-
VIDEO
Mister fati i Ervis Martinajt, ish-e dashura flet ekskluzivisht në ‘Pa Gjurmë’: S’kam lidhje me zhdukjen e tij! I kam dhënë fund historisë
Ish e dashura e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Deta Kokomani mohon lidhjen me zhdukjen e tij. Në një komunikim ekskluziv për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv tha se ka muaj që i ka dhënë fund historisë me të dhe e ka harruar, ndaj shprehet se fjalët e saj janë përdorur.
-
VIDEO
Emisoni i plotë "Rreze Dielli”, 23 Mars 2023 – Receta tradite/ Nutricionisti Altin Joka: këshilla për agjeruesit/ Ramazani për Edlira Dyrmishaj/ Kulturë
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Paça e Ramazanit dhe Pulë me patate dhe perime.
Muaji i Ramazanit për Edlira Dyrmishaj - psikologe, besimtare myslimane, e cila agjëron prej 27 vitesh së bashku me familjen e saj. Botëkuptimi i këtij muaji, një rrugëtim kuptimplotë, një filozofi e tërë reflektimi. Edlira Dyrmishaj tregon si ndikon ku muaj nga ana psikologjike, cilat janë ritualet e besimtarëve përgjatë këtyre 30 ditëve. Sa i vështirë është rrugëtimi i një myslimaneje, nënë intelektuale e 4 fëmijëve dhe e një gruaje të veshur me hixhab.
Nis muaji i Ramazanit, nutricionisti Altin Joka shpjegon si ndikon agjerimi në shëndetin tonë dhe përfitimet shëndetësore që mund të marrin besimtarët myslimanë në këtë muaj të madhërishëm. Myslimanët në mbarë botën gjatë muajit të Ramazanit për iftar dhe syfyr përgatisin ushqime të veçanta dhe të larmishme. Në shumicën e rasteve iftaret kalohen në prezencën e shumë miqve dhe familjarëve ku tryezat janë të shtruara me ushqime të bollshme. Po çfarë duhet të dinë besimtarët për vaktet që ata konsumojnë, çfarë bëjnë ata gabim dhe cilat janë ushqimet më të mira për të nisur një syfyr dhe për të përfunduar me iftarin? Si të ushqeheni shëndetshëm dhe cilat ushqime duhen eleminuar gjatë muajit të Ramazanit.
Ajka e kulturës së skenave botërore zbret në Tiranë në edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”. Në studio me Iva Tiço, zëdhënëse e Festivalit “Marie Kraja”. Eventi i madh kulturor do të mbahet në datat 30 dhe 31 Mars. 16 konkurrentë nga katër kontinente do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare Marie Kraja. Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare e përbërë prej drejtues të operave të mëdha evropiane dhe menaxherë artistësh nga më të njohurit.
-
VIDEO
Mister fati i Ervis Martinajt, ish-e dashura flet ekskluzivisht në ‘Pa Gjurmë’: S’kam lidhje me zhdukjen e tij! I kam dhënë fund historisë
Ish e dashura e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Deta Kokomani mohon lidhjen me zhdukjen e tij. Në një komunikim ekskluziv për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv tha se ka muaj që i ka dhënë fund historisë me të dhe e ka harruar, ndaj shprehet se fjalët e saj janë përdorur nga persona të tjerë.
-
VIDEO
Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti
Përdorimi i drogës është kthyer në tendencë mode, po kush janë përgjegjësit? Kjo ka qenë tematika e diskutimit të ekspertit të kriminalistikës, sociologëve dhe mësueses në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu.
-
VIDEO
Avokati Idajet Beqiri: Izet Haxhia të shpallet i pafajshëm! Sali Berisha nxori në prite Azem Hajadrin
Avokati i tij Idajet Beqiri, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv u shpreh se ato kërkojnë që Izet Haxhia të marrë pafajësinë pasi është i pafajshëm. Sipas Beqirit, Sali Berisha është personi i cili ka nxjerrë në pritë Azem Hajdarin
-
VIDEO
Agjerimi, Altin Joka: Qelizat "hanë" veten, ja përfitimet e trupit / gabimet dhe ushqimet e duhura
Nis muaji i Ramazanit, nutricionisti Altin Joka shpjegon si ndikon agjerimi në shëndetin tonë dhe përfitimet që mund të marrin besimtarët myslimanë në këtë muaj të madhërishëm
Myslimanët në mbarë botën gjatë muajit të Ramazanit për iftar dhe syfyr përgatisin ushqime të veçanta dhe të larmishme. Në shumicën e rasteve iftaret kalohen në prezencën e shumë miqve dhe familjarëve ku tryezat janë të shtrura me ushqime të bollshme. Po çfarë duhet të dinë besimtarët për vaktet që ata konsumojnë, çfarë bëjnë ata gabim dhe cilat janë ushqimet më të mira për të nisur një syfyr dhe për të përfunduar me iftarin? Si të ushqeheni shëndetshëm dhe cilat ushqime duhen eleminuar gjatë muajit të Ramazanit?
Nutricionisti Altin Joka foli për ushqimet që duhen konsumuar në muajin e Ramazanit dhe për gabimet që bëjnë në mënyrën e konsumimit të gjithë ata që agjërojnë. Gjithashtu nutricionisti u ndal dhe në benefitet që merr organizmi i njeriut nga agjerimi.
-
VIDEO
Vdekja e drejtoreshës së shkollës në Durrës, inxhineri elektrik në Report Tv: Fikni automatin kur bëni dush!
Duke marrë shkasë nga ngjarja e trishtë ku Ornela Gjeçi ka ndërruar për shkak të kontaktit me energjinë elektrike teksa po bënte dush, inxhineri elektrik Azmer Duleviç ka apeluar në studion e Report Tv qytetarët të kenë kujdes
-
VIDEO
Agjeron prej 27 vitesh, Edlira Dyrmishaj nënë e 4 fëmijëve rrëfen vështirësitë e një gruaje me shami
Muaji i Ramazanit për Edlira Dyrmishaj - psikologe, besimtare myslimane, e cila agjëron prej 27 vitesh së bashku me familjen e saj.
Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë 30 ditë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Botëkuptimi i këtij muaji, një rrugëtim kuptimplotë, një filozofi e tërë reflektimi. Ramazani konsiderohet si periudha ku trupi dhe shpirti pastrohet. Përveç pastrimit të shpirtit, bëhet për tu solidarizuar me të varfrit, për të ndarë ushqimin me to. Gjatë Ramazanit, besimtarët kërkojnë falje për mëkatet, luten për ndihmë ndaj të këqijave dhe përpiqen të pastrohen nëpërmjet vetëpërmbajtjes dhe veprave të mira. Edlira Dyrmishaj tregon si ndikon ku muaj nga ana psikologjike, cilat janë ritualet e besimtarëve përgjatë këtyre 30 ditëve. Sa i vështirë është rrugëtimi i një myslimaneje, nënë intelektuale e 4 femijeve dhe e një gruaje të veshur me hixhab.
-
VIDEO
Ajka e kulturës së skenave botërore zbret në Tiranë, Iva Tiço rrëfen detajet më të fundit të eventit
Ajka e kulturës së skenave botërore zbret në Tiranë në edicionin e 19-të të Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”. Eventi i madh kulturor do të mbahet në datat 30 dhe 31 Mars.
Në studio me Iva Tiço, zëdhënëse e Festivalit “Marie Kraja”. Edicioni 19-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik "Marie Kraja", kompeticionit ndërkombëtar të këngëtarëve operistikë do të zhvillohet në Tiranë në datat 30-31 Mars. 16 konkurrentë nga katër kontinente do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare Marie Kraja. Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare e përbërë prej drejtues të operave të mëdha evropiane dhe menaxherë artistësh nga më të njohurit.
-
VIDEO
Paça e Ramazanit / Supë me kos dhe hudhër nga zonja Albana
Paça e Ramazanit
Përbërësit:
- 3 gota ujë
- 1 gotë kos
- 2 lgj miell
- 2 vezë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 lgj gjalpë
- 1 lç kripë
- 1 lç piper i kuq
Përgatitja:
Në një tigan vendosim pak gjalpë dhe piper të kuq pluhur, e lemë derisa të shpërthejnë aromat dhe më pas vendosim thelpinjtë e hudhrës.
Në një tenxhere hedhim ujë dhe e lemë të marrë valë. Ndërkohë përziejmë në një tas kosin me vezët, miellin dhe kripën. Këtë masë e shtojmë tek uji i vluar, e trazojmë derisa të lidhet dhe të bëhet kremoze dhe e servirim menjëherë të ngrohtë duke e spërkatur me gjalpin e aromatizuar me piper të kuq dhe hudhër.
-
VIDEO
Pulë e aromatizuar me patate dhe perime në furrë nga zonja Albana
Mish pule me patate dhe perime
Përbërësit:
- 1 pulë
- 5-6 patate
- 1 spec i kuq
- 1 spec jeshil
- 1 qepë
- 1 karrotë
- 1 kungull
- 1 patëllxhan
- 1 tufë majdanoz
- 3-4 lgj vaj ulliri
- Spec i kuq pluhur
- Kripë, piper
- Rigon, trumzë
- Rozmarinë
- Limon
Përgatitja:
Fillimisht marinojmë pulën mirë më vaj ulliri, kripë dhe erëza sipas dëshirës. Pulën e vendosim në frigorifer dhe e lemë për rreth 1 orë që të marinohet sa më mirë.
Ndërkohë presim të gjitha perimet në kubikë dhe i vendosim në një tavë ku i marinojme me kripë, piper, rigon, trumzë, rozmarinë. Shtojmë pak vaj ulliri dhe rreth 1 gotë ujë. Në qendër të tavës vendosim pulën dhe e lemë të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 23 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga klasa politike që prodhoi 22 marsi 1992 te thirrje veteranëve e deri tek bizneset drejt falimentimit.