Report Tv dhe ‘Pa Gjurmë’ kanë trokitur në shtëpinë e familjes Mimoza Paja, që dora e krimit e vrau gabimisht në 12 mars në 'Don Bosko'. Mes dhimbjes dhe zisë për humbjen e të shtrenjtës së tyre, djali i viktimës, Sajmir Paja ka gjetur forcë dhe ka vendosur të flasë e të tregojë të vërtetën, pasi thotë se shumë media i kanë vrarë për së dyti me informacionet e rrema. Në një intervistë ekskluzive në Report Tv me gazetaren Odeta Dume, Sajmiri ka treguar se në momentin që ka ndodhur ngjarja, nëna e tij, Mimoza nuk ka qenë në orar pune te lokali në 'Don Bosko' i Fatjon Muratit, por kishte shkuar për të marrë një kafe, pasi nuk donte që të rrinte në shtëpi. “Di që në atë lloj ore nuk ka qenë aty, thjesht ka qenë duke dalë për të marrë një kafe për vete se e konsumon shumë, e pëlqente. Nuk donte të rrinte vetëm në shtëpi, shkonte vinte, dilte”, ka rrëfyer Sajmiri për mikrofonin e Report Tv. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, Sajmiri nuk ka qenë në shtëpi. Lajmin për të shtënat me armë në lokal e ka marrë nga një telefonatë që i bëri kunati i tij, e ndërsa me vrap është nisur në vendngjarje! Gjatë kësaj kohe, rrugës, ka lexuar me shpejtësi atë se çfarë kishin shkruar mediat dhe nga aty mësoi se “nëna e tij kishte mbaruar”, siç vetë rrëfen, e ndërsa lutej që mbesa e vogël 10-vjeçare edhe ajo e lënduar nga ciflat e xhamit si pasojë e breshërive të kallashnikovit, të ishte mirë.“Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar… (qan)”, rrëfehet ai.Ajo që e ka lënduar shumë janë edhe informacionet në media se e motra e kishte braktisur 10-vjeçaren dhe e kishte lënë te gjyshja, apo edhe lajmi se kishin 6 muaj pa paguar qiranë. Këto, thotë Sajmiri, nuk janë aspak të vërteta, e ndërsa u kërkon mediave që të vënë dorën në zemër, e të mendojnë për pasojat që sjellin te familja e viktimave. Në shtëpi ndodhej edhe një nga vajzat e Mimozës, e ëma e 10-vjeçares. Vajza thotë se nuk e kishte braktisur të bijën, por e mitura qëndronte me gjyshen sepse e donte shumë. Odeta Dume: Vajza falë Zotit gëzon shëndet të mirë sot? Nëna e 10-vjeçares: Po shumë mirë, mirë është për momentin. Vajza ka qëndruar me gjyshen për arsye se e ka dashur shumë gjyshen dhe nuk është se e kam lënë unë, përkundrazi unë kam pas edhe probleme me burrin për arsye se donte të rrinte tek gjyshja, por gjyshja e ka dashur aq fort dhe janë dashur aq shumë me njëra tjetrën sa ka qenë e pamundur që ta largoje nga gjyshja e vet Lokali ku punonte nëna e tij, ishte në pronësi të Fatjon Muratit, një person me rekorde kriminale, por djali i Mimoza Pajës, thotë se nuk kishte informacion, përveç faktit që ishin komshinj.Nga sa është mësuar deri më tani ngjarja është bërë në shenjë hakmarrjeje nga grupi i Ervis Martinaj ndaj Fatjon Muratit, pasi dyshohet e ky i fundit ka marrë pjesë në atentatin në Fushë Krujë në 2022, me 3 të vrarë mes tyre edhe Brilant Martinaj, kushëriri i “bosit të lojërave të fatit”, i cili prej 9 gushtit rezulton i zhdukur.
Ekskluzive/ Iu vra gjyshja në ’Don Bosko’ flet 10-vjeçarja!Djali i Mimoza Pajës:Na vranë për së dyti! (16 mars 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë "Pa Gjurme" – “Foli me të fejuarën dhe fiku telefonin”/ Motra: Kam frikë se ka gabuar diku…
18 Qershor, 07:48 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - Ekskluzive/Thyen heshtjen vëllai i Eglant Koçit: S’dua ta besoj, ai i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 23:09 -
Ekskluzive/ Dyshohet se u vra, vëllai i Eglant Koçit thyen heshtjen në ‘Pa Gjurmë’: Nuk dua ta besoj se ai është autori, i thërriste mamasë sime ‘o nënë’
10 Qershor, 17:33 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Kam mall për shokët e jetës’/I moshuari kërkon 2 miqtë që humbi pas ushtrisë e viteve ’90
3 Qershor, 17:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| 'Më la me tre fëmijët dhe iku me tjetrin’/I riu: Hodha poshtë babain, por ajo më tradhtoi
2 Qershor, 18:28 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Premtoi se do të vinte për festa, iku dhe la gruan’/Vëllai:Kishte dy pasaporta,dyshoj se…
1 Qershor, 17:36 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘27 vite që si kam parë fëmijët’ Babai: Gruaja më iku kur isha në punë, vëllezërit e saj…
29 Maj, 17:23 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|‘U zhduk në Greqi, përfundoi në varr pa emër?’/Familja kërkon të vërtetën për Enver Gegën
28 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Doli për të shitur fruta-perime dhe u zhduk’/Vëllai:Një ditë më parë folëm dhe qeshëm
27 Maj, 18:19 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Më la në jetimore me emrin Serxhio’/Burri: Pas vdekjes së prindërve përjetova tradhtinë
26 Maj, 19:21 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| Pa Gjurme-‘Kam lypur për bukë, dua vetëm të gjej babain’/19-vjeçari:Nëna humbi jetën, u rrita jetim!
25 Maj, 18:42 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza më kërkoi ndihmë, mbrojta burrin nga frika’/Nëna:Vajzat m’i mori shteti, prindërit më dëbuan
22 Maj, 21:26 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘M’i morën vajzat padrejtësisht’/ Nëna: Burri meritonte burgun, por mua askush s’më mbrojti!
21 Maj, 19:17 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘E pamë në TV të shfrytëzuar në rrugë’/Motra: Mos ki frikë të kthehesh në shtëpi!
19 Maj, 18:08 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Vajza kërkon të më gjejë burrë, unë mezi eci’/E moshuara: Duan të më marrin shtëpinë
18 Maj, 19:43 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|Gjendet 13-vjeçari nga Kavaja, trondit me dëshminë: Më dhanë të pija dhe të vidhja
15 Maj, 17:32 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'|Pas 29 vitesh zbulon vendodhjen e vajzës/Nëna:Eshtë në burg, ish-gruaja e burrit e ka parë
14 Maj, 18:13 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'| ‘Braktisi fëmijët, iku me të dashurin/Burri: Vajza më shokoi, e ka marrë nëna në çdo hotel
13 Maj, 18:07 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'| ‘Ditën që djali iku u dëgjuan krisma’/Babai: S’besoj se e vranë, ishte sinjal që më dhanë
12 Maj, 18:38 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'|‘Kunati ma shkatërroi vajzën që fëmijë’/Nëna: E martova ta shpëtoja, por dhëndri…
11 Maj, 18:07
