Waffle, ëmbëlsira e famshme Belge /si ta bëni vetë në shtëpi recetën nga zonja Albana

28 Mars 2023, 12:28

Waffle

Përbërësit:

  • 2 kupa miell
  • 1 lç kripë
  • 3 lç fryrës
  • 2 lgj sheqer
  • 2 vezë
  • 1 kupë e gjysmë qumësht
  • 1/3 e kupës gjalpë
  • 1 lç vanilje
  • Mjaltë për servirje

Përgatitja:

Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve. Rrahim të bardhat me pak kripë në marengë të fortë. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin, shtojmë gjalpin e shkrirë. Bashkojmë të dy masat bashkë, shtojmë qumështin dhe vaniljen. E trazojmë mirë dhe më pas shtojmë miellin duke e situr. E trazojmë derisa brumi të bëhet homogjen dhe e hedhim në qendër të tostierit për waffle. E lemë të piqet për pak minuta dhe e servirim me pak mjaltë.