-
VIDEO
Degët prioritare në rrezik, studenti vjen nga Shkodra për të marrë pjesë në protestën para Ministrisë: Këtë vit asnjë studenti regjistruar për fizikë
Një grup studentësh kanë protestuar sot para Ministrisë së Arsimit për degët që janë në rrezik, pasi kanë një numër shumë të ulët studentësh të regjistruar. Report Tv mori në intervistë një prej tyre, Kolindo Vjerdha, i cili kishte ardhur në këtë protestë nga Shkodra. Për gazetaren Enxhi Musaj, ai tha se mori pjesë për të ngritur edhe zërin e studentëve në Shkodër.
-
VIDEO
Nën akuzën për shpërdorim detyre në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Gjykata e Apelit rikthen në detyrë 6 policët e pezulluar
Gjykata e Apelit Durrës ka rikthyer sërish në detyrë 6 punonjësit e policisë së Elbasanit, të cilët u pezulluan me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, e cila po heton dosjen e vrasjes së mjekut psikiatër Pjerin Xhuvani katër dite para zgjedhjeve.
-
VIDEO
Sulmet kibernetike të Iranit, 5 punonjës IT në DAP nën akuzë! Nuk kërkuan raportim për situatën, me mosveprimet e tyre bënë që virusi në ‘administrata.al’ të mos zbulohej
5 urdhër-arreste janë lëshuar për 5 punonjës në sektorin e IT-së (tekonologjisë së informacionit), në Departamentin e Administratës Publike, në kuadër të hetimeve për sulmet kibernetike të kryera nga Irani ndaj portaleve shtetërore të shërbimeve online. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar ‘arrest shtëpie’ për 5 punonjësit e IT-së, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. 5 punonjësit e IT-së u identifikuan nga vetë AKSHI
-
VIDEO
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë 6 dhjetori do të jetë ditë pushimi, shkak masat e sigurisë! Kryeqyteti do të 'blindohet', instalohen ekipe nga Brukseli
Qeveria ka vendosur ditë pushimi zyrtar 6 dhjetorin vetëm për Tiranën, ditën kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kjo do të thotë që ditën e martë, me datë 6 dhjetor administrata dhe shkollat do të jenë pushim.
-
VIDEO
Supë kremoze me miell orizi nga zonja Albana
Supë kremoze me miell orizi
Përbërësit:
- 100 gr miell orizi
- 1 litër lëng mishi
- 50 gr gjalpë
- 2 lgj oriz
- 1 ls koncentrat
- Limontoz
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht tresim gjalpin dhe më pas tek gjalpi i tretur shtojmë miellin e orizit të cilin e punojmë derisa të marrë ngjyrën e kremit. Shtojmë lëngun e mishit duke e punuar vash avash derisa të trashet. Në fund shtojmë koncentratin dhe orizin, e lemë të vlojë mirë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe pak limontoz dhe e servirim me gjalpë të tretur.
-
VIDEO
Strudel i kripur me gorgonzola, rukola dhe speck nga zonja Albana
Strudel i kripur me gorgonzola, rukola dhe speck
Përbërësit:
- 200 gr petë sfoljatë
- 150 gr gorgonzola
- 1 tufë rukola
- 8 feta speck
- 4 feta djathë asiago
Përgatitja:
Hapim petën sfoljatë mbi tryezën e punës duke e spërkatur me pak miell. Lyejmë sipërfaqen me djathë gorgonzola, më pas vendosim proshutën speck, rukolën dhe në fund fetat e djathit asiago. E mbështjellim role dhe e vendosim të piqet në furrë për 15 minuta në 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
KATAR 2022/ Ja parashikimi i saktë për katër ndeshjet e djeshme në 'E vëmë me bast'! Sot publiku i ndarë për Poloni-Argjentinë e surprizon me Arabinë
Moderatori Andi Kapxhiu parashikoi saktë katër ndeshjet e ditës së djeshme të Kupës së Botës në emisionin “ E vëmë me bast”. Ai parashikoi fitoren e Senegalit, Holandës, Anglisë dhe SHBA-ve. Edhe specialisti i futbollit Andrea Marko ishte i saktë në parashikim për tre nga katër ndeshjet e djeshme.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 30 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga a mund të bashkohen shqiptarët te lufta e dy Shqipërive paralele e deri tek Holanda peshkon SHBA-të e Anglia sfidon Senegalin.
-
VIDEO
6 dhjetori, Meta në protëstën e Berishës dhe a duhen lejuar ithtarët e Enverit?
Më 6 dhjetor, kur liderët e Bashkimit Europian do të mbërrijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, ku do t’i bashkohet dhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga, anëtari i Këshillit Kombëtar PD Bislim Ahmetaj u shpreh se bëhet manifestim paqësor për t’i treguar Europës se e refuzojnë këtë qeveri. Në Ditën e Çlirimit, si çdo vit nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha shkuan për homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë. Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafë dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ata kryen homazhe
-
VIDEO
KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 29 nëntorit
Brazili është bërë skuadra e dytë në Botërorin e Katarit që siguron kualifikimin në turin e 1/8. Kjo sepse ‘seleçao’ mposhti 1-0 Zvicrën në ndeshjen e dytë të grupit G.
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit/ Muça: Berishës i ikën mendja kur ka qetësi! Për shpirt i vë flakën por s’ja mban
Gazetari Flogert Muça ka debatuar me anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Bislim Ahmetaj në studion e ‘Repolitix’ për protestën e 6 dhjetorit.
Flogert Muça: Duhet të ulni kokën për 21 janarin. Për vrasjet që keni bërë duhet të ulni kokën dhe të kërkoni ndjesë.
Bislim Ahmetaj: Duhet të ulë kokën Edi Rama.
Flogert Muça: Vrasësit nuk i falet asgjë.
Bislim Ahmetaj: Ne jemi parti e votës së lirë jo e plumbave.
Flogert Muça: S’jua mban se për shpirt i vini flakën. Saliut i ikën mendja kur ka qetësi. Jam kundër çdo njeriu që qëllon.
-
VIDEO
6 dhjetori i Berishës/ Ahmetaj: Do qëndrojmë me duar në xhepa për 4 orë! Karaj: Policia të marrë parasysh më të keqen! Muça dhe Beqiri: Rama s'dëmtohet nga 2 pleshta
Më 6 dhjetor, kur liderët e Bashkimit Europian do të mbërrijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, Sali Berisha ka paralajmëruar protestë, ku do t’i bashkohet dhe Ilir Meta me mbështetësit e tij. Në Report Tv, në emisionin ‘Repolitix’ nga Denis Minga, anëtari i Këshillit Kombëtar PD Bislim Ahmetaj u shpreh se bëhet manifestim paqësor për t’i treguar Europës se e refuzojnë këtë qeveri.