-
VIDEO
KATAR 2022/ Ja parashikimet në ‘E vëmë me bast’ për 4 sfidat e fundit të grupeve, publiku i ‘jep’ fitoren Zvicrës ndaj Serbisë, Korea frenon CR7?
TIRANË- Për profesor doktor Albert Karriqin dy ndeshjet e fundit të grupit G të Kupës së Botës dalin barazim. I ftuar në emisionin 'E vëmë me bast' në Report TV Karriqi parashikon fitoren dhe kualifikimin e Uruguajt ndaj Ganës dhe fitoren e Portugalisë me Korenë e Jugut. Albert Karriqi duke komentuar eliminimin e Gjermanisë thotë se përgjegjësia është tërësisht e trajnerit Hansi Flick.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 2 dhjetor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga matrioshkat e 6 dhjetorit te urdhërarresti për Amant Josifin e Berisha thotë se punon për Olsi Ramën e deri tek Spanja shmang Brazilin e dëbon Gjermaninë.
-
VIDEO
KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 1 dhjetorit
Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 4 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.
-
VIDEO
Samiti i BE-së dhe protesta e Opozitës
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha se opozita nuk duhej të protestonte në 6 dhjetor në ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën sepse një organizim i tillë, mund të konsiderohej si organizim kundër samitit, ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera të botës.
-
VIDEO
VIDEO HIGHLIGHTS - Deklaratat më të forta në Real Story 1 Dhjetor
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit/ Gjylameti: Mund të konsiderohet kundër samitit të liderve të BE! Hoxha: Berisha së shpejti takime në vendet Perëndimore
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti tha se opozita nuk duhej të protestonte në 6 dhjetor në ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën sepse një organizim i tillë, mund të konsiderohej si organizim kundër samitit, ashtu siç ndodh edhe në vende të tjera të botës.
-
VIDEO
6 dhjetori, Nesho në ‘Kontrast’: Protesta lëvizje e matur! Rama s'e do, justifikohet me masat e sigurisë
Në një ditë historike për Tiranën, kur të gjithë liderët europianë do të mblidhen në vendin tonë, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë paralajmëruar protestë para Kryeministrisë, ndonëse kjo zonë është e futur në perimetrin e sigurisë. Zv.kryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho e sheh protestën si një lëvizje të matur të opozitës.
-
VIDEO
Pa Gjurme gjen pas 3 vitesh Xheni Vokën/E bija e refuzon:Jam zonja Pruggmayer,s’kam dëshirë të flas!
Gjendet live pas 3 vitesh Xheni Voka. 26-vjeçarja nga Tirana kishte humbur kontaktet nga Gjermani në vitin 2019. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ndërsa nëna bënte apel për gjetjen e të bijës, kjo e fundit reagon live. Me keqardhje moderatorja Odeta Dume përcolli live mesazhin që Xheni dërgoi në adresë të emisionit, e cila mohonte të kishte kontakt me familjarët, nënën dhe dy motrat e saj. Ajo nuk dha asnjë sqarim mbi të këtë vendim të sajin. ’’Nuk jam Xheni Voka e kam Pruggmayer, nuk dua të kem kontakt me familjen time, i kam shkruajtur që jam shume mirë dhe të mos më shqetësojnë. Nuk e ndiej të arsyeshme të mbaj kontakt apo të flas sepse nuk kam dëshirë. Besoj e morët informacionin’’ Prej vitit 2019 Xheni Voka jeton në Berlin, ndërsa është e martuar me një shtetas gjerman. Vajza e vogël e familjes bllokoi menjëherë çdo kontakt me nënën, pasi kjo e fundit i kërkoi ndihmë për kurimin e babait që ishte diagnostikuar me kancer. Ajo mbylli telefonin dhe pas këtij episodi, nëna nuk kishte guxuar më kurrë ta merrte pas debateve që kishin patur lidhur me çeshtjen e babait dhe përkeqësimin shëndetësor të tij. U desh që 60-vjeçarja t’i drejtohej programit për t’i dërguar një mesazh të bijës, që e kishte konsideruar të humbur prej tri vitesh. I ati ndërroi jetë pa e parë më, ndërsa Xheni nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ refuzoi edhe të ëmën. Ishte e papritur kjo përgjigje mohuese për 60-vjeçaren në studio, e cila me lot në sy i dërgoi ndoshta mesazhin e fundit. ’Xheni jam mami yt, Xheni. Babin nuk e pe dhe iku nga kjo botë duke thënë ’dua të flas me Xhenin’. Megjithatë, kjo është dëshira jote, që të mos flasësh as me mua as me motrat, por të paktën na trego arsyen që ke. S’kam çfarë të them Xheni, të kemi mbajtur, të kemi dashur. Nuk je më e vogël, duhet të reflektosh dhe besoj do të reflektosh. Do vij një ditë që do të më kërkosh’-me këto fjalë prekëse iu drejtua 60-vjeçarja të bijës Pas këtij momenti ’Pa Gjurmë’ hoqi pasaportën televizive të 26-vjeçares, e cila zgjodhi ta thyejë heshtjen e gjatë me këtë mesazh refuzues.
-
VIDEO
Mal i ZI / “Nuk do të ketë Ballkan të Hapur dhe botë serbe”/ Qytetarët në protest, cili është qëllimi i tyre flet gazetari Kallaba
Ne protestë morën pjesë mijëra qytetarë të cilët kërkojnë tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si edhe mbajtjen e zgjedhjeve parakohshme.
-
VIDEO
Gjendet pas 3 vitesh Xheni Voka! ‘Pa Gjurmë’ e vë në kontakt me nënën, e bija e refuzon: Jam zonja Pruggmayer,nuk kam dëshirë të flas!
Gjendet live pas 3 vitesh Xheni Voka, 26-vjeçarja nga Tirana kishte humbur kontaktet nga Gjermani në vitin 2019. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, Xheni dërgoi një mesazh ku refuzonte të kishte kontakt me familjarët.
-
VIDEO
Një president gjerman pas 27 vitesh në Tiranë/ Studiuesi Plaka: Janë avokatët tanë të integrimit
-
VIDEO
Nënë e katër vajzave, moderatorja shqiptare rrëfen çelësin e suksesit në karrierë dhe familje
Ermira Çausholli autorja dhe moderatorja e programit “E ardhmja është vajzë’’ ishte e ftuara e sotme në “Rreze Dielli”. Prej dy puntatash tashmë, sezoni i tretë ka startuar në Report Tv, ku çdo të shtunë në mbrëmje, në orën 21:00 publiku do të përjetojë çaste të forta emocionesh nga rrëfimet e grave dhe vajzave. Ermira në “Rreze Dielli: zbuloi disa nga suprizat e studios së re, skenografisë dhe të ftuarve që ju presin këtë sezon.