• VIDEO

    Rrëfehet Bledi Mane...Pse hyra në burg, dëshira për t'u bërë baba dhe kostoja e të qënit ‘Armik Publik’

    Kontrovers, edhe me origjinën edhe me profesionin e tij. Gazetari i vetëshpallur “Armiku Publik” (Public Enemy) atakues i realitetit ku jetojmë, sot është mysafir i emisionit “Rreze Dielli”.

    Bledi Mane tregoi cila është kostoja e gazetarisë që ai bën, nëse ka avantazhe apo disavantazhe. Si një gazetar i mirë artikuluar, i mprehtë, por i hidhur, ironik, me një sarkazëm e cila duket se është arma e tij më e fortë, Mane rrëfen nëse ka bërë më shumë miq apo armiq në profesionin e tij.

    Gjithashtu Bledi Mane u ndal dhe në eksperiencën e tij të fundit në reality show “Big Brother Vip Albania”, ku dha dhe mendimin e tij për disa nga banorët e shtëpisë. Gjithashtu të tjerë personazhë publik ishin "nën lupën" e tij sarkaistike... 

  • VIDEO

    Tava e fukarasë / Recetë me pak kosto, super shije me presh dhe oriz nga zonja Albana

    Tavë me presh dhe oriz

    Përbërësit:

    • 5 presh
    • 2 qepë
    • 2 speca të kuq
    • 2 speca jeshil
    • 1 lgj salcë domate
    • 1 fç oriz
    • 4 lgj vaj ulliri
    • 4 fç ujë
    • Bimë aromatike
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Grijmë qepën hollë dhe e kaurdisim me pak kripë derisa të zbutet. Më pas shtojmë specat e prerë në kubikë dhe salcën e domates. Preshët i presim tërthorazi (pa pjesën e bishtit). Kaurdisim preshin në një tenxhere tjetër pa i vendosur pirunin shpesh. Shtojmë tek preshi pak piper të zi dhe rigon.

    Preshin e kaurdisur e vendosim në një tavë. Shtojmë qepën e kaurdisur me specat dhe në fund orizin dhe ujin e ngrohtë. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Receta e gjysheve, Gjellë me patate dhe salcë, shije fantastike nga zonja Albana

    Gjellë me patate dhe salcë domate

    Përbërësit:

    • 1 kg patate
    • 2 qepë
    • 2 lgj salcë domate
    • 1 spec i kuq
    • Kripë, piper, rigon

    Përgatitja:

    Kaurdisim qepët e prera në kubikë me yndyrë, shtojmë patatet e prera në kubikë mesatare, specin e kuq si dhe salcën e domates. E mbulojmë sipërfaqen me ujë, rregullojmë shijen me kripë dhe erëza dhe e lemë gjellën të gatuhet.

  • VIDEO

    Nuk do i ndaheni këtij marinimi/Biftek në grill me garniturë perimesh nga zonja Albana

    Biftek në grill me garniturë perimesh

    Përbërësit:

    • 4 biftek
    • 10 kokrra piper jeshil
    • 4 thelpinj hudhër
    • 150 ml lëng portokalli
    • 150 ml vaj ulliri
    • 1 lç sheqer
    • 2 lç kripë
    • 1 lç koriandër
    • Trumzë

    Garnitura e perimeve:

    • Lakër e bardhë
    • 3 karrota
    • 1 qepë
    • 3 bishta qepësh
    • 2 lgj soja
    • 3 vezë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht shtypim kokrrat e piperit së bashku me koriandrën. Shtojmë kripën dhe trumzën. Lëngun e portokallit, vajin, hudhrën, kripën dhe sheqerin i kalojmë në një blender. Shtojmë dhe erëzat e shtypura dhe me këtë salcë marinojmë mirë biftekët nga të gjitha anët dhe i vendosim të piqen në grill.

    Ndërkohë lakrën e bardhë e grijmë hollë, ndërsa karrotën e presim në fije. Shtojmë në një tigan vezët e rrahura me pak yndyrë e përziejmë në skuqje dhe e largojmë vezën nga tigani. Në po atë tigan shtojmë qepën e perë në kubikë sikurse dhe 2 bishta qepësh. Shtojmë lakrën dhe karrotën, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe pasi perimet të jenë kaurdisur i bashkojmë me vezët e skuqura duke shtuar për shije dhe pak uthull balsamike ose soja.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 16 mars 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Monika Kryemadhi dhe kryefoltoristi të implikuar në afera të rrezikshme me oligarkët e Putinit te një lojë e ndyrë diplomatike e deri tek Benzema trondit historinë e Liverpulit.

  • VIDEO

    Berisha-Meta sfidë KQZ-së, paraqesin koalicionin me siglën e PD, a do pranohen nga Celibashi? (15 mars 2023)

    Zyrtarizimi i koalicionit Meta-Berisha mbrëmjen e sotme nën siglën ‘Bashkë-Fitojmë’ ka sjellë edhe debat lidhur me pikëpyetjen nëse do jetë i mundur regjistrimi i një koalicioni të tillë që brenda ka edhe PD-në e Berishës, pavarësisht se nuk u pranua regjistrimi në zgjedhjet lokale.

  • VIDEO

    Meta-Berisha në zgjedhje me koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’/ Ish deputeti: Veprim absurd, nuk kanë moral! Avokati: KQZ nuk do e pranojë kërkesën

    Zyrtarizimi i koalicionit Meta-Berisha mbrëmjen e sotme nën siglën ‘Bashkë-Fitojmë’ ka sjellë edhe debat lidhur me pikëpyetjen nëse do jetë i mundur regjistrimi i një koalicioni të tillë që brenda ka edhe PD-në e Berishës, pavarësisht  se nuk u pranua regjistrimi në zgjedhjet lokale.

    • VIDEO

      Bujku nga Selenica lë pa fjalë: Modifikon makineritë dhe punon tokat e gjithë fshatit (15 mars 2023)

      Refuzon ta braktisë vendlindjen e tij
      Ka rreth 20 vite që punon tokat e të gjithë bashkëfshatarëve
      Si është dita e bujkut në Selenicë të Kolonjës, pasioni për të modifikuar makineritë bujqësore dhe jeta familjare
      Një nga ne prezanton: Bujku që gjeti lumturinë në fshat

    • VIDEO

      Si i martojmë vajzat? Në “Esencë” me Dasara Karaiskaj, Armand Peza e sociologen Matilda Likaj (15 mars 2023)

      Është krijuar prej vitesh një zinxhir ndikimesh që nuk këputet me bindjen se vajza është një qenie e plotësuar,vetëm nëse martohet. E në fakt mënyra për ta bërë këtë nga ana e familjeve shqiptare është trishtuese. Dëshira e madhe për të ‘sistemuar vajzat” shpie në mblesëri dhe martesa të cilat jo rrallë kanë përfunduar në fatkeqësi në familje. Zinxhiri nuk këputet,ndërsa prindërit shqiptarë vazhdojnë të martojnë vajzat dhe të mos edukojnë djemtë. Pse dhe si i martojmë vajzat dhe a janë këto mënyrat e duhura?

    • VIDEO

      Ekskluzive/U plagos e para flet Marjana! Masakra nga Dan Hutra,’Pa Gjurmë’ në familjet e viktimave (15 mars 2023)

      “Pa Gjurmë” është ndalur dhe ka kontaktuar me 3 personazhe kyçe që kanë të njëjtën pikë takimi, Dan Hutrën. Për herë të parë, Report Tv sjell imazhin e Marjana Gurakuqit, gruaja e parë që plagosi Dan Hutra. Qëllimi i tij ishte për ta vrarë, por nuk ia doli. Dan Hutra e ka akuzuar se Marjana Gurakuqi i kishte kërkuar Vladimir Kurtit që ta helmonte në burg, mirëpo ajo e ka mohuar një akuzë të tillë. Gjithashtu, ajo thotë se është e pavërtetë deklarata e Dan Hutrës, se ajo i kishte borxh një shumë prej 80 mijë eurosh. Marjana tregon se nuk e njeh Dan Hutrën dhe këtë e ka rrëfyer edhe në Polici.Nga ana tjetër, ajo ka mohuar edhe akuzat që Dan Hutra ka hedhur në drejtim të saj duke thënë se Marjana Gurakuqi kishte lidhje me Vladimir Kurtin në burg dhe kishte tentuar që ta helmonte kur ishte i mbyllur në qeli. Sipas saj, një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

       

      Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni...
      Gazetari: Jo nuk po keqkuptohemi, në radhë të parë më bëhet qejfi që je mirë
      Marjana Gurakuqi: Faleminderit!
      Gazetari: Kishe diçka serioze?
      Marjana Gurakuqi: Po ishte, më mirë jam
      Gazetari: Mirë, më bëhet qejfi
      Marjana Gurakuqi: Mos u keqkuptoni, thashë nuk dua sepse ishte diçka e papritur që unë as e njihja, as...ndaj edhe nuk dua...
      Gazetari: Pse ju thoni që ka gënjyer kur ka thënë kam pasur lidhje me Marjanën?
      Marjana Gurakuqi: Po, po prandaj po them, çdo gjë unë e kam dhënë në polici
      Gazetari: Ti nuk e njihje Dan Hutrën?
      Marjana Gurakuqi: Po, unë atë... kam dhënë versionin që nuk e njihja, ndaj nuk dua ta bëj publike. Çdo gjë do të zgjidhet nëpërmjet policisë
      Gazetari: Po, për faktin që ai ka thënë se ju ka dhënë 80 mijë euro?
      Marjana Gurakuqi: S’e njihja dhe as nuk e njoh fare, sepse unë nuk kam qenë këtu. Unë kam jetuar në Greqi
      Gazetari: Në 2021 nuk ke qenë në Shqipëri?
      Marjana Gurakuqi: Në 2021 kam qenë këtu
      Gazetari: Po pra, por ai për 2021 thotë se ju ka dhënë 80 mijë euro
      Marjana Gurakuqi: Nuk ëëë...thashë që...
      Gazetari: Po për akuzën që ju ka bërë që keni lidhje me Vladimir Kurtin dhe keni dashur ta helmoni në burg?
      Marjana Gurakuqi: S’kam lidhje fare. Më vjen keq...
      Gazetari: Mirë, faleminderit
      Marjana Gurakuqi: Mirupafshim

       

      Ajo ishte gruaja e parë që u plagos nga Dan Hutra. Më konkretisht ngjarja ndodhi në orën 12 e 15 minuta në zonën e Astirit, e ndërsa ajo njoftoi policinë në orën 13:40 minuta. Se përse kishte vendosur që ta mbante të fshehtë është ende e paqartë, e ndërsa nëse Marjana do kishte raportuar në kohë, mund të kishte ndodhur që tragjedia të shmangej. Një tjetër dëshmi e rëndësishme është edhe ajo e Erjon Hysës, vëllai i Elena Hysës, që Dan Hutra i vrau të motrën (Mevlute Hysa 30 vjeç) dhe bashkëshorten shtatzënë, Hasime Dafku, gjithashtu 30-vjeçare. Ai thotë se në kohën e tragjedisë ka qenë në Gjermani dhe se po të kishte qenë aty, tragjedia nuk do kishte ndodhur. Në një kohë kur nuk e ka marrë veten ende nga vrasja e motrës dhe gruas, problemet për të nuk kanë të sosur. Ai tregon se tashmë ka probleme me familjen e ish-gruas, pasi e akuzojnë atë si fajtor për vdekjen e të resë.

       

      "Erjon Hysa: Në Gjermani kam qenë se po të isha në Shqipëri…(hesht. Po kush e ka ditur çfarë njeriu ka qenë ky, nuk e ka ditur njeri.
       

      Gazetari: Dëgjova se ju tashmë keni probleme edhe me njerëzit e ish-gruas, të ndjerë
      Erjon Hysa: Po (hesht)", ka thënë ai. 

      Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, për faktin se Elena Hysa, e cila është në spital, nuk e ka marrë vesh lajmin që ka humbur motrën dhe bashkëshorten e vëllait.Një buqetë me lule, e cila vijon të jetë e freskët, qëndron ende në vendin ku u vra Etleva Kurti nga Dan Hutra, pikërisht në oborrin e shtëpisë. “Pa Gjurmë” në Report Tv me gazetarin Freard Rista kanë qenë ditën e sotme në shtëpinë e Etleva Kurtit, e cila është “pushtuar” nga heshtja. Dera qëndron e mbyllur, e ndërsa mësohet se nëna e Etlevës, është larguar në Greqi te fëmijët, për shkak se e kishte të pamundur të vijonte jetën në atë banesë, ku iu vra e bija. Një detaj të tillë e ka rrëfyer për Report Tv, nusja e dajës së viktimës, e cila tregon se ikja e saj, e ka vrarë shumë.

       

    • VIDEO

      Në garë për bashkinë e Tiranës, ish-deputetja e PD-së Lajla Përnaska: E djathta është e papërfaqësuar, ka ngelur komplet jashtë loje

      Lajla Përnaska, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe një nga figurat me një njohura të kësaj partie, ka shpallur kandidaturën për bashkinë e Tiranës. E ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’ Përnaska u shpreh se është ofruar që të japë një kontribut në politikë, ndërsa theksoi se e djathta shqiptare është e përfaqësuar.

    • VIDEO

      Buqetë me lule në vendin ku u vra Etleva Kurti, nusja e Dajës për Report Tv: Na ka therë shpirti për atë vajzë

      Në shtëpinë e familjen Kurti ku ka rënë zia, dyert dritaret dhe e gjithë banesa është e mbyllur. Vajza e vetme mes katër vëllezërve ishte viktima e tretë e masakrës së 1 marsit, ndërsa e ema tri ditë pas përcjelljes së vajzës drejt banesës së fundit ka lënë Shqipëria dhe është larguar në Greqi. Nusja e Dajës së të ndjerës është ende e shokuar për ngjaren. 

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv