• VIDEO

    VIDEO - Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 22 Mars 2023 – Receta tradite/ Magjia e zezë, telepatia dhe numrat e fatit/ Planetarium në Kosovë

    Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Kulaç me miell misri / Qofte me salcë / Sultjash, ëmbëlsira tradicionale me oriz dhe qumësht.

    E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte Pranvera Xhafa, studiuese e shkencave të okultit, e cila foli për magjinë e zezë dhe për shkencat e okultit. ”Ka disa lloje magjish që njerëzit i njohin mirë, por janë me ngjyra të ndryshme” e nis kështu rrëfimin Pranvera, studiuesja e Okultit. ”Magjia e zezë bëhet nga njerëz që duan t’i bëjnë keq një personi tjetër, kurse magjia e bardhë është kur duan t’i bëjnë mirë një njeriu”. Përveç magjisë, studiuesja foli dhe për telepatinë, a ekziston ajo dhe cila është arsyeja e parandjenjës së situatave të caktuara... Po numri i fatit a ka një kuptim? A ndryshon ai në individë të ndryshëm?

    Në një lidhje skype direkt nga fshati Rashincë i Komunës së Shtimes në Kosovë me profesorin e astronomisë Milaim Rushiti, i cili foli për projektin ambicioz të observatorit dhe planetariumit, i cili pritet të përfundojë ndërtimin në muajin Shtator. Observatori dhe Planetariumi do të jenë në shërbim të zhvillimit të aktiviteteve mësimore dhe jashtë-mësimore të nxënësve dhe të rinjve nga gjithë territori i Republikës së Kosovës. Ky projekt do t’iu mundësojë nxënësve edhe studentëve të shohin yjet përmes teleskopëve modern.

  • VIDEO

    Çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, Dule: Nuk është një tekë, flitet për çështje ekonomike! Vangjeli: Trashëgimi i problemit, zgjidhja e gjetur nga politika

    Kryetari i partisë ‘PBDNJ’, Vangjel Dule e ka komentuar këtë çështje në studion e ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga duke deklaruar se pavarësisht se marrëdhëniet mes dy vendeve duken nën jë pikë më të mirë, ende nuk u është dhënë një përmbajtje e caktuar politike.

  • VIDEO

    Ja si ta dalloni kur dikush ju ka bërë magji të zezë dhe si mund t’a prishni atë sipas okultistes

    E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” ishte Pranvera Xhafa, studiuese e shkencave të okultit, e cila foli për magjinë e zezë dhe për shkencat e okultit.

    ”Ka disa lloje magjish që njerëzit i njohin mirë, por janë me ngjyra të ndryshme” e nis kështu rrëfimin Pranvera, studiuesja e Okultit. ”Magjia e zezë bëhet nga njerëz që duan t’i bëjnë keq një personi tjetër, kurse magjia e bardhë është kur duan t’i bëjnë mirë një njeriu”.

    Përveç magjisë, studiuesja foli dhe për telepatinë, a ekziston ajo dhe cila është arsyeja e parandjenjës së situatave të caktuara... Po numri i fatit a ka një kuptim? A ndryshon ai në individë të ndryshëm?

  • VIDEO

    Qielli është i vetmi limit për Kosovën, gati qendra e vëzhgimit të yjeve!

    Kosova një hap para me astronominë, së shpejti qendra e vëzhgimit të yjeve

    Në një lidhje skype direkt nga fshati Rashincë i Komunës së Shtimes në Kosovë me profesorin e astronomisë Milaim Rushiti, i cili foli për projektin ambicioz të observatorit dhe planetariumit, i cili pritet të përfundojë ndërtimin në muajin Shtator. Observatori dhe Planetariumi do të jenë në shërbim të zhvillimit të aktiviteteve mësimore dhe jashtë-mësimore të nxënësve dhe të rinjve nga gjithë territori i Republikës së Kosovës. Ky projekt do t’iu mundësojë nxënësve edhe studentëve të shohin yjet përmes teleskopëve modern.  

  • VIDEO

    Sultjash /Oriz me qumësht nga zonja Albana

    Oriz me qumësht

    Përbërësit:

    • 250 gr oriz
    • 500 ml ujë
    • 1 litër qumësht
    • 150 gr sheqer
    • Vanilje
    • Kanellë

    Përgatitja:

    Vendosim masën e orizit të ziejë në ujë, kur shohim që uji po shteron shtojmë qumështin bashkë me sheqerin dhe vaniljen. E lemë derisa masa të trashet dhe orizi të shkriftohet. E shpërndajmë në tasa duke e pudrosur me kanellë.

