• VIDEO

    Shabani në Report Tv: S’kemi diskutime për koalicion parazgjedhor me BD-në dhe LZHK-në për zgjedhjet e 14 majit

    Shabani u shpreh se nuk ka diskutime për një koalicion të tillë, ndërsa theksoi se sondazhet, janë kundër Ramës dhe Veliajt. Sipas Shabanit betejat e tyre do të jenë për këshillat bashkiakë, ndërsa tha se nuk përjashtohet mundësia edhe për garimin për bashkitë ku kanë mbështetje

  • VIDEO

    Një “fshatare” sipërmarrëse vjen me kërkesat e saj përballë zv. Ministres së Kulturës

    Një “fshatare” sipërmarrëse vjen me kërkesat e saj përballë zv. Ministres së Kulturës sonte në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin. Një histori e jashtëzakonshme dashurie solli në jetë Merin Kumben në një kohë që askush nuk e besonte. Nga Roma në Rrushkull, do të ishte tranferta e jetës për Gerta Lokun e cila nuk ka asnjë pishman për jetën në fshat. Na ndiqni sonte në Report tv, ora 21:00 për të përjetuar emocione të vërteta në “E ardhmja është vajzë”

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 21 janar 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga shërbimet e huaja "i plasin bombën" Berishës për 21 janarin te sot jemi të gjithë vrasës e deri tek Juventusit i hiqen 15 pikë.

  • VIDEO

    Të përçarë por përballë Qeverisë, dhe vula e PD-së (20 janar 2023)

    Tabaku tha se grupi parlamentar i PD-së është i unifikuar sa i takon kësaj çështje dhe sipas saj këtë 6 mujor nuk do të ketë tentativë për ta kaluar në parlament. Sipas Tabakut, amnistia fiskale duhet të bëhet me një konsensus të gjerë

  • VIDEO

    Amnistia fiskale, Tabaku në 'Pa Protokoll': S’kalon këtë sesion parlamentar, votat e opozitës kundër

    Tabaku tha se grupi parlamentar i PD-së është i unifikuar sa i takon kësaj çështje dhe sipas saj këtë 6 mujor nuk do të ketë tentativë për ta kaluar në parlament. Sipas Tabakut, amnistia fiskale duhet të bëhet me një konsensus të gjerë

  • VIDEO

    Mark Gjoka, mes emocionesh kujton njerëzit e shtrenjtë që "shkruan" historinë e jetës së tij (20 janar 2023)

    “Secili prej nesh është një histori” Slogani që shoqëron rrugëtimin e “Esencë” i hap rrugën emocioneve të secilit që sjell me vete në program një histori. Këtë herë të tijën,e solli kompozitori dhe mjeshtri i madh Mark Gjoka. “Pasionin dhe dëshirën për muzikën ma kanë ushqyer prindërit e mi,lodrat e mia të para kanë qenë instrumentet muzikore” –rrëfen ai teksa kujton lidhjet e hershme me muzikën. Dhe nuk ishte aspak rastësi e gjitha,jeta e tij u lidh në mënyrë të pashmangshme me muzikën. Muzika është një talent i trashëguar edhe në breza të tjerë të familjes,sepse aty të gjithë këndojnë.Marku kujton në fillimet e tij edhe mbështetjen që ka pasur gjatë kohës së shkollës nga kompozitori Çesk Zadeja. Një nga kompozimet e tij bashkë me Gjok Becin, që i rezistoi kohërave dhe ka mbushur 40 vjet,është edhe e famshmja “Del Syzeza”. “Bashkëshortja ime është muza ime dhe një nga bekimet e mia në jetë”,shprehet ai kur kujton ditën e tij të martesës dhe vitet e kaluara me bashkëudhëtaren e jetës. Surpriza dhe emocione të bukura ishin video mesazhet e miqve të tij artistë Ana Hida dhe Shaban Krasniqi dhe një nipi i tij,Blesari. “Jam mirënjohës çdo ditë,që hedh sytë nga dritarja dhe jetoj edhe një ditë tjetër.”-thotë ai kur kujton gjithë rrugën e jetës dhe të profesionit.

  • VIDEO

    U zhduk me çantën me kokainë, dëshmi për kërcimtaren ’Xheni’/Kush e mban ’peng’ në Gjilan? (20 janar 2023)

    Kyçi fëmijët në banesë, 34-vjeçarja u zhduk nga qyteti i Pejës mbrëmjen e 19 majit të 2022. Zhdukja e papritur e Konxhe Ramazanit ka alarmuar familjarët e saj, pasi nuk është bërë e gjallë nga dita që doli nga banesa. Pas divorcit prej 10 vitesh, 34-vjeçarja nga Elbasani jetonte bashkë me dy fëmijët, vajzën 15 vjeçe dhe djalin 12 vjeç, në Pejë të Kosovës. E reja punonte në një lokal nate në pronësi të një shtetasi kosovar. Mbrëmjen e datës 19 maj ajo u nis për në pune dhe fëmijëve u tha se do të kthehej mëngjesin e ditës tjetër. Me vete mori dy telefonat celularë si dhe pasaportën, ndërsa la në banesë kartat e identitetit. Për dy ditë, fëmijët qëndruan vetëm në shtëpi pa njoftuar askënd, me shpresën së nëna do të kthehej. 48 orë më pas e shqetësuar vajza e Konxhes telefonon gjyshen e saj, e cila udhëtoi me urgjencë drejt qytetit të Pejës, atje ku dhe bënë denoncimin për humbjen e 34-vjeçares. Policia ka nisur kërkimet, por edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë gjurmë të Konxhes. Në pyetje nga policia kosovare është marre edhe punëdhënësi i 34-vjeçares, i cili ka dëshmuar se mbrëmjen e datës 19 maj ajo ishte paraqitur në punë atë natë dhe mëngjesin e 20 majit ishte larguar, por në shtëpi nuk u kthye më. Familjarët drejtojnë gishtin tek bashkëjetuesi i saj Shkëlqimi Peçanki, me të cilin ishte në një lidhje prej disa vitesh, ndërsa për policinë ai ka dëshmuar se nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë përfunduar bashkëjetuesja e tij, pasi vetë ai prej dy ditësh ishte larguar tek prindërit. Për nënë Hurmanë dhe dy fëmijët e mitur, zhdukja e 34-vjeçares mbetet një mister, pasi siç thonë ata, ditët e fundit ajo nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.

  • VIDEO

    Patozi në Report Tv: LZHK, Nisma Thurje dhe BD koalicion për 14 majin, bëhemi gati edhe për zgjedhjet parlamentare! PD të ndahet

    Për aq kohë sa Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë, partitë e vogla opozitare kanë nisur bisedimet për realizuar një marrëveshje parazgjedhore për 14 majit. Deri më tani diskutimet janë mes LZHK-në e Dashamirit Shehit, me Nisma Thurrjen e Bindjen Demokratike të Astrit Patozi.

  • VIDEO

    Betonizimi shkak për tërmete, flet eksperti i Bankës Botërore: Në 5 vitet e ardhshme rrezik i shtuar tërmetesh e përmbytjesh! Ndërhyrjet në lumenj para sezonit të shirave

    Eksperti i Bankës Botërore, Enriko Ceko, foli për “Report Tv” dhe paralajmëroi rrezikun e shtimit të tërmeteve në territorin e Shqipërisë. Në një intervistë për misionin ‘Sot, live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, kalimi i pjesës më të madhe të popullsisë në ultësirën perëndimore, e shoqëruar me betonizimin e kësaj pjesë të territorit ka sjellë prishje të balancës së territorit.

  • VIDEO

    Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 20 janar 2023)

    Grimi për vajzat dhe gratë është tepër i rëndësishëm. Por shpesh teknikat e përdorura mund të jenë të gabuara. Si duhet të jenë këto teknika për vajzat dhe gratë, që të shmangin gabimet gjatë grimit. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” grimieria Enxhi Kolndreu dha disa këshilla tepër të vlefshme.

    Bullizmi është kthyer në një fenomen tepër të hapur, që ka prekur pothuajse të gjitha shoqëritë, jo vetëm në Shqipëri. Por çfarë po ndodh me adoleshentët dhe si mund ta luftojmë këtë fenomen. Për këtë çështje në studion e “Rreze Dielli” foli arlinda çausholli , gazetare / publicist, Altin Joka nutricioniste dhe psikologia shkollore Orgesa Qosja. Po ashtu dy vajza në moshë shkollore, treguan eksperiencat e tyre personale me bullizmin e përjetuar në shkollë dhe si i kanë bërë ballë atij.

    Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Tre recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Hallvë me miell misri, Pite në tigan me qepë të njoma, Qofte me polenta

  • VIDEO

    Hallvë me miell misri nga zonja Albana

    Hallvë me miell misri

    Përbërësit:

    • 1 gotë miell misri
    • 2 lgj miell gruri
    • 1 gotë sheqer
    • 2 lgj gjalpë
    • 700 ml ujë
    • Arra sipas dëshirës

    Përgatitja:

    Në një tigan me nxehtësi mesatare vendosim gjalpin të shkrijë. Paralelisht kemi venë ujin dhe sheqerin për sherbetin. Kur gjalpi fillon të shkrijë shtojmë miellin e misrit sikurse dhe miellin e grurit. E përziejmë mirë derisa të errësohet. Shtojmë shërbetin dhe e përziejmë gjatë gjithë kohës afërisht 20 minuta. E punojmë hallvën derisa të fillojë të shqitet nga tigani. Sipas dëshirës mund t’i shtojmë fruta të thata sipas dëshirës.        

     

  • VIDEO

    Pite në tigan me qepë të njoma nga zonja Albana

    Pite në tigan me qepë të njoma

    Përbërësit:

    • 300 gr miell
    • 80 ml ujë të ftohtë
    • 150 ml ujë të vakët
    • 4 qepë të njoma
    • 1 vezë
    • 1 ls kurkuma
    • Kripë

    Përgatitja:

    Presim bishtat e qepëve hollë. Miellin e shtojmë në një tas me ujë të ftohtë, vezë, kripë. Shtojmë qepët e njoma dhe më pas ujin e ngrohtë. E punojmë mirë brumin dhe e ndajmë në kuleçë, të cilat i lemë të pushojnë për pak minuta. I hapim më pas kuleçët sa përmasa e dorës, bëjmë një prerje nga mesi-poshtë dhe i mbledhim përsëri në formë rrumbullake dhe në fund i japim formën e piteve të sheshuara. Më pak gjalpë ose vaj i skuqim pitet dhe i servirim të ngrohta.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv