-
VIDEO
VIDEOHIGHLIGHTS- Deklaratat më të forta në Real Story 16 mars
-
VIDEO
PD e Alibeaj do futet në zgjedhje/ Kulluri: Asnjëra palë s’duhet të regjistrohej! Bejko: Sot, nisi një epokë e re! Minxhozi: Problem, Berisha ka klonuar 100 si vetja brenda partisë
TIRANË- Sot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi që të regjistronte Partinë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, por për analistin Edvin Kulluri ky ishte një vendim i gabuar. Në Report Tv, në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kulluri tha se nuk duhet të ishte regjistruar asnjë nga palët.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Iu vra gjyshja në ’Don Bosko’ flet 10-vjeçarja!Djali i Mimoza Pajës:Na vranë për së dyti! (16 mars 2023)
Report Tv dhe ‘Pa Gjurmë’ kanë trokitur në shtëpinë e familjes Mimoza Paja, që dora e krimit e vrau gabimisht në 12 mars në 'Don Bosko'. Mes dhimbjes dhe zisë për humbjen e të shtrenjtës së tyre, djali i viktimës, Sajmir Paja ka gjetur forcë dhe ka vendosur të flasë e të tregojë të vërtetën, pasi thotë se shumë media i kanë vrarë për së dyti me informacionet e rrema. Në një intervistë ekskluzive në Report Tv me gazetaren Odeta Dume, Sajmiri ka treguar se në momentin që ka ndodhur ngjarja, nëna e tij, Mimoza nuk ka qenë në orar pune te lokali në 'Don Bosko' i Fatjon Muratit, por kishte shkuar për të marrë një kafe, pasi nuk donte që të rrinte në shtëpi. “Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte”, ka rrëfyer Sajmiri për mikrofonin e Report Tv. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Sajmiri nuk ka qenë në shtëpi. Lajmin për të shtënat me armë në lokal e ka marrë nga një telefonatë që i bëri kunati i tij, e ndërsa me vrap është nisur në vendngjarje! Gjatë kësaj kohe, rrugës, ka lexuar me shpejtësi atë se çfarë kishin shkruar mediat dhe nga aty mësoi se “nëna e tij kishte mbaruar”, siç vetë rrëfen, e ndërsa lutej që mbesa e vogël 10-vjeçare edhe ajo e lënduar nga ciflat e xhamit si pasojë e breshërive të kallashnikovit, të ishte mirë.“Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar… (qan)”, rrëfehet ai.Ajo që e ka lënduar shumë janë edhe informacionet në media se e motra e kishte braktisur 10-vjeçaren dhe e kishte lënë te gjyshja, apo edhe lajmi se kishin 6 muaj pa paguar qiranë. Këto, thotë Sajmiri, nuk janë aspak të vërteta, e ndërsa u kërkon mediave që të vënë dorën në zemër, e të mendojnë për pasojat që sjellin te familja e viktimave. Në shtëpi ndodhej edhe një nga vajzat e Mimozës, e ëma e 10-vjeçares. Vajza thotë se nuk e kishte braktisur të bijën, por e mitura qëndronte me gjyshen sepse e donte shumë. Odeta Dume: Vajza falë Zotit gëzon shëndet të mirë sot? Nëna e 10-vjeçares: Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë, përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja, por gjyshja e ka dashur aq fort dhe janë dashur aq shumë me njëra tjetrën sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga gjyshja e vet Lokali ku punonte nëna e tij, ishte në pronësi të Fatjon Muratit, një person me rekorde kriminale, por djali i Mimoza Pajës, thotë se nuk kishte informacion, përveç faktit që ishin komshinj.Nga sa është mësuar deri më tani ngjarja është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur.
-
VIDEO
Vrasja te ‘Don Bosko’/ Rexhepi në Report TV: Do zbardhet ngjarja! Policia ka të infiltruar në grupin e Ervis Martinajt
Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ngjarja e ndodhur në ‘Don Bosko’ me një viktimë të pafajshme dhe 6 të tjerë të plagosur, do të zbardhet.
-
VIDEO
KAS regjistroi PD-në e Alibeajt në zgjedhjet vendore, Dashnor Sula: Kandidatët e dalë nga ‘Primaret’ të regjistrohen nën siglën tonë
Deputeti, Dashnor Sula në studion e Report TV tha se kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka qenë në një presion të madh politik mbi vendimin që mori ditë më parë për të mos pranuar kërkesën e PD-së në zgjedhje si dhe bëri thirrje që kandidatët e dalë nga Primaret, të regjistrohen si kandidatë nën siglën e PD-së.
-
VIDEO
VIDEO - Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 16 Mars 2023 – Receta plot shije / Bledi Mane në një rrëfim ndryshe… Kush e fiton BBV? Komente epike për personazhe publik nga gazetari kontrovers
Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Gjellë me patate dhe salcë domate / Tavë me presh dhe oriz/ Biftek në grill me garniturë perimesh
Kontrovers, edhe me origjinën edhe me profesionin e tij. Gazetari i vetëshpallur “Armiku Publik” (Public Enemy) atakues i realitetit ku jetojmë, sot ishte mysafir i emisionit “Rreze Dielli”. Bledi Mane tregoi cila është kostoja e gazetarisë që ai bën, nëse ka avantazhe apo disavantazhe. Si një gazetar i mirë artikuluar, i mprehtë, por i hidhur, ironik, me një sarkazëm e cila duket se është arma e tij më e fortë, Mane rrëfen nëse ka bërë më shumë miq apo armiq në profesionin e tij.
Gjithashtu Bledi Mane u ndal dhe në eksperiencën e tij të fundit në reality show “Big Brother Vip Albania”, ku dha dhe mendimin e tij për disa nga banorët e shtëpisë. Gjithashtu të tjerë personazhë publik ishin "nën lupën" e tij sarkaistike...
-
VIDEO
Djali i Mimoza Pajës: Mediat na vranë për së dyti! Nuk është jeta një klikim
Sajmir Paja, djali i Mimoza Pajës që mbeti viktimë në ‘Don Bosko’ ka treguar se është vrarë për së dytë nga lajmet që ka lexuar mnë media, prandaj ka refuzuar shumë intervista. Ai tregon se zgjodhi që të flasë për gazetaren e ‘Pa Gjurmë’ në Report TV Odeta Dume sepse iu duk e vetmja bindëse që fjalët e tij nuk do shtrembëroheshin.
-
VIDEO
U raportua se kishte 6 muaj pa bërë pagesën, pronari i qirasë për Report Tv: E pavërtetë! Mimoza Paja ishte shumë korrekte me pagesën
Pronari i shtëpisë ku qëndronte me qira Mimoza Paja, ka treguar se lajmi se ajo kishte 6 muaj pa bërë pagesën është i pavërtetë. AI tregon se Mimoza Paja ishte shumë korrekt me pagesën, teksa e përshkruan si një zonjë shumë të mirë.
-
VIDEO
Flet vajza e viktimës: Gocën 10-vjeçe s’e kam braktisur! Ajo donte të rrinte me gjyshen se e donte shumë fort
Nëna e 10-vjeçares, vajza e Mimoza Pajës ka treguar se e kishte lënë të bijën me gjyshen, jo sepse e kishte braktisur, por sepse e donte shumë.
-
VIDEO
Djali i Mimoza Pajës për 'Pa Gjurmë' në Report Tv: Nëna ime kishte shkuar në lokalin e Fatjon Muratit të merrte në kafe
Në një intervistë për Report Tv, Sajmir Paja ka treguar se shumë gjëra që janë shkruan në media nuk janë të vërteta. Ai ka treguar se në ato momente Mimoza Paja nuk ka qenë në punë, por ka qenë duke pirë një kafe.
-
VIDEO
EKSKLUZIVE/ Nëna iu vra gabimisht nga dora e krimit në ‘Don Bosko’, djali i viktimës: Mami s'ishte në punë kur ndodhi ngjarja, kishte shkuar të pinte kafe! Lajmin e pashë në media, po lutesha vetëm për mbesën
Report Tv ka shkuar në shtëpinë e familjes së Mimoza Pajës, 58-vjeçarja që u vra gabimisht nga dora e krimit teksa ishte duke punuar në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit. Për moderatoren e ‘Pa Gjurmë’, Odeta Dume, djali i viktimës, Sajmir Paja, ka treguar se si e ka mësuar lajmin për atë se çfarë kishte ndodhur me nënën e tij.
-
VIDEO
"Berisha fitues i BBV"prerje mes Luiz-Olta/Milaim Zeka 'Dallavere vjetër'...komentet epike të Bledi Manes
Kontrovers, edhe me origjinën edhe me profesionin e tij. Gazetari i vetëshpallur “Armiku Publik” (Public Enemy) atakues i realitetit ku jetojmë, sot ishte mysafir i emisionit “Rreze Dielli”. Bledi Mane, pas një rrëfimi jetësor dhe profesional u ndal dhe në eksperiencën e tij të fundit në reality show “Big Brother Vip Albania”, ku dha dhe mendimin e tij për disa nga banorët e shtëpisë. Gjithashtu të tjerë personazhë publik ishin "nën lupën" e tij sarkaistike...