Brother VIP nën "lupën" e Robert Aliaj

    Në skype nga Brukseli me Robert Aliaj Dragot, komenti për ngjarjet e fundit në Big Brother Vip Albania.

    Si e ka parë Kristin brenda shtëpisë më të famshme, Roberti.  Cili është opinioni i tij për lojën në BBV, personazhi më pragmatist aty, më kritiku, më i forti, më inteligjenti dhe kush mund të fitojë. Si mund të menaxhohet fama në këto nivele, çfarë këshille do u jepte Robert Aliaj disa nga konkurenteve specifikisht…

    Gjithashtu Roberti u ndal dhe në emocionet për vajzën e tij Gala, e cila prezantoi këto ditë filmin e parë me metrazh të shkurtër.    

  • VIDEO

    'Jemi Kombëtare e brishtë, s'kemi rritje', Rudi Vata për Report TV: Sylvinho detyrim të qëndrojë në Shqipëri, s'i siguruan një miqësore

    Kombëtarja shqiptare e futbollit luan me Poloninë më 27 mars në Varshavë, për ndeshjen e parë kualifikuese për Europianin 2024 në grupin E. Ky duel do sjellë edhe debutimin e trajnerit Sylvinho me kuqezinjtë.

  • VIDEO

    Bizneset ‘me lupë’ për punëtorë, kreu i shoqatës së Fasonerisë në Report TV: Shkak emigrimi, dhe pagat! Presim punëtorë nga Filipinet

    Kreu i shoqatës së Fasonerisë, Edvin Preçe ka folur në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu lidhur me krizën e bizneseve për punëtorë. Së fundmi, biznesi i fasonëve ka pasur goditjen më të madhe, për shkak të mungesës së forcës punëtore. Sipas Preçit, kjo gjë vjen si pasojë e faktorit social, por gjithsesi mbetet edhe pagat e ulëta një element që ndikon

  • VIDEO

    Petulla të pjekura me portokall nga zonja Albana

    Petulla me portokall

    Përbërësit:

    • 700 gr miell
    • 1 kokërr vezë
    • 60 ml vaj
    • 90 ml lëng portokalli
    • 8 gr pluhur pjekës
    • 140 gr sheqer
    • Lëkurë portokalli
    • Pluhur kokosi
    • Reçel për servirje

    Përgatitja:

    Në një enë rrahim vezën me sheqerin. Shtojmë lëngun e portokallit, lëkurën e portokalit, vajin, pluhurin pjekës. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas shtojmë gradualisht miellin duke e trazuar pa ndërprerje derisa të krijohet një masë qulli. Lyejmë disa tasa të vegjël me pak vaj dhe hedhim masën e brumit. Tasat i vendosim në një tavë ku kemi hedhur pak ujë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi petullat të piqen i largojmë nga forma duke i kthyer përmbys, i lyejmë me pak reçel portokalli dhe i spërkasim me pak pluhur kokosi.

  • VIDEO

    Byreçka furre me mish të grirë nga zonja Albana

    Byreçka furre me mish të grirë

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 200 ml qumësht
    • 1 vezë
    • 50 ml vaj
    • 15 gr maja e butë
    • Pak kripë, pak sheqer

    Mbushja:

    • 400 gr mish i grirë
    • 2 qepë të thata
    • 2 qepë të njoma
    • 200 gr djathë i butë pice
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Zëmë brumin me majanë e butë të tretur në qumësht. E lemë brumin të vijë për rreth 30 minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën e thatë dhe të njomë të grirë imët së bashku me mishin e grirë.

    Pasi brumi ka qëndruar, hapim petët sa një pëllëmbë dore. Bëjmë një ndarje me thikë deri në gjysëm të petës dhe e mbushim me kaurdisjen e qepës me mish të grirë. Shtojmë djathë të grirë kaçkavall dhe bëjmë mbylljen e petës në formë trekëndëshi, anësoret i punojmë me majën e pirunit. I lyejmë byreçkat sipër me furçë me vaj dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    Tortelini me domate të pjekura dhe salcë borziloku të freskët nga zonja Albana

    Tortelini me pesto genovese dhe domate të pjekura

    Përbërësit:

    • 1 pako tortelini
    • 1 kavanoz pesto genovese
    • 500 gr domate të pjekura
    • 1 thelpi hudhër
    • Borzilok për shije
    • Vaj ulliri ekstra i virgjër
    • Kripë, piper i zi

    Përgatitja:

    Në një tenxhere vendosim ujë me pak kripë dhe sapo të marrë valë shtojmë tortelinit dhe i lëmë 5 minuta të ziejnë. Ndërkohë në një tigan ngrohim pak vaj ulliri, vendosim një thelpi hudhër dhe domatet qershi të prera në gjysëm. Sapo të fillojë rrudhosja e lëkurës së domateve shtojmë peston gjenoveze. E lemë salcën të lidhet për pak minuta, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe i servirim tortelinit së bashku me salcën e përgatitur.

  • VIDEO

    VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 23 mars

    Profesorët e Akademisë së Shkencave kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV lidhur me misionin e akademisë së re, asaj të Artit dhe Shkencës si dhe për pronësinë intelektuale në Shqipëri.

    • VIDEO

      Tarifa: Në Shqipëri, shumë politikanë janë ‘doktorë shkencash’ por nuk kanë asnjë ditë punë kërkimore

      Profesori i Akademisë së Shkencave, Fatos Tarifa teksa foli për pronësinë intelektuale në vendin tonë, akuzoi edhe politikanët e Kuvendit për të cilët tha se shumë prej tyre mbanin gradën ‘doktor shkencash’ dhe nuk kanë bërë asnjë ditë punë shkencore.

    • VIDEO

      Shkenca dhe Arti/ Tarifa: Qeveria nuk konsultohet me shkencëtarët për politikat! Ruka: Jemi ‘në hije’! Xhufi: Nëpër studio, pellazgollogë të diplomuar për veterinari

      Profesorët e Akademisë së Shkencave kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV lidhur me misionin e akademisë së re, asaj të Artit dhe Shkencës si dhe për pronësinë intelektuale në Shqipëri.

    • VIDEO

      Ekspertja e mjedisit në Report Tv: Shqipëria shumë e prekur nga ndryshimet klimatike! Do përballemi me krizën e ujit

      Ornela Çuçi, eksperte mjedisit në një intervistë për Report Tv është shprehur se Shqipëria është shumë e prekur nga ndryshimet klimatike, e ndërsa shtoi se shumë shpejt vendi do të vuajë mungesën e ujit.

    • VIDEO

      Ekskluzive/Fati i Ervis Martinajt, flet ish-e dashura: S’kam lidhje me zhdukjen, por i kam dhënë... (23 mars 2023)

      Ish-e dashura e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Deta Kokomani mohon lidhjen me zhdukjen e tij. Në një komunikim ekskluziv për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv tha se ka muaj që i ka dhënë fund historisë me të dhe e ka harruar, ndaj shprehet se fjalët e saj janë përdorur nga persona të tjerë. Sipas Deta Kokomanit, jeta e saj vazhdon ndërsa shton se nuk ka aspak interes lidhur me fatin e Ervis Martinajt, ish bosi i lojërave të fatit që dyshohet se u pa para se të zhdukej në ambientet e një hoteli me ish-Misin. Referuar fjalëve që kanë qarkulluar në media se Ervis Martinaj shoqërohej me një vajzë tjetër dhe jo me të kur u zhduk, Deta Kokomani thotë se fjalët i janë përdorur. “Kanë dalë online, unë s'kam dhënë intervistë, thjesht janë përdorur fjalët e mia nëpërmjet personave të tjerë. S’i kam thënë unë ato fjalë drejtpërdrejt, kupton?! Ky muhabet ka marrë përmasa shumë të mëdha kështu që nuk dua ta zgjas. Unë s’kam lidhje me zhdukjen e personit, fare. Unë i kam dhënë fund asaj historie dhe kaq. Kam jetën time. Është temë që unë e kam harruar, ka me muaj dhe thjesht mediat po e shfrytëzojnë tani për përfitimet e veta dhe unë s'dua fare.”, tha Deta Kokomani në emisionin ‘Pa Gjurmë’. Kujtojmë se 22 vjeçarja, Sadete Kokomani, ish-miss Shqipëria, në datën 5 gusht rreth orës 17:00 është nisur me taksi nga Durrësi për në Tiranë pasi kishte komunikuar me Ervis Martinajn nëpërmjet aplikacionit ‘Telegram’ për të parë një shtëpi që do e merrte me qira. Pasi ka parë shtëpinë 22 vjeçarja ka shkuar me taksi tek ‘Hygeia’ në Tiranë ku ka hipur tek një audi me targa të huaja.

    • VIDEO

      ’14 maji’/ Endri Shabani dhe Arlind Qori ‘përplasin’ programet politike në Report Tv: Nga transporti, te taksat dhe shkollat

      “Nisma Thurje” dhe “Lëvizja Bashkë” kanë prezantuar në studion e Report Tv programin politik me të cilën kërkojnë votën e qytetarëve në zgjedhjet vendore të 14 majit.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv