Detaje për 2 shoqet e groposura në Divjakë, nipi i ‘Sepentes’ telefon 'Pa Gjurmë': Xhaxhai im ishte shok i ngushtë me Ben Hoxhën! I fajësoi një person i tretë për të shpëtuar veten

10 Mars 2023, 16:42

Nipi i Sepentes (Armand Naçit) ka zbuluar për emisionin ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se policia ka qenë në dijeni që prej vitit 2005 për groposjen e 2 shoqeve nga Arben Hoxha në dunat e Divjakës. Ai ka dhënë detaje të reja për një person të tretë që donte të shpëtonte veten duke zbuluar detaje për 2 shoqet. Sipas të dhënave që ka siguruar emisioni 'Pa gjurmë', personi i tretë është identifikuar si Artan Begaj.