• VIDEO

    Braçe: Biznesmeni Shefqet Dizdari, i lidhur me Berishën! Në 2010 ka firmosur kontratë për hidrokarbure, marrëveshje tjetër nuk ka

    Nga studio e Report Tv, deputeti socialist Erion Braçe iu ka kthyer përgjigje 2 palëve të PD-së, asaj të Sali Berishës dhe të Enkelejd Alibejt, që e lidhin Edi Ramën me ish zyrtarin e FBI-së, Charles McGonial që u arrestua në Nju Jork. PD-ja e Berishës ka deklaruar se Rama ka lobuar me anë të tij për shpallne ‘Non Grata’ të ish-kryeministrit, ndërsa PD-ja e Alibeajt, për lobim që përfshinte Nick Muzin. Kjo për Braçen është absurde dhe për këtë dha argumentet e tij. Ai përmendi edhe  biznesmenin Shefqet Dizdari, ku e cilësoi si të lidhur me Sali Berishën. 

     
  • VIDEO

    Braçe në Report Tv: Ka prova të reja për 21 janarin që rrinë të fshehura! Kalimi i dosjes në SPAK do rriste besimin që ato t’i dorëzohen drejtësisë

    Ish-zëvendës kryeministri, Erion Braçe është i sigurt që ka prova të tjera për 21 janarin, por mbahen të fshehura për shkak të frikës se Prokuroria e Tiranës do i zhdukë ato. Braçe tha se kjo çështje duhet të merret në dorë nga SPAK, pasi kjo do të rriste besimin që këto prova të reja të dorëzohen dhe të ndihmojnë që kjo tragjedi me 4 të vrarë në Bulevard të zbardhet njëherë e përgjithmonë.

    • VIDEO

      Tragjike-E bija mëson vdekjen e nëns live/E humbur prej 6 muajve, gruja kishte përfunduar në spital

      ’Pa Gjurmë’ në Report TV identifikon 71-vjeçaren e shtruar prej 6 muajve në spitalin Neurologjik pranë QSUT. E moshuara Drana Alushi ishte denoncuar si e humbur nga familjarët në policinë e Fierit, të cilët mësuan live për fatin e nënës së tyre, kur ’Pa Gjurmë’ publikoi rastin. Fatkeqësisht këtë të martë e moshuara që ndodhej në koma ndërroi jetë në spital.

       

      Prej 6 muajve e shtruar në spitalin Neurologjik pranë QSUT, falë ’Pa Gjurmë’ identifikohet e moshuara Drana Alushi. Pas publikimit të fotos në program, familjarët mësuan live për fatin e nënës së tyre. Deri pasditen e kësaj të marte kur ’Pa Gjurmë’ e bëri publik rastin, 71-vjeçarja nuk ishte identifikuar, as nga bluzat e bardha, por as nga policia e Fierit ku familjarët kishin bërë denoncimin për humbjen e Drita Alushit pak muaj më parë. Atë që s’mundën dot ta bënin institucionet në 6 muaj, e bëri ’Pa Gjurmë’ në 60 minuta të transmetimit live.

      Në spitalin neurologjik të Tiranës, në pavionin numër të dy në katin e katërt ku ndodhej e shtruar në gjendje të rëndë, e moshuara. E intubuar, për zonjën e paidentifikuar nuk kishte asnjë informacion, ndërsa nuk dihej sesi kishte përfunduar në atë gjendje.

      Mëngjesin e kësaj të marte në redaksinë e ’Pa Gjurmë’ një pacient, i cili kishte ndarë të njëjtën dhomë me zonjën dërgoi ekskluzivisht fotot, duke kërkuar ndihmë për identifikimin e saj, pasi për të nuk ishte paraqitur asnjë nga familjarët.

      Sipas informacioneve të marra në rrugë jozyrtare, 71-vjeçarja ishte sjell nga disa qytetarë në urgjencën e QSUT-së, pa ndjenja, ndërsa nuk dihen rrethanat sesi kishte ndodhur.

      Pas mbërritjes së këtyre fotove, ’Pa Gjurmë’ kërkoi ndihmën e qytetarëve për të mësuar rreth identitetit të zonjës, e cila ishte në gjendje kome deri mëngjesin e kësaj të marte, kur fatkeqësisht ajo ndërroi jetë.Këtë lajm e bija e mësoi live përmes ekranit. Mimoza Alushi telefoni urgjent në Report TV:

      ’Po, ajo në foto është nëna ime. Ka mbi 4 muaj që ishte e humbur dhe nuk kishim lënë vend pa e kërkuar. Kemi bërë denoncimin edhe në policinë e Fierit, por nuk kishim mundur të zbulonim asnjë gjurmë. Kam kontrolluar gjithashtu nëpër spitale por asgjë. Edhe në morg kam kërkuar. Jemi nga fshati Rom, i Fierit nga ku u largua nëna. Kur pashë foton në ekran u shokova. Nuk desha tu besoja veshëve se nëna ime paska ndërruar jetë pak orë më parë. Ndjehem e pikëlluar për këtë, por juve ju falenderoj shumë që bëtë të mundur gjetjen e saj’-u shpreh e përlotur e bija

       

    • VIDEO

      Zgjedhjet e 14 majit, Braçe: PS është shumë vonë, duhet t’i kishte bërë publike kandidatët

      Zgjedhjet e 14 majit, ka qenë në fokus të bisedës me deputetin socialist Erion Braçe, ku tha se PS-ja është shumë vonë, pasi do duhet që t’i kishte bërë publike kandidatët. Ai tha se PS-ja do duhet të hapet

       
    • VIDEO

      Braçe për grumbulluesit: Japin para me fajde! Kanë rrjepur bujqit dhe pa pikë turpi duan të hyjnë në politikë

      Deputeti Erion Braçe është kujdesur që të propozojë nismë ligjore për mbrojtjen e fermerëve. Së fundmi, Ministria e Bujqësisë ka pranuar nismën e tij që grumbulluesit e prodhimeve bujqësore të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve ose në të kundërt t’i aplikohen kamatëvonesa.

    • VIDEO

      Emisioni i plotë Rreze Dielli ( 24 janar 2023)

      Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, folëm për fansat dhe deri ku shkon çmenduria e tyre? Të ftuara në studio psikologia Jonida Haxhiu dhe ish-pjesëmarrësja në BB Fjorentina Halili folën më tepër për këtë temë. Në një lidhje skype, piloti Arbër Xhaja, i cili shpesh dërgon përmes ajrit supriza të ndryshme në Big Brothet Vip, foli për fiksimin e fansave me këta personazhë.

      Po ashtu dy këngëtarët Mirgen Zela dhe Bledar Kaca, folën për këngën e tyre kushtuar Luiz Ejllit. Një një lidhje viber nga Tetova piktorja e talentuar Arbnora Huseini, e cila ka realizuar portretet e Luiz Ejllit dhe Kiara Tito. Gjithashtu në bisedë me Beli Cafin presidente e shoqatës ‘Bukuria Shqiptare’e cila komentoi lookun e personazhit shumë të përfolur Luiz Ejlli. 

      Zonja Albana solli disa receta plot shije në “Rreze Dielli”. Dy recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Llukanik me lakër të bardhë dhe krahë dhe cungje pule të shuara me birrë.

       

    • VIDEO

      Aleks Nika u vra më 21 janar, por familjarët ende kërkojnë drejtësi. Xhaxhai i tij, Mark Nika konfirmoi për Report Tv se ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, të cilit i ka kërkuar që çështjen ta marrë Prokuroria e Posaçme.

      Aleks Nika u vra më 21 janar, por familjarët ende kërkojnë drejtësi. Xhaxhai i tij, Mark Nika konfirmoi për Report Tv se ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, të cilit i ka kërkuar që çështjen ta marrë Prokuroria e Posaçme.

    • VIDEO

      Llukanik me lakër të bardhë nga zonja Albana

      Llukanik me lakër të bardhë

      Përbërësit:

      • 8 llukanik
      • 1 lakër mesatare
      • 4 ls gjalpë
      • 2 qepë
      • 1 gjethe dafine
      • 1 tufë majdanoz
      • 3 gota ujë të ngrohtë
      • 1 ls pelte domate
      • ½ lç sheqer
      • 1 ls kripë
      • Piper i kuq i ëmbël
      • Piper i zi, rigon

      Përgatitja:

      Pastrojmë lakrën e presim hollë dhe e lajmë. Në një tigan hedhim qepën e grirë hollë dhe e kaurdisim me pak gjalpë. Më pas Shtojmë lakrën e prerë hollë dhe kur t’i bie volumi i lakrës shtojmë pelten e domates, të cilën e tresim në ujë të nxehtë më parë, shtojmë piper të zi, piper të kuq.

      Më pas shtojmë ujin e ngrohtë, shtojmë rigon, dafinë dhe  kripë.

      Ndërkohë në një tigan tjetër të ngrohur, presim llukanikët në copëza dhe i skuqim. Më pas i kalojmë në tiganin tjetër, ku është lakra, dhe i lëmë të marrin një valë dhe më pas është gati për servirje.

       

    • VIDEO

      Krahë dhe cungje pule të shuara me birrë nga zonja Albana

      Krahë dhe cungje pule të shuara me birrë

      Përbërësit:

      • 1 kg krahë dhe cungje pule
      • 1 shishe birrë
      • 2 degë rozmarinë
      • 6 lugë mjaltë
      • 1 lugë piper i kuq pluhur
      • Kripë, piper i zi

      Përgatitja:

      Fillimisht marrim krahët e pulës, i marinojmë me rozmarinë, kripë, piper të zi dhe i mbulojmë me një celefon dhe më pas e vendosim në frigorifer. Po ashtu bëjmë edhe me pjesën tjetër, i hedhim piper të kuq dhe mjaltë dhe i pjekim në zgarë deri sa të karamelizohen.

    • VIDEO

      Deri ku arrin çmenduria e fansave për BBV? Të ftuarit komentojnë në “Rreze Dielli”

      Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, folëm për fansat dhe deri ku shkon çmenduria e tyre? Të ftuara në studio psikologia Jonida Haxhiu dhe ish-pjesëmarrësja në një reality shoë folën më tepër për këtë temë. Në një lidhje skype piloti Arbër Xhaja, i cili shpesh dërgon përmes ajrit supriza të ndryshme në Big Brothet Vip, foli për fiksimin e fansave me këta personazhë. Po ashtu dy këngëtarët Mirgen Zela dhe Bledar Kaca, folën për këngën e tyre kushtuar Luiz Ejëllit. Një një lidhje viber nga Tetova piktorja e talentuar Arbnora Huseini, e cila ka realizuar portretet e Luiz Ejëllit dhe Kiara Tito. Po ashtu, në bisedë me Beli Cafin presidente e shoqatës ‘Bukuria Shqiptare’e cila komentoi lookun e personazhit shumë të përfolur.

       

       

       

    • VIDEO

      Direkt nga pista e Kronplatzit të Italisë me Elvis Toçin, aty ku zhvillohet kupa e botës për ski

      Në një lidhje skype nga pista e Kronplatzit të Italisë me presidentin e shoqatës së skive, atz ku po zhvillohet kupa e botës në ski. Ndërsa Lara Coulturi garon sot në kupën e botës në numrin 51.

    • VIDEO

      Një shtëpi bari është zbuluar në Shijak të Durrësit. Në pranga ka rënë pronari i banesës, Fredi Krasniqi, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi.

      Një shtëpi bari është zbuluar në Shijak të Durrësit. Në pranga ka rënë pronari i banesës, Fredi Krasniqi, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai i tij Selman Krasniqi.

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv