• VIDEO

    ’Ishte qefli dhe shkonte me të tjera’/60-vjeçari e lë për tjetrën në Itali, gruaja i lutet (21 mars 2023)

    Të dy kanë bashkëjetuar që prej vitit 2003, prindër të dy fëmijëve çifti nga Durrësi pas 19 viteve nuk janë më bashkë. Burri vendosi të braktisë gruan e tij Manjolën si dhe vajzat, tetorin e vitit 2021. Xhelo Peqini fiku telefonin për t’u larguar përfundimisht drejt Italisë dhe këtë familjarët e mësuan pak ditë më pas. I ati telefon njërën nga vajzat për t’i thënë se ndodhej në Lushnje, por pa dhënë sqarime mbi arsyen e largimit. Një vit më pas, Xhelo vendos të thyejë heshtjen duke i pranuar sërish të bijës se tashmë ai kishte ndarë mendjen të mos me kthehej, sepse kishte nisur bashkëjetesën me një tjetër grua, Ai kishte braktisur përfundimisht familjen në Shqipëri. Me këtë veprim, 61-vjeçari i kishte dhënë jep fund bashkëjetesës pas 19 viteve edhe pse kjo kishte qenë e dyta në jetën e tij. 61-vjeçari ishte divorcuar kohë më parë kur nisi bashkëjetesën me Manjolën, e cila edhe ajo gjithashtu vinte nga një martesë e dështuar. Xhelo është baba edhe i tre fëmijëve të rritur dhe Manjola gjithashtu nënë e tre fëmijëve të tjerë nga martesa e saj e parë.Me një jetë të koklavitur, çifti dukej se kishte gjetur mirëkuptimin për ta pranuar njëri-tjetrin edhe me historite e së shkuarës.Kjo gjë edhe pse zgjati gjatë në kohë, nuk mundi t’i rezistojë kohës. Mesa duket këtë herë Xhelo e kishte planifikuar mirë largimin e tij. Bashkëshortja e kishte nuhatur edhe kohë më parë se diçka po ndodhte pas krahëve të saj. Burri justifikohej se po shkonte të punonte në ndërtim, ndërkohë që një pjesë të mirë të kohës e kalonte duke takuar një tjetër grua, e njëjta që do të bëhej partnerja e tij e ardhshme me të cilën sot jetojnë bashkë në Itali. Kur kanë kaluar afro 3 vite nga kjo ngjarje, veprimet e të atit e bija nuk mundet dot t’i justifikojë. Ajo në çdo moment e kërkon me lot në sy, e për hir të saj një lutje e ka edhe nëna e vajzës. Manjola i kërkon Xhelos të kthehet edhe pse prej 2021 ajo nuk e ka parë më.

  • VIDEO

    Gara shpejtësie për like në Tik-Tok, Eksperti: Policia nuk ka detyrë të ndjek TikTok-un (21 mars 2023)

    Të ngasësh makinën në rrugë është një prej gjërave më të zakonshme në rutinën dhe përditshmërinë e gjithëkujt. Por ky cast krejt ultilitar në jetën tonë është shndërruar në shumë gjëra kohë pas kohe. Dhe vazhdimisht në kategori të caktuara moshore kjo kthehet në momentin më të rrezikshëm ndonjëherë. Sepse një pjesë e mirë e të rinjve dalin në rrugë me adrenalinën me vete dhe ngasin si në skena filmash.Si luajnë të rinjtë me jetën në kërkim të adrenalinës së shpejtësisë? Si t’i largohemi rrethit vicioz të aksidenteve që marrin jetën?

  • VIDEO

    Pas denoncimit të Report Tv për ndotjen nga ‘Albpetrol’ në Vjosë, Kumbaro: Po ndërhyjmë për pastrimin! Shpallja ‘Park Kombëtar’, historike

    Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, është shpallur park kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent. Por, lumi i Vjosës ende kërcënohet nga mbetjet e përpunimit të naftës, problem të cilin Report Tv e ngriti disa ditë më parë

  • VIDEO

    Kadilli: Nuk do pranoja të garojë për Bashkinë Tiranë nga asnjë palë e PD! Përgjegjësit pas 14 majit të largohen

    Në kushtet kur Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, ish-deputeti Fatbardh Kadilli e sheh të ardhmen të zymtë.

