• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 24 janar 2023

    Titujt e gazetave për sot, nga Sali Berisha i xhindosur me faktet e reja mbi 21 janarin te kallëzimi e deri tek PD nis "gjuetinë" ndaj Ilir Metës.

  • VIDEO

    Beteja për Tiranën, Vokshi: Këlliçi më i avantazhuar.Plani franko-gjerman, Zeka: Vuçiç e ka pranuar (23 janar 2023)

    Deputetja e PD, Albana Vokshi akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për betonizimin e kryeqytetit dhe abuzimin me fondet e rindërtimit të shkollave. Në studion e emisionit ‘5 pyetjet' me gazetarin Ilir Babaramo në Report TV, Vokshi u shpreh se Këlliçi është më i avantazhuar përballë Veliajt në garën për bashkinë e Tiranës sepse është votuar në primare nga simpatizantët dhe anëtarët e PD. Në pjesën e dytë plani franko-gjerman dhe zhvillimet nga Kosova dhe Serbia kanë qenë pjesë e diskutimeve në emisionin e sotëm ne ‘5 pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv

  • VIDEO

    Famija Sharra 6 burra të vrarë nga komunistët (23 janar 2023)

    Shpëtim Sharra, një prej pinjollëve të kësaj familje, do të tregojë historinë e këtyre martirëve që patriotizmin e tyre e paguan me jetë dhe shënuan në jetët e gjithë pasardhësve të tjerë të familjeves një gjurmë të pashlyer dhimbjeje, por edhe krenarie për të shkuarën e tyre. Gjashtë burrat e familjes Sharra që u masakruan prej regjimit komunsit janë, Aziz Sharra, Muharrem Sharra, Abdyl Sharra, Shyqyri Sharra, Lekmi Sharra dhe Astrit Sharra. Historitë e tyre janë të dhimbshme, por i bashkon i njëjti motiv që çoi në fundin e dhimbshëm të jetës së tyre. Ishin të gjithë nacionalistë, dhe vinin nga një familje e pasur e me kontribute në rradhët e Ballit Kombëtar.

  • VIDEO

    Beteja për Tiranën, Vokshi: Këlliçi më i avantazhuar përballë Veliajt! Audio për 21 janarin? Është prodhuar në zyrat e qeverisë, të hetohen organizatorët

    Deputetja e PD, Albana Vokshi akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn për betonizimin e kryeqytetit dhe abuzimin me fondet e rindërtimit të shkollave.

  • VIDEO

    Mazniku në ‘Kontrast’: 1028 leje për periudhën 2016-2021! 991 subjekte fituese jo ‘një grusht njerëzish’! Vetëm 20 ndërtesa në Tiranë janë mbi 12 kate

    1028 leje në periudhën 2016-2021 dhe fitues janë 991 subjekte zhvilluese dhe këto shifra për nënkryetarin e Bashkisë, Arbër Mazniku janë tregues se Bashkia e Tiranës nuk i ka përqendruar lejet te një grusht njerëzisht.

  • VIDEO

    Mundi boksierin çek në Shkodër, Nelson Hysa për Report TV: Më presin dy ndeshje të vështira, duam mbështetje nga institucionet

    Boksieri shqiptar, Nelson Hysa mposhti dje në Shkodër kampionin çek Pavel Sour (i 57 në botë).

    • VIDEO

      Pas 63 vitesh ’Pa Gjurme’ i gjen nënën/ Burri mbytet në lot kur sheh imazhin:Do i çoj lule tek varri (23 janar 2023)

      Pas 63 vitesh ’Pa Gjurmë’ në Report Tv i gjen nënën. Emocione të papërshkrueshme për Shpëtim Boçin, i cili pa për herë të parë imazhin e nënës që e solli në jetë shkurtin e vitit 1960. Ndërsa moderatorja Odeta Dume i komunikoi mesazhin që tezja e tij dërgoi pak ditë më parë në adresë të programit, 63-vjeçari nuk i mban dot lotët. ’Pa Gjurmë’ zbuloi jetën e gruas që në moshën 15-vjeçare solli në jetë një djalë dhe që sipas përkimeve të të gjitha të dhënave është nëna e tij. Ajo ia kishte vendosur vetë emrin Shpëtim, djalit me sy bojqielli, por e la në maternitetin e Beratit, aty nga ku u birësua nga çifti Boçi. I ftuar në studio, pasditen e kësaj të hëne shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, Shpëtimi mësoi detaje nga jeta e nënës biologjike, e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë 13 vite më parë. Historia e vajzës nga një fshat i një qyteti bregdetar, e cila mbeti shtatzënë e ishte mbajtur e fshehur, ndërsa muajt në vijim i kishte kaluar tek tezja e saj në një tjetër qytet. Pas kësaj ngjarje ajo do të krijonte familjen e saj, ndërsa u bë nënë e dy fëmijëve të tjerë. Odeta Dume: Ditën që të kemi ftuar për të qenë në emision, më ka telefonuar një zonjë e cila ishte shumë e rezervuar dhe më la një takim. Në momentin që e takova më tha se jam tezja e Shpëtim Boçit Shpëtim Boçi: (Qan) Odeta Dume: Ajo më tregoi një histori të motrës së saj që dyshohet se është nëna jote biologjike. Kjo zonjë do të donte sot të ishte prezent në studio, por ajo i ka premtuar motrës, nënës tuaj se do ta mbajë sekret dhe se ky sekret mbetet ende i tillë në familjen e tyre. Ajo është e gatshme të të takojë. Shpëtim Boçi: Patjetër edhe unë dua ta takoj Stafi siguroi edhe fotot familjare duke u treguar të kujdesshëm, që me kërkese të së motrës të mos publikohet imazhi i saj, pasi as fëmijët dhe as bashkëshorti i saj nuk e mësuan kurrë këtë sekret familjar. Odeta Dume: Unë iu luta zonjës të më siguronte një foto nga albumi saj që unë të ta jepja dhe t’i ta shikoje imazhin e nënës. Ne do tregohemi të kujdesshëm për të mos përmendur emra, pasi fëmijët e saj nuk e din që nëna ka sjell në jetë një fëmijë para martese. Fotot i kam këtu dhe do të t’i jap në këto momente… Shpëtim Boçi: Mund t’i mbaj fotot (përlotet). Odeta Dume: Patjetër janë të tuat Shpëtim Boçi: Do i çoj lule tek varri. Jam i emocionuar, sa shumë do doja të ishte gjallë. Uroj që të takohem sa më shpejt me motrën dhe vëllain. Shumë faleminderit edhe nga ju! Kam fotot të paktën dhe t’i mbaj në shtëpi si kujtim Sot Shpëtim Boçi është baba i dy fëmijëve, ndërsa prej vitesh nuk kishte reshur së kërkuari për rrënjët biologjike. 4 vite pasi çifti nga Kuçova e kishte marrë nga Shtëpia e Fëmijës, nëna birësuese e Shpëtimit mbetet shtatzëne dhe sjell në jetë një vajzë. Kështu Shpëtimi u rrit në Kuçovë ku edhe kaloi pjesën më të madhe të jetës, derisa krijoi edhe ai familjen e tij.

    • VIDEO

      Ekskluzive-Pa Gjurme i gjen nënën pas 63 vitesh

      Pas 63 vitesh ’Pa Gjurmë’ në Report Tv i gjen rrënjët biologjike, emocione të papërkrueshme për Shpëtim Boçin, i cili pa për herë të parë imazhin e nënën që e solli në jetë shkurtin e vitit 1960. Ndërsa moderatorja Odeta Dume i komunikoi mesazhin që tezja e tij dërgoi pak ditë më parë në adresë të programit, 63-vjeçari nuk i mban dot lotët. Shpëtim Boçi: (Qan) Odeta Dume: Ajo më tregoi një histori të motrës së saj që dyshohet se është nëna jote biologjike. Kjo zonjë do të donte sot të ishte prezent në studio, por ajo i ka premtuar motrës, nënës tuaj se do ta mbajë sekret dhe se ky sekret mbetet ende i tillë në familjen e tyre. Ajo është e gatshme të të takojë. Shpëtim Boçi: Patjetër edhe unë dua ta takoj Stafi siguroi edhe fotot familjare duke treguar kujdes, që me kërkesë të së motrës të mos publikohet imazhi i saj. Shpëtim Boçi: Mund t’i mbaj fotot (përlotet). Odeta Dume: Patjetër janë të tuat Shpëtim Boçi: Shumë faleminderit! 90% është nëna ime. Të paktën mësova një gjë. Kam fotot dhe t’i mbaj në shtëpi si kujtim ’Pa Gjurmë’ zbuloi jetën e gruas që në moshën 15-vjeçare solli në jetë një djalë dhe që sipas përkimeve të të gjitha të dhënave është nëna e tij, e cila prej 13 vitesh nuk jeton me.

    • VIDEO

      Situata brenda PD-së, Hoxha: 1 milionë shuplakat e 2013-ës janë dyfishuar sepse jemi ndarë! Nuk fitojmë asnjë bashki pa një kandidat të përbashkët

      Deputeti i PD, Flamur Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse Partia Demokratike nuk hyn me një kandidat të vetëm në zgjedhje, atëherë PS do të fitojë sërish të gjitha bashkitë e vendit.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 23 janar 2023)

      Hithra është ndër bimët shqiptare me më shumë benefite për oganizimin e njeriut për shkak të shumë sëmundjeve që ajo kuron. Në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjeksorë këshilloi përdorimin e kësaj bime për benefitet e saj në organizëm. Gjithashtu specialisti i bimëve mjekësore priti edhe telefonata në studio nga qytetarët në lidhje me problematika të ndryshme shëndetësore, të cilat mund të gjejnë kurim tek bimët medicinale.

      Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Tre recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Pufka me tre përbërës me sherbet, Qofte me lëng dhe Petulla amerikane.

       

    • VIDEO

      Ylli Merja: Mos iu ndani hithrës, ja çfarë mund të përfitoni prej saj

      Hithra është ndër bimët shqiptare me më shumë benefite për oganizimin e njeriut për shkak të shumë sëmundjeve që ajo kuron. Në rubrikën “Bima dhe shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjeksorë këshilloi përdorimin e kësaj bime për benefitet e saj në organizëm. Gjithashtu specialisti i bimëve mjekësore priti edhe telefonata në studio nga qytetarët në lidhje me problematika të ndryshme shëndetësore, të cilat mund të gjejnë kurim tek bimët medicinale.

    • VIDEO

      Pufka me tre përbërës me sherbet

      Pufka me tre përbërës me sherbet

      Përbërësit:

      • 3 kokrra vezë
      • 2 lç pluhur pjekës
      • 4-5 fk qumësht pluhur

      Për sherbetin;

      • 1 gotë sheqer
      • 1 gotë e gjysëm ujë
      • 6 karafil
      • 1 limon (lëngu)

      Përgatitja:

      Fillimisht përgatisim sherbetin duke vendosur në zjarr ujin me sheqer dhe gozhdë karafili. Pasi sherbeti ka marrë valë shtojmë lëngun e limonit.

      Rrahim vezët e temperaturës së ambjentit me tel rrahës. Sapo vezët të fillojmë të shkumëzojnë shtojmë qumështin pluhur. Kur masa fillon të bëhet ngjitëse shtojmë pluhurin pjekës. Këtë masë e vendosim lugë-lugë në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje. I vendosim pufkat të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta. Jufkat i vendosim të nxehta në sherbet duke i lenë të qëndrojnë 2-3 minuta.

    Për lajme të tjera kërkoni në arkiv