• VIDEO

    Bllok rrjeteve sociale, zhduk gjurmët e tij djali nga Tepelena/E motra: Më premtoi… (17 mars 2023)

    Një debat mes tij dhe pronarit grek dyshohet të jetë bërë shkak për zhdukjen e 38-vjeçarit shqiptar nga Gjermania. Landi Kondaj punonte si kuzhinier në një restorant me një pronar grek dhe se ishte i regjistruar me dokumenta greke ku njihej me emrin Ilia. Ai rezulton i humbur që prej vitit 2017, kur për herë të fundit foli me të vëllanë Bernarden, të cilit nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim. Ky ishte dhe komunikimi i fundit me familjarët dhe prej tri vitesh tashmë nuk ka asnjë gjurmë të Landi Kondaj. Pasi 38-vjeçari nuk u bë më i gjallë, i vëllai udhëtoi drejt Gjermanisë për të rënë në kontakt me shokë, por edhe me vetë pronarin grek, ku punonte prej 10 vitesh 38-vjeçari. Pronari ia pohoi se kishin pasur një debat bashkë me shqiptarin nga Tepelena, por ai nuk kishte mësuar më pas drejtimin që mori ai pasi u largua. Në dijeni të familjarëve i riu jetonte i vetëm. Më herët ka jetuar në Greqi, madje i pajisur me dokumenta të rregullta. Atë kohë ikte dhe vinte në Shqipëri, por zhvendosja e tij në Gjermani prej një dekade nuk e ktheu më në atdhe.Familjarët e përshkruajnë një tip të mbyllur dhe me raste nuk komunikonte me ta edhe për 3-4 muaj me radhë. Dikur aktiv në rrjetet sociale, Landi ka postuar për herë të fundit në profilin në facebook shkurtit e vitit 2017.Dikur me një dëshirë të madhe për të emigruar në kontinentin amerikan, familjarët nuk dinë të thonë me siguri nëse vërtetë ai mund të ketë marr këtë rrugë të gjatë pa kthim, drejt asaj që për të mund të ishte toka e premtuar.

  • VIDEO

    KAS regjistroi PD-në e Alibeajt në zgjedhje/ Haklaj: 6 marsi nuk do përsëritet, demokratët janë kthjelluar! Kalaja: Partia Demokratike humbi shansin për bashkim

    I ftuar në studion e Report TV, me gazetarin Arbër Hitaj, ish deputeti i PD, Azgan Haklaj tha se vendimi i KAS tregon qartësisht se kryear i komanduar i Partisë Demokratike është Enkelejd Alibeaj, ndërsa tha se kreu i KQZ, Celibashi, ka cënuar procesin zgjedhor me deklaratat e bëra ku u shpreh se për të ishte e qartë Berisha kishte mbështetjen e simpatizantëve.

  • VIDEO

    Report TV -Ndryshojnë kriteret për naftën falas në 2023

     

    Në relacionin e vendimit të miratuar nga qeveria për këtë vit parashikohet që fondi i vënë në dispozicion për naftë falas është 1,3 mld lekë. Grupi i kulturave bujqësore përfituese do të jetë 3, si: bimë arash, dru frutore, perime.

  • VIDEO

    Zhupa në Report Tv: Askush nga kandidatët e primareve s’do futet në zgjedhje nën siglën e PD-së së Alibeajt! Vendimi i KAS i paprecedentë

    KAS i kërkoi KQZ që të regjistrojë në zgjedhje PD-në me kryetar të Komanduar Enkelejd Alibeajn, por për grupin e Sali Berishës ky vendim është i paprecedentë. E ftuar në Report Tv, deputetja Ina Zhupa tha se nuk mund të regjistrohej në këto zgjedhje Alibeaj, por Berisha.

    • VIDEO

      Debat në Report Tv: Mërtiri: Berisha është e shkuara! Zhupa: Nuk dëgjoj çdo idiotësi, ndotje akustike! Analisti: Mirupafshim

      Një debat është zhvilluar në Report Tv mes analistit Ergy Mërtiri dhe deputetes Ina Zhupa sa i takon zgjedhjeve vendore. Analisti Mërtiri thotë se Berisha është e shkuara dhe nuk do i sjellë asnjëherë fitoren partisë, por nga ana tjetër Zhupa tha se nuk mund të dëgjojë çdo idiotësi të tij.

       
    • VIDEO

      VIDEO - Emisoni i plotë "Rreze Dielli,17 Mars 2023–Receta plot shije/Fotografi i botës së egër/Studenti 77-vjeçar /Nga Firenze spektakel me shampanjë…

      Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Brokoli me qumësht, kos dhe vezë / Supë me mish, kos dhe lëpjetë / Qofte me presh, djathë dhe nenexhik.   

      I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” gazetari dhe fotografi i botës së egër Arian Mavriqi. Që nga fëmijëria Ariani u dha pas botës së egër dhe fotografisë. Këtij pasioni vështirë se i gjen vend në qytetet plot me ndërtesa të egra pasi kjo egërsi nuk është e njëjtë me llojin e asaj që Ariani e kërkon me aq përkushtim. ”Ne jemi dokumentues të kafshëve më të veçanta që syri i njeriut nuk mund t’i shohi në jetën e përditshme, si kaprolli, dreri i egër, apo shpendët më të veçanta që gjenden në malet tona”shprehet ai. Një moment tjetër i rëndësishëm në karrierën e Arianit është dhe kur Kompania gjigande Microsoft, i bëri një koment fotos së gazetarit, pasi kjo e fundit kishte një ngjashmëri mbresëlënëse me logon që përdor aktualisht windows si simbol të saj në faqen e parë.

      Nga Firenze me Lulzim Vulashi, shkodrani furrtar me profesion i cili u bë i njohur, pasi dhuronte bukën falas për të gjithë gratë që nuk kishin mundësi t’a blinin. E mban mend shumë mirë ç’ka hequr kur shkeli për herë të parë në tokën Italiane, e tani që punët i shkojnë mirë, mendon të ndihmojë të tjerët. I gjithë qyteti e njeh për nismën e bukur dhe tashmë e identifikojnë lehtësisht ne dyqanin e tij “Pane, amore e fantasia”. Lulzim Vulashi është i njohur në Firenze, përveç të tjerave dhe për hapjen e shisheve të shampanjës me shpatë... Dyqani i tij është bërë shumë viral dhe frekuentohet nga shumë turistë që vizitojnë qytetin magjik të Firenzes, por edhe nga shumë VIP-a shqiptarë.

      Studenti më i vjetër i diplomuar në Shqipëri, 77-vjeçari Destan Dangëllia. Pengu më i madh i jetës së tij ka qenë studimi dhe dija, por i pamundur ai gjeti mundësinë që Universitetin t’a niste vetëm në moshën 65-vjeçare. “Për shkak të kushteve dhe mohimit që më bënë në atë kohë, para viteve ‘90 nuk munda të diplomohesha, por kjo ëndërr nuk u shua kurrë brenda meje” kështu e nis rrëfimin Destan Dangëllia. Më pas studenti që pret vetëm të marr diplomën foli dhe për historinë e dashurisë me bashkëshorten, një dashuri që nga rrëfimi i Destanit, ka nisur që në klasë të tretë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.   

    • VIDEO

      “Bukë e kripë e zemër”/Njihuni me shqiptarin që dhuron bukë falas në Firenze dhe bën spektakël...

      Lulzim Vulashi prej vitesh jeton në Firenze. Ai është nga Shkodra, furrtar me profesion dhe u bë i njohur, pasi dhuronte bukën falas për të gjithë gratë që nuk kishin mundësi t’a blinin. E mban mend shumë mirë ç’ka hequr kur shkeli për herë të parë në tokën Italiane, e tani që punët i shkojnë mirë, mendon të ndihmojë të tjerët. Sot gjithçka ka kaluar, ai ështe pronar i dyqanit, “Pane, amore e fantasia”, në të cilin janë punësuar 7 vetë, ku veç bukës gjen edhe gatime të ndryshme. I gjithë qyteti e njeh për nismën e bukur dhe tashmë e identifikojnë lehtësisht. Ky nuk është gjesti i vetëm që ai ndërmerr për komunitetin. Që nga viti 2007, një herë në jave ai u ofron darkë të pastrehëve në ambientet e dyqanit të tij.

      Lulzim Vulashi është i njohur në Firenze, përveç të tjerave dhe për hapjen e shisheve të shampanjës me shpatë... Dyqani i tij është bërë shumë viral dhe frekuentohet nga shumë turistë që vizitojnë qytetin magjik të Firenzes, por edhe nga shumë VIP-a shqiptarë

    • VIDEO

      Ndryshimet në Kodin Rrugor, eksperti në Report Tv: Të nevojshme! Si në vendet e BE, shoferët e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike

      Eksperti rrugor Fadil Likaj ka komentuar në Report Tv ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që u miratuan një ditë më parë në parlament edhe me votat e opozitës.Eksperti tha se këto ndryshime ishin të duhura duke pasur parasysh edhe aksidentin tragjik që u dënua në mbikalimin e TEG-ut ku tre të rinj humbën jetën.