  • VIDEO

    Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 21 Mars 2023 – Receta tradite/ Debat mbi origjinën e byrekut/Ilir Shaqiri "kurorën e BBV"ia lë…/Habit 69-vjeçari

    Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Byrek me djathë dhe Fasule me makarona në tavë dheu.

    Byreku me djathë në 50 ushqimet më të shijshme në botë, Bullgaria merr pronësinë: Eshtë i yni! Çfarë mendojnë specialistët e kuzhinës shqiptare për këtë fakt? Byreku me djathë renditet ndër ushqimet më të shijshme, ndërsa Bullgaria ka marrë së fundmi pronësinë, duke e regjistruar si produkt bullgar. Edhe pse përdoret pothuajse në të gjithë vendet e Ballkanit, që nga Turqia e deri në Kroaci, Bullgaria ka arritur të marrë patentën. Byreku (banica) bullgar spikati në një renditje prestigjioze, duke hyrë në top 50-shen e gatimeve më të shijshme me djathë në botë.

    Ilir Shaqiri, balerini dhe koreografi i njohur flet për projektin ambicioz “Tirana Art Festival”, jetën e tij artistike dhe familjare. Komenti për BBV, si e sheh ai spektaklin e këtij viti dhe cili mendon se do të rrëmbejë fitoren… Iliri Shaqiri prej shumë vitesh jeton në Itali dhe karrierën e tij e ka zhvilluar në vendin fqinj. Një videomesazh nga dy “vajzat” e jetës së tij, bashkëshortja dhe Emili e emocionoi pa masë. Një tjetër moment emocionoues ishte dhe mesazhi që ish-prima balerina Mukades Erebera, i dërgoi të birit… Pjesëmarrja në edicionin e kaluar në Big Brother Vip Albania e riktheu dhe njëherë në qendër të vëmendjes Ilir Shaqirin. Si fitues ai komentoi dhe personazhet e këtij viti, çfarë mendon Iliri për trion Luiz-Olta- Qetësor dhe cili mund të jetë fituesi sipas tij?

    Në studio me Ylli Gramatiku, nutricionisti i çuditshëm i cili ka habitur me deklaratat e tij duke thënë se nuk pi aspak ujë dhe ushqehet vetëm me fruta e perime. Po ku bazohet ai për këtë mënyrë të çuditshme të të jetuarit? 

  • VIDEO

    Lufta brenda PD-së, analisti Burimi: Keni 1 vit pa zgjedhjen e kryetarit! Karabina: S’duam të fusim vëllavrasje demokratët

    Situata brenda Partisë Demokratike solli përplasje në studion e Report Tv mes analistit Genci Burimi dhe anëtares së Këshillit Kombëtar në PD, Mirela Karabinës. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, analisti u shpreh se në PD ka një absurd pasi kanë më shumë se ‘një vit që drejtohen nga një udhëheqës i komanduar dhe se nuk kanë bërë zgjedhjet brenda partisë

  • VIDEO

    Ilir Shaqiri: “Ja kujt i jam mirënjohës pafund sot dhe kush mendoj se e fiton Big Brother Vip…”

    Në studio me Ilir Shaqiri, balerini dhe koreografi i njohur flet për projektin ambicioz “Tirana Art Festival”, jetën e tij artistike dhe familjare. Komenti për BBV, si e sheh ai spektaklin e këtij viti dhe cili mendon se do të rrëmbejë fitoren...

    Iliri Shaqiri prej shumë vitesh jeton në Itali dhe karrierën e tij e ka zhvilluar në vendin fqinj. Iliri vjen nga një famije artistësh, nëna ka qenë balerinë e parë e Teatrit të Operas dhe Baletit kurse babai ka qenë solist. Ilir Shaqiri është rritur me baletin dhe erdhi shumë natyrshëm që edhe ai të vazhdonte të njëjtin profesion si të prindërve. Balerini ka spikatur në Shqipëri, por karriera e tij është afirmuar në Itali, ku dhe ka krijuar familjen dhe jetën e tij. Balerini është martuar me aktoren italiane Emanuela Morini me të cilën kanë edhe një vajzë Emily. Dhe pikërisht një videomesazh nga dy “vajzat” e jetës së tij e emocionoi pa masë. Një tjetër moment emocionoues ishte dhe mesazhi që ish-prima balerina Mukades Erebera, i dërgoi të birit…

    Pjesëmarrja në edicionin e kaluar në Big Brother Vip Albania e riktheu dhe njëherë në qendër të vëmendjes Ilir Shaqirin. Si fitues i edicionit të vitit të kaluar ai  komentoi  dhe personazhet e këtij viti, çfarë mendon Iliri për trion Luiz-Olta- Qetësor dhe cili mund të jetë fituesi sipas tij?

  • VIDEO

    Bullgaria: Byreku me djathë është i yni! / Ekspertja shqiptare e kundërshton: nuk keni fakte!

    Byreku me djathë në 50 ushqimet më të shijshme në botë, Bullgaria merr pronësinë: Eshtë i yni! Çfarë mendojnë specialistët e kuzhinës shqiptare për këtë fakt?

    Byreku me djathë renditet ndër ushqimet më të shijshme, ndërsa Bullgaria ka marrë  së fundmi pronësinë, duke e regjistruar si produkt bullgar. Edhe pse përdoret pothuajse në të gjithë vendet e Ballkanit, që nga Turqia e deri në Kroaci, Bullgaria ka arritur të marrë patentën. Byreku (banica) bullgar spikati në një renditje prestigjioze, duke hyrë në top 50-shen e gatimeve më të shijshme me djathë në botë. Fakt është që byreku nga sot është patentuar si produkt bullgar i çertifikuar, i njohur botërisht.

    Në studion e “Rreze Dielli” Dhurata Thanasi, eksperte kulinarie dhe Olsi Thanasi gastronom/shef kuzhine komentojnë rreth këtij fakti…     

  • VIDEO

    Byrek me djathë nga zonja Albana

    Byrek me djathë

    Përbërësit:

    • 500 gr miell
    • 1 lgj kripë
    • 1 lgj uthull
    • 1 lgj vaj ulliri
    • Ujë sa të marrë
    • Niseshte për hapjen e petëve

    Mbushja:

    • 400 gr djathë
    • 4 vezë
    • 100 ml qumësht
    • Vaj për spërkatje

    Përgatitja:

    Në një enë vendosim ujin, uthullën, vajin e ullirit dhe kripën. I përziejmë bashkë dhe shtojmë miellin duke e trazuar. Zemë brumin dhe e ndajmë në kuleçë të vegjël dhe i hapim një e nga një me ndihmën e niseshtesë. Në çdo petë kur e shtrojmë në tavë e spërkasim me vaj. Në mes të petëve vendosim mbushjen me djathë të bardhë të thërrmuar, vezë dhe qumësht. Shtrojmë petët e tjera dhe e vendosim byrekun të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi e nxjerrim nga furra e spërkasim me gjalpë të tretur.

  • VIDEO

    Fasule me makarona në tavë dheu nga zonja Albana

    Fasule me makarona në tavë dheu

    Përbërësit:

    • 500 gr fasule
    • 250 gr makarona
    • 1 qepë
    • 2 karrota
    • 1 degë selino
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 degë rozmarinë
    • 1 spec djegës
    • 2 lgj salcë domate koncentrat
    • 4 lgj vaj ulliri
    • 1 litër ujë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fasulet të cilat i kemi zjerë me parë u largojmë lëngun. Kaurdisim qepën e grirë imët duke shtuar pak kripë për zbutje. Shtojmë karrotën dhe selinonë të prera në kubikë të vegjël, thelpinjtë e hudhrës dhe salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen duke rregulluar shijen me kripë dhe piper. Më pas shtojmë rreth 1 litër ujë dhe e lemë të marrë valë. Sapo uji të fillojë të vlojë shtojmë fasulet dhe makaronat. E kalojmë këtë masë në tavë dheu duke shtuar pak spec djegës dhe rozmarinë. E lemë në furrë sa të marrë një cipë të hollë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak salçiçe ose suxhuk.  

  • VIDEO

    Fitorja kundër Flamurtarit, flet drejtori i Dinamos: U ndëshkova me të kuq se u përpoqa të ndaloja trajnerin kundërshtar të hynte në pankinën tonë

    Drejtori i klubit të futbollit Dinamo në një lidhje skype për ‘Shtypi i Ditës dhe Ju”, me gazetarin Andi Kapxhiu në Report TV, foli për ndeshjen e ditës së djeshme kundër Flamurtarit, e cila përveç emocioneve dhe kartonëve të kuq solli edhe përplasje mes stafeve të dy skuadrave për një 11 metërsh të kontestuar.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 21 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga rikonfirmohen 54 kryebashkiakë të PS te DASH nxjerr raportin për Shqipërinë dhe "nxin" qeverisjen e deri tek letër veteranëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv