-
VIDEO
22 mars ‘92 fitorja më e madhe , 31 vite më pas çdo të jetë PD pa Sali Berishën? (22 mars 2023)
22 marsi i vitit 1992 është një datë e rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi dominoi bindshëm në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajtën në Shqipëri duke siguruar 92 vende. Ky është rezultati më i madh që ka njohur ndonjëherë Partia Demokratike, por sot partia më e madhe opozitare në vend është e përçarë mes veti e ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë e të gjendur përballë kësaj situate, rezultati duket se nuk do të jetë aspak premtues.
-
VIDEO
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 marsi i vitit 1992 është një datë e rëndësishme për Partinë Demokratike, pasi dominoi bindshëm në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajtën në Shqipëri duke siguruar 92 vende. Ky është rezultati më i madh që ka njohur ndonjëherë Partia Demokratike, por sot partia më e madhe opozitare në vend është e përçarë mes veti e ndërsa zgjedhjet lokale po afrojnë e të gjendur përballë kësaj situate, rezultati duket se nuk do të jetë aspak premtues.
-
VIDEO
Gazetari në Report Tv: Fitorja e Veliajt në Tiranë është e padiskutueshme, kandidimi i Këlliçit një gafë e opozitës
Gazetari Denis Dyrnjaja e sheh të padiskutueshme fitoren e Erion Veliajt në Tiranë.
-
VIDEO
"Me aftësi ndryshe, por drejtues mjeti", flet mekaniku: Si i modifikova 80 makina (22 mars 2023)
Është me aftësi ndryshe, por ditën e ka të mbushur plot aktivitete. Modifikon makinat, administron pallatin, shkruan. Përjetimet kur u ul në karrige me rrota… Sfidat që përballet dhe forca për t’u ringritur…
-
VIDEO
Gjobë dhe heqje kujdestarie për prindërit që ekspozojnë fëmijët në rrjete sociale? (22 mars 2023)
Prinderit e kane kthyer ne pune. "Momblog", "mominfluencer", "instamom" etj jane termat e perdorur vitet e fundit ku ata qe "shfrytezohen" jane femijet. Franca pak dite me pare ka propozuar nje projektligj per ekspozimin e femijeve ne rrjete sociale. Ligji mund tu ndalojë prindërve të postojnë fëmijët në media sociale, gjobe e deri heqje kujdestarie.
-
VIDEO
KLSH tha se KESH përshkallëzoi krizën dhe keqmenaxhoi kaskadën e Drinit, zv.ministri i Energjisë: Raport i pasaktë! Kemi bërë një punë të mirë
TIRANË-Pas raportit të KLSH të publikuar në Shqiptarja.com 2 ditë më parë, ku thuhet se keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit nga KESH ka përkeqësuar krizën energjetike, ka ardhur edhe reagimi i zv.ministrit të Energjisë, Ilir Bejtja i cili është shprehur se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. I ftuar në Report Tv, në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Bejtja tha se ky raport i KLSH nuk qëndron, ku thekson se është i pasaktë.
-
VIDEO
Drejtoresha humbi jetën se e zuri korrenti, zv.ministri i Energjisë: Problem nga rrjeti i shtëpisë, jo i jashtëm
Zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja ka komentuar në studion e Report Tv, tragjedinë e regjistruar ditën e sotme në Durrës, ku drejtoresha e shkollës të Rrubjekës humbi jetën pasi e zuri korrenti. Bejtja tha se ky është një problem brenda rrjetit në shtëpi, jo i jashtëm.
-
VIDEO
Ekskluzive/Dhuna në burgjet greke, Pa Gjurme ’hyn’ në Koridhalos (22 mars 2023)
Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët që e torturuan në mënyrë mizore shqiptarin Saimir Zefi të dënuar në Selanik. 4 efektivët u liruan, por i riu nuk tërhiqet nga vendosja e drejtësisë. Report Tv me “Pa Gjurmë” është futur brenda burgut famëkeq të Greqisë, ku ka sjellë dëshminë e Saimir Zefit dhe shokut të tij të qelisë, Niko Kordhishti. Në një komunikim “live” me emisionin ‘Pa Gjurmë’ Saimir Zefi thotë se ka frikë për jetën e tij pasi policët e kanë dhunuar prej muajsh.Për gazetaren Odeta Dume, Zefi tregon se vëllai i një prej policëve i ka ushtruar presion bashkëshortes së tij greke, prandaj thotë se është i frikësuar Saimir Zefi: Përshëndetje! Odeta Dume: Si je me shëndet? Saimir Zefi: Jam pak më mirë kohët e fundit Odeta Dume: Jemi tronditur të gjithë kur mësuam nga mediat greke që je dhunuar në mënyrë barbare, thjesht pse ke kërkuar të drejtën për t’u paraqitur në gjykatë Saimir Zefi: Po, ashtu është e vërteta. Kishim një gjyq më datë 02.03.2023. Burgu i Koridhalo më çoi në Kavallë për gjyqin edhe nga burgu u bë transferta normale, kurse në Kavallë më çuan në datë 3, një ditë pas gjyqit… Odeta Dume: Saimir shikoj që ke probleme të pjesa e qafës, kaq shumë të paskan dhunuar?! Saimir Zefi: Kam me qafën shumë problem, por kam dhe dorën dhe këmbën akoma, se jam keq, se i kam pasur prangat shumë të shtrënguar Odeta Dume: Si nisi dhuna nga këta policët grekë të cilët të dhunuan edhe para nënës dhe babait? Saimir Zefi: Ky gjest nisi vjet në nëntor, se u zura me një polic në Kavallë, nisi si punë hakmarrje nga njeri-tjetri. Sivjet vazhdoi historia sërish, kur shkova në Kavallë. U bë çfarë u bë, kaloi. Kam javën tjetër gjyq atje në Kavallë dhe kam frikë shumë aty për jetën, për punën e familjes, kam nusen greke. Vëllai i atij policit i ka bërë presion nuses sime dhe gjërat janë shumë keq. Po mos të ishte drejtoresha e burgut do isha i vdekur sot.Baba i shqiptarit të burgosur, Viktor Prela (me mbiemër të ndryshuar), nga udhëtuar nga Greqia dhe në studion e ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv, ka rrëfyer se kjo ngjarje e ka shkatërruar atë.“Nga 24 orë, vetëm 1 orë vë gjumë në sy”, ka rrëfyer ai.Për Report Tv ka folur edhe shoku i qelisë së Saimir, Niko nga Fieri, i cili pretendon gjithashtu se është dhunuar nga ana e policisë greke dhe se është arrestuar me pa të drejtë. “Këtu në burgjet greke 60% e të dënuarve janë të dënuar me racizëm, të dhunuar nga policia, më kanë marrë në shtëpi dhe më ka dhunuar policia. Unë jam dënuar për vjedhje dhe grabitje, por as nuk kam vjedhur dhe as nuk kam bërë grabitjes, nuk më akuzon kush, s’kam asnjë denoncim, vetëm gjykata më thotë. Na rrahin dhe na grabisin shtëpitë tonë policët grekë”, tregon shoku i tij.Lajmi për Saimir Zefin, shqiptarin nga Puka u bë me dije pak ditë më parë. Zefi thotë se pasi u dënua në mungesë nga gjykata në Korydallos për grabitje, ky i fundit kishte kërkuar që të ishte i pranishëm gjatë seancës, por kjo kërkesë për të drejtat e tij, ka sjellë reagimin e ashpër të gardianëve grekë të cilët e kanë dhunuar brutalisht.Shoku i qelisë së Saimir Zefit, Niko Kordhishti nga Fieri ka deklaruar se është arrestuar pa pasur asnjë denoncim ndaj tij nga policia greke. Ai thotë se policia greke e ka dhunuar, e ndërsa hedh akuza në drejtim të tyre, duke thënë se përveç se i dhunojnë, edhe iu grabisin shtëpitë. Odeta Dume: Zotëri ti je një shqiptar tjetër që ndan qelinë me Sajmirin, nëse ke diçka që dëshiron ta thuash, si quheni? Niko Kordhishti: Përshëndetje! Unë jam Niko Kordhishti, nga Fieri Odeta Dume: Sa jeni dënuar? Niko Kordhishti: Unë jam një kuzhinier ekselent, jam dënuar 20 vjet pa fakte, pa prova, pa më denoncuar njeri, vetëm se jam shqiptar. Kam 2 vite e gjysmë brenda. Kam bërë shumë denoncime në shtetin grek, por janë të korruptuar dhe nuk e gjejmë dot anën ne, sidomos këtu nga burgu, vetëm shteti ynë po na ndihmoi, nëse ka shtet. Në burgjet greke janë 60% e shqiptarëve të dënuar me dënime skandaloze, vetëm për racizëm. Janë të rrahur nga policia. Unë kam dy fëmijë të vegjël, kam nusen greke. Në orën 7:30 të mëngjesit më kanë marrë me dhunë nga shtëpia dhe më ka rrahur policia kot. Kam kaluar edhe paralizë Odeta Dume: Jeni akuzuar dhe dënuar për çfarë? Niko Kordhishti: Unë jam dënuan kot për vjedhje dhe grabitje, por unë s’kam bërë as vjedhje asgjë, se nuk kam nevojë ta bëj këtë. Nuk më akuzon kush, vetëm se e thotë gjykata Sajmir Zefi: Unë Odeta i bie të dal gushtin e vitit tjetër nëse nuk m’i kanë shtuar ato 5 muaj tani Niko Kordhishti: Policët jo vetëm që na arrestojnë po na grabisin në shtëpitë tona, dhe i bëjmë thirrje ambasadave të na hapin telefonat
-
VIDEO
Nesër nis muaji i Ramazanit, Gurra për Report Tv: Agjëruesit janë rritur, por duhet më tepër praktikantë cilësor! Ardht i bardhë për të gjithë myslimanët
Nesër nis muaji i Ramazanit! Ish myftiu i Tiranës, Ylli Gurra na përcjell mesazhet dhe rregullat e ndjekjes së agjërimit përgjatë muajit të shenjtë siç është, muaji i Ramazanit. I ftuar në Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj Ylli Gurra theksoi se gjatë këtij muaji gjithkush duhet të ketë obligim për të agjëruar dhe nëse jo të gjithë kanë mundësi për këtë, duhet ta shlyejnë duke ndihmuar sadopak njerëzit në nevojë.
-
VIDEO
Çështja e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë, Dule: Nuk është një tekë, flitet për çështje ekonomike! Vangjeli: Trashëgimi i problemit, zgjidhja e gjetur nga politika (22 mars 2023)
Kryetari i partisë ‘PBDNJ’, Vangjel Dule e ka komentuar këtë çështje në studion e ‘Kontrast’ me gazetarin Denis Minga duke deklaruar se pavarësisht se marrëdhëniet mes dy vendeve duken nën jë pikë më të mirë, ende nuk u është dhënë një përmbajtje e caktuar politike.
-
VIDEO
Shoku i qelisë së Saimir Zefit 'live' nga burgu në ‘Pa Gjurmë’: Policët grek na rrahin dhe pastaj na grabisin shtëpitë
Shoku i qelisë së Saimir Zefit, Niko Kordhishti nga Fieri ka deklaruar se është arrestuar pa pasur asnjë denoncim ndaj tij nga policia greke. Ai thotë se policia greke e ka dhunuar, e ndërsa hedh akuza në drejtim të tyre, duke thënë se përveç se i dhunojnë, edhe iu grabisin shtëpitë.
-
VIDEO
E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari 'live' nga qelia në ‘Pa Gjurmë’: Rrahjet nisën që në nëntor, kam frikë për jetën! Policët i kanë ushtruar presion gruas
TIRANË- Vetëm 2 ditë burg ishte ndëshkimi i autoriteteve greke për 4 efektivët që e torturuan në mënyrë mizore shqiptarin Saimir Zefi të dënuar në Selanik. 4 efektivët u liruan, por i riu nuk tërhiqet nga vendosja e drejtësisë. Në një komunikim “live” me emisionin ‘Pa Gjurmë’ në ‘Report Tv’, Zefi thotë se ka frikë për jetën e tij pasi policët e kanë dhunuar prej muajsh. Për gazetaren Odeta Dume, Zefi tregon se vëllai i një prej policëve i ka ushtruar presion bashkëshortes së tij greke.