Dëshmia kontradiktore të mikeve të 22-vjeçares nga Kenia: Si e akuzonte pak muaj më parë Emily-n shoqja e dhomës

28 Shkurt 2023, 17:00

Shoqja tjetër e dhomës së Joy Ayokos, Joi Brenda në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Pa Gjurmë’ për Report Tv pak kohë më parë hodhi akuza kundrejt Emily Mutuas, për të cilën tha se ajo kishte dijeni në lidhje me atë që ndodhi më 13 gusht. Shoqja e 22-vjeçares ka të njëjtin emër si e dhunuara. Joy Brenda zbuloi detaje të rëndësishme për punonjësen e kazinosë që u hodh nga ballkoni i një hoteli në Tiranë nga persona të paidentifikuar.