-
VIDEO
Celibashi nuk regjistroi PD, debate në Repolitix, Kthupi: Akt politik, prapaskenë që të dilte Basha në skenë! Haklaj: Qokë për Berishën! Roshi: Vendim i drejtë
Pikërisht ky ngërç që solli edhe njëherë në skenë ish kryedemokratin Lulzim Basha në fakt ka ndarë sërish opinionistët. Të ftuar në Repolitix me gazetarin Denis Minga, avokati i PD-së Rezart Kthupi ka vijuar ta cilësojë vendimin e komisionerit si akt politik, ndërsa për avokatin Përparim Caca ishte një vendim i drejtë.
-
VIDEO
Sa lekë kushton bukuria? Shqiptarët në kërkim të perfeksionit, tashmë edhe djemtë (14 mars 2023)
"Mendja e shëndoshë,në trup të shëndoshë”-thotë shprehja. Por ç’ndodh me mendësinë tonë për të bukurën dhe të shëndetshmen. Sa kushton bukuria? Për të gjithë debatet,kërkesën gjithnjë e në rritje për perfeksionin për etalonin matës të bukurisë dhe shumëçka tjëtër ndame mendime në ‘Esencë” me panelistët tanë. Mjeken dermoestetiste Denisa Zhegu,modelen Amina Shena dhe sipërmarrësin Arbër Çepani.
-
VIDEO
Atentati mafioz, Softa: Moszbardhja e ngjarjeve tremb qytetarët! Makinat e shtrenjta që shohim janë makijazh, paratë e vërteta ndodhen ‘nëntokë’
Moszbardhja e atentateve mafioze që ndodhin në vend ku po vriten edhe të pafajshmit, vendos qytetarët në pozitë pasigurie dhe trembje. Kështu u shpreh eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një intervistë për Report Tv.
-
VIDEO
PD nuk regjistrohet në zgjedhje/ Agalliu: Vendim qesharak! Andoni: Uroj që jermi i Celibashit të marr fund! Saliu: Dhuratë për Alibeajn
Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu e cilësoi si të padrejtë vendimin e komisionerit Ilirjan Celibashi për mos regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit. Në një intervistë në Report Tv në ‘Studio Live’ me gazetarin Abër Hitaj, Agalliu e cilësoi si qesharake.
-
VIDEO
Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 14 Mars 2023 –Gatuajmë në familjen elbasanese Ballokumet dhe Pulën me qull/ Të panjohurat e Ditës së Verës / Egla Harxhi, ish-miss Shqipëria rrëfen...
Një vizitë në Elbasan, në familjen Plangarica. Neri dhe Burbuqe Plangarica kanë 50 vite të martuar, ata ndajnë me ne sot të gjitha ritualet e familjes së tyre për festimin e Ditës së Verës. Me të zonjën e shtëpisë, Burbuqe Plangarica gatuam Ballokumet e Elbasanit sipas traditës së vjetër në enën 200 vjeçare si dhe një gatim tipik festiv Qull me arra dhe pulë.
“Dita e verës” është festë pagane që daton shekuj më parë, në kohën kur stërgjyshërit tanë kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e lashtë, duke i thurur lavde perëndive të luleve dhe natyrës. Në këtë gëzim, ata ndjenin si detyrë për t’u falur perëndive që u sillnin mirësi dhe begati për mbarë popullatën…dhe kështu lindi festa e mirënjohur dhe sot, për të vazhduar traditën ndër shekuj. Sipas ritit, besnikët e paganizmit pasi vendosin veroren në dorë për pak kohë, kur e heqin e varin atë në degët e thanave, dëllinjave, dafinave dhe shelgjeve. Më pas degët e këtyre pemëve do të këputen e do të vendosen në portat e shtëpive, për të uruar një vit të begatë… Në studio me Afërdita Onuzi, një nga etnologet më të vjetra shqiptare flasim rreth të panjohurave për ditën e verës, në një vështrim mitologjik për zakonet dhe ritualet e kësaj dite.
Ish- Miss Shqipëria, Egla Harxhi në një lidhje skype nga Parisi na tregon më shumë për jetën e saj private si dhe projektet më të fundit. Egla mund të quhet padyshim vajza që mishëron të bukurën, femëroren dhe inteligjenten në një person të vetëm. Bukuroshja është diplomuar për arkitekturë dhe aktualisht ndodhet në Paris për të ndjekur këtë pasion të sajin. Në fushën mediatike ajo shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes me natyrën e saj rebele dhe kontroverse…
-
VIDEO
Celibashi vendos sot fatin e PD-së së Alibeajt, Beqiri në Report Tv: I detyruar ta regjistrojë! Burimi: S’do ketë surpriza! Daci: Kreu i KQZ s'do reflektojë
Kryekomisoneri Ilirjan Celibashi do të shqyrtojë sërish ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike për regjistrimin në zgjedhjet vendore, pasi KAS rrëzoi ankimimin e Enklejd Alibeajt. Avokati Idajet Beqiri thotë në Report Tv se Celibashi është i detyruar që sipas ligjit ta regjistrojnë PD-në e Alibeajt në zgjedhje.
-
VIDEO
Qeveria dhe alarmin për mungesën e punëtorëve, eksperti për Report Tv: Të hartohet një manual për të frenuar largimet, bizneset të rrisin pagat
Pas alarmit për mungesë të burimeve njerëzore nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë, eksperti Erjon Muça në një intervistë për Report Tv, shpjegon disa mënyra thjeshta sesi një sipërmarrje private mund të mbështesë punonjësit dhe t’iu krijojë atyre një ambient të mirë për të punuar.
-
VIDEO
Ofertë nga Big Brother? Elga Harxhi, ish-miss Shqipëria në një lidhje skype nga Parisi rrëfen të rejat më të fundit në jetën e saj private
Ish- Miss Shqipëria, Egla Harxhi në një lidhje skype nga Parisi na tregon më shumë për jetën e saj private si dhe projektet më të fundit. Egla mund të quhet padyshim vajza që mishëron të bukurën, femëroren dhe inteligjenten në një person të vetëm. Bukuroshja është diplomuar për arkitekturë dhe aktualisht ndodhet në Paris për të ndjekur këtë pasion të sajin.
Në fushën mediatike ajo shpesh herë ka qenë në qendër të vëmendjes me natyrën e saj rebele dhe kontroverse…
-
VIDEO
Nga penjtë që largojnë magjitë deri tek njohjet e dashurisë...ja ritualet e lashta të Ditës së Verës
“Dita e verës” është festë pagane që daton shekuj më parë, në kohën kur stërgjyshërit tanë kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e lashtë, duke i thurur lavde perëndive të luleve dhe natyrës. Në këtë gëzim, ata ndjenin si detyrë për t’u falur perëndive që u sillnin mirësi dhe begati për mbarë popullatën…dhe kështu lindi festa e mirënjohur dhe sot, për të vazhduar traditën ndër shekuj. Sipas ritit, besnikët e paganizmit pasi vendosin veroren në dorë për pak kohë, kur e heqin e varin atë në degët e thanave, dëllinjave, dafinave dhe shelgjeve. Më pas degët e këtyre pemëve do të këputen e do të vendosen në portat e shtëpive, për të uruar një vit të begatë…
Në studio me Afërdita Onuzi, një nga etnologet më të vjetra shqiptare flasim rreth të panjohurave për ditën e verës, në një vështrim mitologjik për zakonet dhe ritualet e kësaj dite.
-
VIDEO
Ballokumet e Elbasanit sipas traditës së vjetër nga zonja Burbuqe Plangarica
Një vizitë në Elbasan, në familjen Plangarica. Me të zonjën e shtëpisë, Burbuqe Plangarica gatuajmë Ballokumet e Elbasanit sipas traditës së vjetër në enën 200 vjeçare
Ballokumet e Elbasanit
Përbërësit:
- 1 kg sheqer
- 500 gr gjalpë
- 900 gr miell misri
- 7 kokrra vezë
- 2 lëvozhga veze me ujë finjë
Përgatitja:
Në një enë bakri hedhim sheqerin (sa më i imët aq më mirë) dhe gjalpin e shkrirë të vakët. I rrahim të dy përbërësit fort derisa sheqeri të tretet plotësisht dhe bashkë me gjalpin të fijëzohet. Më pas shtojmë vezët një e nga një (çdo 2-3 minuta secilën) duke vazhduar rrahjet pa ndërprerje. Pas vezëve futet në masën që po përgatitet lëvozhga me finjën e përgatitur më parë, pa e ndërprerë përzierjen me lugë druri. Në hapin e fundit hedhim miellin e misrit gradualisht duke vazhduar trazimin.
Masën e përgatitur e lemë të qetësohet për pak minuta dhe më pas hapim ballokumet në një tavë me letër kuzhine dhe i vendosim të piqen në furrë në temperaturën 150 gradë Celsius.
-
VIDEO
Gatimi i traditës elbasanase për ditën e verës: Qull me arra dhe pulë nga zonja Burbuqe Plangarica
Qull me arra dhe pulë
Përbërësit:
- 1 pulë e pjekur
- 250 gr arra të qëruara
- 3 lugë miell gruri
- 5 thelpinj hudhër
- Kripë, Piper
- Gjalpë i freskët
- Lëngu i pulës së pjekur
Përgatitja:
Fillimisht vendosim pulën të ziejë dhe më pas e vendosim të piqet.
Ndërkohë grijmë arrat dhe me pas shtypim hudhrat me pak kripë në havan. Kaurdisim miellin me gjalpë të freskët derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë me pas arrat dhe i skuqim së bashku me miellin. Shtojmë dhe hudhrat e shtypura si dhe lëngun e ngrohtë të pulës. E trazojmë me lugë druri, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim së bashku me pulën e pjekur duke hedhur pak gjalpë të tretur dhe piper të zi.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 14 mars 2023
Titujt e gazetave për sot, nga fati i PD sërish në dorë të Celibashit te letër socialistëve nga Fatos Tarifa e deri tek Interi sot në provën e zjarrit ndaj Portos.