  • VIDEO

    Kulaçi i fatit me miell misri nga zonja Albana

    Kulaç me miell misri

    Përbërësit:

    • 450-500 gr miell misri
    • 4 vezë
    • 1 gotë kos
    • 1 gotë vaj
    • 1 lç kripë
    • 1 lç sheqer
    • 1 lç sodë
    • 200 gr djathë

    Përgatitja:

    Në një tas shtojmë kosin, vezët, vajin dhe i trazojmë. Më pas shtojmë miellin e misrit, pak sheqer, kripë dhe sodë. Në fund shtojmë djathin e thërrmuar. E shtrojmë brumin në tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

  • VIDEO

    Rama vizitë në Britani, biseda për emirantët! Gazetarja Kadiaj: Nëse do ishim kriminelë siç tha Braverman, kryetarët e bashkive s'do na bashkoheshin në organizime

    Kreu i qeverisë, Edi Rama udhëton sot drejt Britanisë, kudo të zhvillojë vizitë 3 ditore. Në takimin me kryeministrin Rishi Sunak, në fokus të bisedimeve pritet të jenë edhe emigrantët shqiptarë që futen ilegalisht përmes gomoneve. Gazetarja Anila Kadiaj foli për Report Tv duke thënë se shqiptarët nuk kanë sindikatë në Londër, por vetëm organizime shoqërore që funksionojnë në mënyrën më të mirë.

  • VIDEO

    Qofte me salcë nga zonja Albana

    Qofte me salcë

    Përbërësit:

    • 300 gr mish i grirë viçi
    • 200 gr salçiçe
    • 1 fetë bukë
    • 1/2 gotë qumësht
    • 1 vezë
    • 1 tufë majdanoz
    • Borzilok, rigon
    • Kripë, piper
    • Arrë moskat

    Për salcën:

    • 200 gr salcë domate
    • 1 lgj salcë koncentrat
    • 1-2 lugë miell
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Në një tas bashkojmë mishin e grirë me një fetë bukë të njomur në qumësht, një qepë të grirë imët, vezë, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës. E punojmë mirë brumin e qofteve, e lemë pak të pushojë dhe më pas realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në vaj të nxehtë.

    Largojmë qoftet nga tigani dhe në po atë yndyrë kaurdisim pak miell duke i dhënë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë salcën e domates duke e përzier mirë. Gradualisht shtojmë ujë derisa të krijohet një salcë e plotë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, erëza dhe vendosim qoftet e skuqura. I lëmë pak minuta në nxehtësinë e salcës dhe i servirim.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 22 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Gonxhe nuk tërhiqet nga rritja e çmimit të patentës te 3 skenarët e Alibeajt për 14 majin e deri tek zbardhet plani i Silvinjos për Poloninë.

  • VIDEO

    A do të kërkojë SPAK arrestimin e Arben Ahmetajt ? (21 mars 2023)

    A rrezikon arrestimin Arben Ahmetaj? Gazetari i Report Tv Adriatik Doçi thotë se akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin. Avokati Përparim Çaça u shpreh se po përflitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje orësh por duhet që arsyetimi të jetë i bazuar në prova.

  • VIDEO

    Gazetari Doçi: Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro për inceneratorët dhe i ndau me Metën, më pas sulmuan shokët pasi u prishën në pazare

    Gazetari i Report Tv, Adriatik Doci tha në emisionin ‘Repolitix’ se ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka marrë 4 milionë euro nga çështje e inceneratorëve. Këtë shifër thotë se e ka ndarë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin por pasi u prishën në pazare, nisën me hakmarrje.

     
  • VIDEO

    Akuzat ndaj Ahmetajt/ Gazetari Doçi: Ditët në vijim SPAK mund të kërkojë arrestimin, do ndjekë rrugën e Llallës ose Tahirit! Avokati Çaça: Nuk shikoj të akuzohet për diçka konkrete

    A rrezikon arrestimin Arben Ahmetaj? Gazetari i Report Tv Adriatik Doçi thotë se akuzat ndaj ish-zv.kryeministrit janë të rënda ndaj ditët në vijim SPAK mund të kërkojë heqjen e imunitetit dhe të lëshojë urdhër arrestin. Avokati Përparim Çaça u shpreh se po përflitet se arrestimi i Ahmetajt është çështje orësh por duhet që arsyetimi të jetë i bazuar në prova.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv