3 gra janë vrarë sot në Tiranë dhe 3 të tjera kanë mbetur të plagosura, dyshohet nga e njëjta dorë! Dan Hutra, 40 vjeç, fillimisht ka qëlluar më thikë të dashurën, më pas ka shkuar në shtëpinë e ish gruas me të cilën kishte një vajzë 4 muajshe, dhe me breshëri kallashnikovi ka lënë të vdekur, motrën dhe kunatën e saj! Të plagosura kanë mbetur vetë ish gruaja dhe nëna e saj! Disa minuta më vonë ka vrarë ish të dashurën tjetër 31-vjeçaren, Etleva Kurti! Është i lirë, i armatosur dhe i rrezikshëm. Një ngjarje horror është regjistruar ditën e sotme, kur Dan Hutra është autor i 3 grave të vrara sot në Tiranë.Fillimisht, rreth orës 12:15, Dan Hutra ka shkuar në zonën e Astirit dhe ka qëlluar me thikë ish të dashurën e tij, Marjana Gurakuqi.Kjo e fundit ka mbetur e plagosur, e ndërsa i ka marrë edhe paratë. Më pas, Hutra ka shkuar në zonën e Paskuqanit në tentativë për të vrarë ish gruan e tij, Elena Hysa. Mirëpo, si pasojë e breshërisë së kallashnikovit, kanë mbetur të vdekura Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Ndërsa të plagosura kanë mbetur, Elena Hysa, ish bashkëjetuesja dhe e ëma e saj, Kujtime Hysa, 60 vjeç të cilat po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës. Para se të ndodhte ngjarja, Elena Hysa e kishte denoncuar në polici për dhunë të vazhdueshme. Ndonëse gjykata e Apelit e la në burg, ai është rikthyer në gjykatën e shkallës së parë, ku ka depozituar një dokument ku pretendonte se Elena Hysa e kishte falur. Për pasojë, gjykata e shkallës së parë, e la të lirë.Ndërkohë, pas kësaj masakre, ai nuk është mjaftuar. Ai ka shkuar në Kamzë, ku ka ekzekutuar në oborrin e shtëpisë ish të dashurën tjetër, 31-vjeçaren Etleva Kurti. Me këtë të fundit, autori Dan Hutra përveç lidhjes intime, ka pasur edhe një lidhje tjetër. Etleva Kurti është e motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Bucit. Vladimir Kurti në një lidhje telefonike është shprehur se autor i vrasjes së tij ka qenë pikërisht Dan Hutra, pasi e kishte kërcënuar edhe më herët, kur të dy vuanin dënimin në burgun e Drenovës.Ndërkohë, edhe në 2007, Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte ekzekutuar me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi.
Zbardhet masakra/La burgun shtiu breshëri plumbash mbi 6 gra,’gjuetari’ killer i ish-të dashurave (1 mars 2023)
Video të fundit në programin Pa gjurmë Të gjitha
-
Emisioni i plotë | 'Pa Gjurme' 13 Janar| -‘Jam mirë, do të vij në Tiranë’/Gjendet pas 3 vitesh,flet gjyshja: Kishte mall për fëmijët
13 Janar, 17:57 -
Emisioni i Plotë / Pa Gjurme-‘Nëna i vdiq, emrin ia ndryshuan në jetimore/Nipi:Daja humbi 15 vjeç, nuk u birësua kurrë
12 Janar, 17:36 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme e gjen pas 6 muajsh/Djali refuzon të flasë me nënën live: Do të shihemi kur të vijë koha
9 Janar, 17:38 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-La fëmijët dhe u zhduk me të dashurin/Prek djali: Mami dëgjoje këtë video, është për ty
8 Janar, 21:57 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-‘Djali si fliste babait pas dhunës ndaj meje’/Nëna mes lotësh:U nis nga Greqia dhe u zhduk
7 Janar, 17:25 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-Zhdukja e dy miqve shkodran/Motra zbulon vendnodhjen: Janë parë në Holandë, por dyshojmë…
6 Janar, 17:30 -
Emisioni plotë 'Pa Gjurme' -’La fëmijët dhe iku jashtë’/Vjehrra-nuses:Të denoncova se nuk meriton të quhesh nënë
5 Janar, 17:18 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'– Gjen nënën pas 27 vitesh / Vajza përballet: Nuk isha gati për këtë të vërtetë të hidhur!
31 Dhjetor 2025, 17:51 -
Emisioni i plotë- Gazetarët e Report TV flasin ‘pa dorashka’/Si ishte viti 2025 për Shqipërinë?
30 Dhjetor 2025, 17:24 -
Emisioni i plotë| Pa Gjurme-Pas 3 vitesh i humbur, telefonon në shtëpi/Motra:Ishte numri i vëllait,por s’u përgjigj ai
29 Dhjetor 2025, 18:04 -
Emisioni i plotë Pa Gjurmë-‘U zhduk para ditëlindjes’/Motra mes lotëve:Më mungon, më duket sikur më kërkon ndihmë
26 Dhjetor 2025, 17:31 -
EKSKLUZIVE/Pa Gjurme-Pas 25 vitesh i shfaqet videoja, vëllai shpërthen në lot: Është motra ime!
25 Dhjetor 2025, 18:29 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘Vajza më iku nga shtëpia, shoqet e fshehin’/Nëna: Kam frikë se po shfrytëzohet në Astir
24 Dhjetor 2025, 18:34 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme' - ‘Nusja më iku, djalin po ma pengon’/ I riu:U përplasa me dashnorin e saj, përfunduam…
23 Dhjetor 2025, 18:00 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Djali në kurbet, nusja solli tjetrin në shtëpi’/Vjehrri: Nuk ishte për shtëpi dhe fëmijë
22 Dhjetor 2025, 19:13 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘S’kam familje, fle në rrugë’/La spitalin pa njeri që ta priste, e moshuara shkon në azil
18 Dhjetor 2025, 18:48 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-U zhduk për 28 vite/Djali zbulon të vërtetën:Babai krijoi familje tjetër,nëna ende e pret…
17 Dhjetor 2025, 20:24 -
Emisioni i Plotë Pa Gjurme-‘Motra mu zhduk, burri po më pengon ta kërkoj’ Vëllai: Mesazhi nuk është i saj!
16 Dhjetor 2025, 17:55 -
Emisioni i plotë Pa Gjurme-‘U arratis me shokun, kishim frikë ta denonconim’/Motrat:Vëllai gënjeu, nëna e pa atë natë
15 Dhjetor 2025, 20:03 -
Emisioni i plotë 'Pa Gjurme'-‘Më ngeli peng fjala e fundit e babit’/Prek vajza:U largua dhe prej ditësh e kërkojmë
12 Dhjetor 2025, 20:06

