• VIDEO

    Dan Hutra e akuzoi se i ka borxh 80 mijë euro dhe se donte ta helmonte në burg, Marjana Gurakuqi për Report Tv: Nuk e njoh! S’kam lidhje fare me të

    “Pa Gjurmë” në Report Tv ka arritur që të marrë dëshminë e Marjana Gurakuqit, gruaja e cila është plagosur e para nga Dan Hutra në zonën e ‘Astirit’. Dan Hutra ka deklaruar në polici se e njihte Marjana Gurakuqin dhe se kjo e fundit i kishte një borxh prej 80 mijë eurosh. Mirëpo, për ‘Pa Gjurmë’ ajo ka deklaruar se nuk e njeh Dan Hutrën. Nga ana tjetër, ajo ka mohuar edhe akuzat që Dan Hutra ka hedhur në drejtim të saj duke thënë se Marjana Gurakuqi kishte lidhje me Vladimir Kurtin në burg dhe kishte tentuar që ta helmonte kur ishte i mbyllur në qeli. Sipas saj, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

  • VIDEO

    EKSKLUZIVE/ Rrëfehet vëllai i Elena Hysës, që Dan Hutra i vrau motrën dhe bashkëshorten shtatzënë: Po të isha në shtëpi, s’do ndodhte tragjedia! Tani kam probleme me familjen e gruas

    TIRANË- Erjon Hysa, burri i Hasime Dafkut, e cila u vra nga Dan Hutra teksa ishte shtatzënë, ka folur për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv. Ai thotë se po të isha unë në shtëpi nuk do të kishte ndodhur kjo masakër, pasi ndodhej në Gjermani. Ai ka humbur bashkëshorten dhe motrën, por problemet për të nuk kanë të sosur. Kjo tragjedi ka sjellë probleme për të, pasi familja e ish gruas, Hasime Dafkut e ka bërë atë fajtor për ngjarjen. 

  • VIDEO

    Të gjithë kundër Celibashit, por mëkati është gjetkë! (15 mars 2023)

  • VIDEO

    VIDEO - Emisoni i plotë "Rreze Dielli, 15 Mars 2023 – Receta plot shije /Fizioterapistja këshillon… /Ish-balerini njohur rrëfen…/Maska fytyre

    Zonja Albana solli katër sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pispili me miell misri, presh, spinaq dhe djathë / Tost kotoletë i shpejtë për mëngjes / Njoki me pana dhe gorgonzola / Supë me mish pule, oriz dhe karrota.

    Gjatë emisionit “Rreze Dielli” me fizioterapisten Ledina Nikolla, u ndalëm në një temë mjaft të rëndësishme të përditshmërisë sonë. Qëndrimi ulur për orë të tëra sa  i rrezikshëm është për shëndetin dhe a mund të na çojë në sëmundje të llojeve të ndryshme. Sigurisht më të rrezikuar janë ato që punojnë në zyra dhe qëndrojnë 8 orë të ulur. Kushtojini shumë vëmendje qëndrimit të trupit, pasi nëse kthehet në zakon ka shumë mundësi të përballeni me shumë problematika shëndetësore. A ndikojnë llojet e karrigeve dhe cilat janë pozicionet e duhura të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë? - ishte fokusi i bisedës në studion e “Rreze Dielli”.

    Nga Londra me ish-balerinin dhe koreografin Tomorr Kokona. Vendimi për t’u arratisur nga Shqipëria me 100 dollarë në xhep, libri "Pse artistët bëjnë biznes" dhe ngritja e Akademisë së Artit në ndihmë të fëmijëve nga e gjithë bota. Përgjatë lidhjes skypes në emisionin “Rreze Dielli” ai rrëfeu historinë e tij të emigrimit nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas në Angli. Tomorr Kokona gjatë karrierës së tij në Shqipëri ka qenë dhe asistent i koreografit Panajot Kanaçi. Ish- balerini solist dhe koreograf që jeton dhe punon në Londër prej më shumë se 20 vitesh aktualisht merret me këshillimin dhe menaxhimin e artistëve të rinj që duan të promovohen në botën e spektaklit.

    Në rubrikën “Bëje Vetë” me vlogeren Erdona Bjeshkaj, përgatitem 2 maska në kushte shtëpie për stinën e pranverës me përbërës natyral, për fytyrë plot shkëlqim për të gjitha moshat.

  • VIDEO

    14 maji/ Vangjeli: PD e Alibeajt me shpirt s'do donte të hynte në zgjedhje, e dinë mirë se do dalin humbëse! E rëndë nëse përsëritet 6 marsi

    Analisti Lorenc Vangeli thotë se PD e Alibeajt nuk po përpiqet për të gjetur zgjidhje që të futet në zgjedhjet e 14 majit vetëm se është e frikësuar nga rezultati. Sipas Vangjelit, do të ishte e rëndë nëse PD do të përballej sërish me rezultatet e shifrave të 6 marsit.

     
  • VIDEO

    Si të nisësh jetën me 100 dollarë, flet ish-koreografi Kokona

    Nga Londra me koreografin dhe këshilluesin e artistëve Tomorr Kokona. Vendimi për t’u arratisur nga Shqipëria me 100 dollarë në xhep, libri "Pse artistët bëjnë biznes" dhe ngritja e Akademisë së Artit në ndihmë të fëmijëve nga e gjithë bota.

    Tomor Kokona punon si konsulet i bizneseve në industrinë kreative në Londër. Përgjatë lidhjes skypes në emisionin “Rreze Dielli” ai rrëfeu historinë e tij të emigrimit nga Shqipëria në Spanjë dhe më pas në Angli. Tomorr Kokona gjatë karrierës së tij në Shqipëri ka qenë dhe asistent i koreografit Panajot Kanaçi. Ish- balerini solist dhe koreografi që jeton dhe punon në Londër prej më shumë se 20 vitesh aktualisht merret me këshillimin dhe menaxhimin e artistëve të rinj që duan të promovohen në botën e spektaklit. Së bashku me bashkëshorten kanë themeluar një Akademi arti në Londër ku promovohen artistët e rinj.

  • VIDEO

    Vëmendje / Fizioterapistja alarmon: Deri më sot jeni ulur gabim, ja cili është pozicioni i duhur

    Gjatë emisionit “Rreze Dielli” me fizioterapisten Ledina Nikolla, u ndalëm në një temë mjaft të rëndësishme të përditshmërisë sonë. Qëndrimi ulur për orë të tëra sa  i rrezikshëm është për shëndetin dhe a mund të na çojë në sëmundje të llojeve të ndryshme. Sigurisht më të rrezikuar janë ato që punojnë në zyra dhe qëndrojnë 8 orë të ulur.

    Po cilat janë dëmet e shtuara shëndetësore që shkakton qëndrimi ulur në mënyrë të gabuar për një kohë të gjatë? Tani më shumë se kurrë mund të ndjeni dhimbjet e shpinës, të këmbëve apo të shpatullave. Kjo si pasojë e pozicioneve të gabuara të qëndrimit, që për momentin ju bëjnë të ndiheni “rehat”. Kushtojini shumë  vëmendje qëndrimit të trupit, pasi nëse kthehet në zakon ka shumë mundësi të përballeni me shumë problematika shëndetësore. Studimet tregojnë se janë rritur rastet e deformimit të shtyllës kurrizore nga qëndrimi ulur në mënyrën e gabuar.

    A ndikojnë llojet e karrigeve dhe cilat janë pozicionet e duhura të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë? - ishte fokusi i bisedës në studion e “Rreze Dielli”.

  • VIDEO

    Pispili me miell misri, presh, spinaq dhe djathë nga zonja Albana

    Petë misri me presh, spinaq dhe djathë

    Përbërësit:

    Për petën e poshtme:

    • 2 e 1/2 gota miell misri
    • 1 gotë ujë të vluar
    • Kripë

    Për mbushjen:

    • 2 presh
    • 500 gr spinaq
    • 200 gr djathë
    • 3 lgj vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Për shtresën e sipërme:

    • 1 gotë miell misri
    • 1/2 fç qumësht
    • 1/2 gotë ujë
    • Kripë

    Përgatitja:

    Fillimisht zemë brumin me miell misri dhe ujë të vluar me kripë. E shtrojmë në tavë të lyer me vaj. Kaurdisim preshin e prerë hollë me yndyrë derisa të karamelizohet. Më pas shtojmë spinaqin me pak kripë. E shtrojmë mbushjen në tavë sipër petës së misrit duke shtuar dhe djathin e butë. Pjesën e sipërme e krijojmë në formë qulli, miell misri, ujë, qumësht. E shtojmë në tavë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë për 30 minuta.

  • VIDEO

    Recetë në 2-3 minuta /Njoki me patate, pana dhe gorgonzola nga zonja Albana

    Njoki me patate, pana dhe gorgonzola

    Përbërësit:

    • 500 gr njoki me patate
    • 125 ml pana
    • 100 gr djath gorgonzola
    • 1 lgj gjalpë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Vendosim në tigan një kubik gjalpë dhe sapo të tretet shtojmë djathin gorgonzola. E trazojmë mirë duke shtuar dhe panën. Paralelisht vendosim njokit të ziejnë në ujë të vluar për pak minuta. Tek salca kremoze shtojmë pak ujë nga zierja e njokit dhe e lemë të lidhet. Sapo njokit të dalin në sipërfaqe të ujit janë gati për t'i shtuar në salcë dhe i servirim menjëherë të nxehta.

  • VIDEO

    Mëngjesi i fëmijërisë tuaj, Bukë kotoletë nga zonja Albana

    Tost kotoletë i shpejtë për mëngjes

    Përbërësit:

    • 3 feta bukë
    • 2 vezë
    • 2 ls qumësht
    • 4 feta proshutë
    • 4 feta djathë për tost
    • Djathë i butë i grirë
    • 3 lç majonezë

    Përgatitja:

    Rrahim vezët me pak qumësht dhe kripë. Bëjmë një ngjeshje të fetave të bukës me një okllai, i presim fetat në katrore dhe i lyejmë me pak majonezë. Vendosim nga një fetë proshutë dhe djathë të butë, bukë, proshutë, djathë. Tostin e përgatitur e kalojmë në tasin e vezëve duke e lyer nga të gjitha anët dhe e vendosim në tostier.

  • VIDEO

    Supa e famshme turke me mish pule, oriz dhe karrota nga zonja Albana

    Supë me mish pule, oriz dhe karrota

    Përbërësit:

    • 300 gr mish pule
    • 200 gr karrota
    • 1 fk oriz
    • 250 ml kos
    • 2 të verdha veze
    • Buljon mishi
    • Kripë, piper
    • Majdanoz

    Përgatitja:

    Fillimisht ziejmë mishin e pulës në ujë me kripë. Në minutat e fundit të zierjes së mishit shtojmë tek lëngu/buljoni orizin e shpëlarë. Vazhdojmë zierjen duke shtuar dhe karrotat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe në fund shtojmë vezët e rrahura me pak kripë dhe trazuar me kosin. E lemë supën të trashet pak dhe e servirim spërkatur me majdanoz të freskët.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 15 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Celibashi refuzon përfundimisht të regjistrojë PD në zgjedhje te ndrikullat e demokracisë e deri tek Interi ia del me drithërima e Haland 5 gola për rekord.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv