Zoçka Përmeti me perime, receta më e mirë që keni provuar nga zonja Albana

8 Mars 2023, 11:59

Zoçka Përmeti

Përbërësit:

  • zog fshati
  • 3 lgj gjalpë
  • 2 qepë
  • 2 karrota
  • 1 rrënjë selino
  • 1 dorë mashurka të freskëta
  • 1 fç bizele
  • 1 tabletë koncentrat
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Zogun e fshatit pasi e kemi larë dhe pastruar mirë e vendosim në një gjyveç prej balte që të skuqen mirë pjesët e shpendit.

Në një tenxhere kaurdisim me gjalpë qepën e prerë në kubikë të vegjël së bashku me selinonë. E shtojmë qepën dhe selinonë në gjyveçin e baltës, shtojmë mashurkat, bizelet, koncentratin dhe ujë të nxehtë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e vendosim në furrë për 45 minuta.