• VIDEO

    Subvencionet e bujqësisë për fermerët, kreu i ‘Agro Biznesit’ në Report Tv: E domosdoshme, por s’duhet parë si zgjidhje afatgjatë

    Ditën e sotme janë hapur aplikimet për skemën e mbështetjes në bujqësi për të gjithë fermerët. Për kreun e ‘Agro Biznesit’, kjo skemë e ndërmarrë nga qeveria është një zgjidhje e domosdoshme për momentin. Sipas Agim Rrapaj, i cili foli në Sot Live në Shqipëri, me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu ai tha se gjithsesi nuk duhet parë si një zgjidhje afatgjatë

  • VIDEO

    Polemikat për Vlora Hysenin, e propozuara për kreun e SHISH, analisti: Gruaja më e besueshme për partnerët! S’u përjashtua nga Kurti për paaftësi

    Propozimi i kryeministrit Rama në Presidencë për Vlora Hysenin si kryetare e SHISH u përfol shumë, madje edhe u aludua për një “mesazh të koduar” për Kosovën, pasi kjo e fundit ishte shkarkuar nga kryeministri i Kosovës nga një post i rëndësishëm.

  • VIDEO

    Mbetjet e naftës derdhen në Vjosë, ambientalisti për Report Tv: Rrezik për jetën e egër, të nisë plani për menaxhimin e Parkut Kombëtar

    Një ditë më parë Report Tv trajtoi çështjen e derdhjes së mbetjeve të përpunimit të naftës nga kompania ‘Albpetrol’ në ujërat e Vjosës. Ambientalisti  Zyhdi Vorpsi thotë se kjo do të ndikojë direkt në jetën e egër dhe habitatin e tyre në lumin Vjosa.

  • VIDEO

    Menopauza, nuk do ndjeni asnjë shqetësim, përdorini këto bimë/Ylli Merja:zgjidhjen e keni në shtëpi

    Menopauza, si të zvogëlojmë efektet anësore të saj. “Sekrete” për të gjitha gratë për t’a kaluar sa më lehtë.

    Menopauza sjell jo pak shqetësime tek femrat, por ajo mund të kalohet lehtë në sajë të shumë bimëve që natyra na ka falur. Ylli Merja, specialist i bimëve mjekësore, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” tregoi trajtimet alternative nëpërmjet disa bimëve të cilat arrijnë në mënyrë përfekte të minimizojnë shqetësimet e pasojat fiziologjike që kjo fazë e jetës shfaq tek femrat. Për të gjitha gratë është shumë e rëndësishme trajtimi që në shenjat e para të fillimit të premenopauzës. Nëse ato do të konsumojnë disa bimë "mike" të tyre në këtë fazë të jetës, do të ndjejnë më pak efektet anësore pas hyrjes në menopauzë.

  • VIDEO

    Kërkon lirinë pas njohjes së kohës së paraburgimit, shtyhet sërish senaca për ish-ministrin Tahiri! Mungoi gjyqtari

    Seanca për ish-ministrin e Brndshëm Saimir Tahirin është shtyrë sërish. Ditën e sotme ishte parashikuar të mbahej seanca gjyqësore e radhës për kërkesën e Tahirit, i cili kërkon t’i llogaritet edhe koha që ka kaluar në paraburgim, por ka munguar gjyqtari i çështjes Elton Frashëri.

  • VIDEO

    Zgjedhjet vendore, Alibeaj mbledh sot Kryesinë dhe Grupin Parlamentar në zyrat e reja, do caktohen kandidatët për 14 majin

    Pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e regjistroi në zgjedhjet vendore 2023, kryetari komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj do të mbledhë sot pasdite Kryesinë dhe Grupin Parlamentar. Kjo është edhe mbledhja e parë që grupi i PD do të zhvillojë në zyrat e reja që kanë marrë me qira rrugën Donika Kastrioti, zyra në të cilat do ushtrojë aktivitetin politik, pasi selinë e PD-së e ka ende në përdorim Sali Berisha.

  • VIDEO

    "Kujdes timonin dhe paratë në dorë" Parashikimi javor i horoskopit sipas astrologut Jorgo Pulla

    Duket një javë me ndryshime me marrje vendimesh të rëndësishme në fushën e biznesit, por jo vetëm. Kujdes këtë javë me timonin dhe paratë në dorë, mos jepni asnjë kapar. Më datë 21 mars kemi hënën e re në shenjën e Dashit, kemi ndikime të mëdha dhe favorizime në fushën e punës, ku më të ndikuara do të jenë Dashi, Shigjetari dhe Gaforrja. Po edhe ato që kanë ashendentët në këto shenja gjithashtu do të ndikohen. Është pikërisht kjo kohë, ky moment për ndryshime. Më datën 24-25 mars kemi një ndikim planetar që lidhet me Saturnin dhe Marsin ku duhet të kemi kujdes në lidhje me një punë, një çështje ligjore apo një problem që mund të kemi patur më përpara.

    Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 20-26 Mars 2023.

  • VIDEO

    Gjoks pule në qumësht nga zonja Albana

    Gjoks pule në qumësht

    Përbërësit:

    • 500 gr gjoks pule
    • 100 ml qumësht
    • Miell për pudrosje
    • 1 lugë gjalpë
    • Kripë, piper, trumzë

    Përgatitja:

    Filetojmë gjoksin e pulës dhe i rrahim fetat me një zbutës mishi në mënyrë që të jenë të gjitha me të njëjtën trashësi. I lyeni me miell duke shkundur miellin e tepërt.

    Shkrijmë gjalpin në një tigan që nuk ngjit, më pas shtojmë fetat e pulës dhe i skuqim mirë nga të dyja anët. Në fund shtojmë qumështin, ulim zjarrin dhe i lemë të ziejnë derisa qumështi të bëhet kremoz. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe trumzë të freskët dhe e shërbejmë.

  • VIDEO

    Tavë me pure patate, salcë dhe sallam turist nga zonja Albana

    Tavë me pure patate, salcë dhe sallam turist

    Përbërësit:

    • 4 patate të mëdha
    • 1 lgj gjalpë
    • 1 fç qumësht
    • 2 lgj djathë kaçkavall
    • Kripë, arrë moskat
    • Sallam turist FIX
    • Salcë domate pure
    • 1 lgj salcë koncentrat
    • 1 qepë
    • Gjethe dafine
    • Kripë, piper i zi
    • Djathë kaçkavall i butë

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim patatet të ziejnë në ujë me kripë. Më pas i shtypim patatet duke shtuar qumështin, djathin e grirë kaçkavall, kripën dhe arrën moskat. Pasi është krijuar masa e njëtrajtshme shtojmë gjalpin. Purenë e shtrojmë në një tavë.

    Sallamin turist e presim në feta dhe e kaurdisim së bashku me një qepë të grirë. Pasi qepa ka ndryshuar ngjyrë shtojmë salcën e domates, gjethen e dafinës, kripë, piper të zi. Këtë masë e vendosim në tavë mbi pure dhe e spërkasim me djathë të butë kaçkavall të grirë.

  • VIDEO

    Përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me grupin e Emiljano Shullazit po bëhet me dyer të mbyllura! Avokatja: Jo më 'publicitet'

    Përballja  e Luftar Recit me të pandehurit e tjerë të grupit të Emiljano Shullazit po zhvillohet në GJKKO me dyer të mbyllura. Kërkesa u bë nga prokurorja Elida Kackini e cila pretendoi se kjo masë kërkohet për të sigurinë e dëshmitarit të mbrojtur dhe deklarimet e tij mund të ndikoje edhe ne sigurinë e personave të tjerë që përmenden ne dëshmi.

  • VIDEO

    Arrestimi i kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, Partia Socialiste: Nuk marrim në mbrojtje askënd, përgjegjësia personale

    Përgjegjësi personale e ka quajtur kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla arrestimin e kryebashkiakut socialist të Bulqizës Lefter Alla nga SPAK. Në një prononcim për mediat ai tha se PS e ka treguar në të gjitha rastet e ngjashme se nuk bëhet mburojë e asnjëri që ka një llogari të hapur me drejtësinë.

    • VIDEO

      Marrëveshja Kosovë-Serbi në Ohër, Ramabaja në Report Tv: S’është më e mira e mundshme por është pozitive! U shmang një Republika Srpska të dytë

      Drejtori i Institutit shqiptar për gjeopolitikë, Sadri Ramabaja e ka cilësuar marrëveshjen Kosovë-Serbi në Ohër si jo më të mirën e mundshme, por pozitive tani për tani. Në një intervistë në “Shtypi i ditës dhe Ju” me gazetarin e Report Tv Andi Kapxhiu, ish anëtari i Vetëvendosjes, u shpreh se marrëveshja gjithsesi nuk është më e mira e mundshme përsa kohë nuk përfshin njohjen de jure të shtetit të Kosovës.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv