Pite të mbushura me djathë dhe proshutë / receta e piteve të famshme greke Peinirli nga zonja Albana

28 Mars 2023, 12:05 | Përditesimi i fundit: 2023-03-28 12:29:01

Pite të mbushura me djathë dhe proshutë

Përbërësit:

  • 400 gr miell
  • 1 lç kripë
  • 1 lç sheqer
  • 1 ls vaj ulliri
  • 1 ls uthull
  • 230 ml ujë afërsisht

Për mbushjen:

  • 400 gr djathë i grirë i butë
  • 400 gr proshutë
  • 1 vezë për person

Përgatitja:

Në një tas shtojmë të gjithë përbërësit e brumit dhe e lemë të pushojë për disa minuta. Më pas e hapim brumin në formë rrumbullake dhe i japim me duar një formë të stërzgjatur dhe me pirun i bëjmë disa vrima. Bëjmë mbushjen e piteve, shtresën e parë me proshutë, të dytën me djathë të grirë dhe në fund hedhim një kokërr vezë. I vendosim pitet në furrë të piqen në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.