      • VIDEO

        E pa imagjinueshme /Njihuni me studentin më të pazakontë, 77-vjeç pret të diplomohet

        Studenti më i vjetër i diplomuar në Shqipëri, 77 vjeçari Destan Dangëllia. Pengu më i madh i jetës së tij ka qenë studimi dhe dija, por i pamundur ai gjeti mundësinë që Universitetin t’a niste vetëm në moshën 65 vjeçare. “Për shkak të kushteve dhe mohimit që më bënë në atë kohë, para viteve 90’ nuk munda të diplomohesha, por kjo ëndërr nuk u shua kurrë brenda meje” kështu e nis rrëfimin Destan Dangëllia. “Kur i thashë gruas dhe mbesave që do nisja Universitetin për “Agro-mjedis”, në  moshën 65 vjeçare, ata mbetën të shtangur”. Po si e pritën shokët e klasës studentin e veçantë, Destani rrëfehet në studio…

        Më pas studenti që pret vetëm të marr diplomën foli dhe për historinë e dashurisë me bashkëshorten, një dashuri që nga rrëfimi i Destanit, ka nisur që në klasë të tretë dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite.   

      • VIDEO

        Brokoli me krem qumështi, kos dhe vezë nga zonja Albana

        Brokoli me krem qumështi, kos dhe vezë

        Përbërësit:

        • 1 kokë brokoli
        • 2 thelpinj hudhër
        • 1 qepë
        • 1 karrotë
        • 4 vezë
        • 1 fç kos
        • 4 lgj miell
        • 1 ls pluhur pjekës
        • 1 fk qumësht
        • Domate qershi

        Përgatitja:

        Brokolin e vendosim në ujë të ngrohtë për 10 minuta në një enë.

        Ndërkohë në një tigan shtojmë vajin e ullirit dhe thelpinjtë e hudhrës të prerë në feta. Shtojmë karrotën dhe qepën e prerë në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta dhe ndërkohë në një enë përziejmë miellin me pluhurin pjekës dhe qumështin. Rrahim vezët mirë me pak kripë, më pas shtojmë kosin.

        Bashkojmë të gjithë përbërësit bashkë, shtojmë perimet e kaurdisura, brokolin dhe domatet qershi. E shtrojmë këtë masë në tavë, e nivelojmë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta.

      • VIDEO

        Me pak mish dhe kos bëni këtë supë fanstastike/Supë me kos,mish e lëpjetë nga zonja Albana

        Supë me mish, lëpjetë dhe kos

        Përbërësit:

        • 300 gr mish
        • 300 gr lëpjetë
        • 3 lgj vaj ulliri
        • 1 lgj gjalpë
        • 250 ml kos
        • 1 ls kripë
        • 1 lgj miell
        • 1 vezë
        • Majdanoz
        • Nenexhik
        • Kripë, piper

        Përgatitja:

        Ziejmë mishin në ujë të ftohtë, e copëtojmë më pas dhe e ziejmë për pak minuta sërish me pak kripë. Kosin e përziejmë me vezët dhe me pak kripë.

        Kaurdisim miellin me pak gjalpë dhe më pas e shuajmë me lëng mishi. Këtë masë së bashku me vezën dhe kosin e shtojmë tek supa me mish. Vendosim lëpjetën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e lemë supën të lidhet për pak minuta.

      • VIDEO

        Qofte me presh, djathë dhe nenexhik nga zonja Albana

        Qofte me presh, djathë dhe nenexhik

        Përbërësit:

        • 2-3 presh
        • 2 vezë
        • 100 gr miell
        • 100 gr djathë të bardhë
        • Sodë buke
        • Nenexhik
        • Vaj ulliri
        • Kripë, piper
        • Vaj për skuqje

        Përgatitja:

        Pasi kemi grirë preshin e kaurdisim derisa të ulë vëllimin dhe të zbutet. Shtojmë më pas kripë, piper dhe nenexhik. Pasi preshi është ftohur pak shtojmë vezët, miellin e trazuar me sodën e bukës dhe djathin e bardhë të thërrmuar. Në fund shtojmë përsëri nenexhik dhe realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në vaj të nxehtë.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv