-
VIDEO
Propozimi i ‘Nisma Thurje’, Koçi: Avni Rustemi, Myslym Shyri e Vasil Shanto, e meritojnë vendin në histori! Etiketimi si ‘terrorist’ e ‘vrasës’, i bën dëm vendit
Mes debatit të nxitur nga Nisma Thurje nëse figura si Avni Rustemi, Myslym Shyri apo Vasil Shanto meritojnë apo jo të nderohen me emra rrugësh apo sheshesh, Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Kombëtar, e thotë me bindje “po”.
-
VIDEO
Aktivistja Sevim Arbana, një grua jo vetëm për gratë por për të gjithë shoqërinë
Me misionin dhe thirrjen e brendshme për të qenë zëri i problemeve të kësaj shoqërie Sevim Arbana është njeriu që asnjëherë nuk ka reshtur së punuari për këtë. “Jam shumë e ndjeshme ndaj fenomeneve sociale”-shprehet Arbana qysh në fillim të bisedës. Ndërsa kur kthehet pas në kohë sjell ndërmend gjithçka që e ka ndikuar nga fëmijëria,si burgosja e të atit që kur ajo ishte ende fëmijë. Këto kanë ndikuar tek ajo vazhdimësinë e emocioneve,ngjarjeve dhe përjetimeve të mëvonshme në jetë. “Nuk jam një grua e fortë,por jam e ndjeshme dhe e brishtë. Është përballja që i bën gratë të forta”- thotë ajo në rrëfimin e saj. Një adoleshencë e kaluar mes librave,një ndikim i rëndësishëm në jetën e saj dhe shumë shpejt erdhi njohja me bashkëshortin në moshën 19-vjecare. Më pas erdhi në jetë fëmija i parë,një djalë dhe më pas edhe dy të tjerë,një djalë dhe një vajzë. AktivizImi i saj në çështje të shoqërisë në problematika dhe zgjidhje është një moment që Arbana e shpjegon si një idealizëm dhe eufori i papërshkrueshëm,një ëndërr dhe rrugë që u bë realitet. “Gjatë punës sime si aktiviste jam kërcënuar por nuk jam ndalur”-përmend ajo gjatë bisedës vështirësitë e këtij misioni. Momentalisht ajo punon vullnetarisht në shërbim të gjithçkaje që në raport social është për të përmbushëse dhe e vyer. Ka një dashuri për kafshët,por veçanërisht për macet para të cilave thotë se dorëzohet dhe vazhdimisht kujdeset në çdo formë dhe mënyrë për to. “Ëndërr e kam të ndërtoj një qendër ditore për macet”-e përforcon ajo këtë dashuri dhe kujdes për kafshët.
-
VIDEO
Ekskluzive/ Deputeti britanik për Report Tv: Etiketimi i shqiptarëve si kriminelë, imoral! Do krijojmë hapësira për t’i punësuar legalisht
Shqiptarët kanë qenë kryefjalë e mediave dhe politikës së brendshme britanike, duke i etiketuar ata si kriminelë. Pikërisht këtyre akuzave iu përgjigj sot deputeti britanik Daniel Kawczynski në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv. Sipas tij, shqiptarët japin kontribut në Britani, ndaj premton krijimin e hapësirave për t’i punësuar legalisht.
-
VIDEO
Kosova drejt lëvizjes së lirë me vendet e BE, analisti Spahiu për Report Tv: Emigrimi masiv dhe raporti me Serbinë shtynë kaq vite vendimin
Analisti i njohur nga Kosova, Nexhmedin Spahiu, e konsideron vendimin e ambasadorëve të Bashkimit Evropian për të përcaktuar një datë fundore për liberalizimin e vizave (Jo më vonë se 1 janari 2024) si një dhuratë të marrë nga BE për qytetarët e Kosovës.
-
VIDEO
Plas debati në 'Sot Live në Shqipëri'/ Ngjela- Baçit: Hajd mirupafshim dhe ditën e mirë
Me debate të mëdha është zhvilluar debati midis avokat Ngjelës dhe deputetit të Rithemelimit Luan Baçit në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report TV
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit/ Ngjela: Lëvizje esatiste, Berisha kundër Perëndimit! Baçi: 'Non-grata' personale, nëse ka problem me ligjin të futet në burg
Avokati, Spartak Ngjela e ka quajtur ‘lëvizje esatise’ protestën e planifikuar nga Partia Demokratike për t’u mbajtur në 6 dhjetor në Tiranë, ditën kur liderët e BE-së vizitojnë Tiranën. Ndërsa deputeti i PD, Luan Baçi theksoi se protesta bëhej në të mirë të qytetarëve dhe se ishte një mikpritje për liderët e BE-së.
-
VIDEO
Rrëfimi prekës i juristes që po lufton me kancerin, nga fëmijëria plot vuajtje te divorci me ish- bashkëshortin
Nertila Haxhia vajza guximtare dhe aktivistja e mbrojtjes së të drejtave të grave pas një lufte me sëmundjen e vështirë të kancerit ka vendosur te rrëfejë historinë e saj në studion e emisionit “Rreze Dielli”. Prej shumë vitesh tashmë, ajo lufton këtë sëmundje, duke iu nënshtruar disa operacioneve.
-
VIDEO
Festa e shqiptarëve në Londër për ditën e pavarësisë, Daily Mail: Bllokuan qarkullimin me makina që kushtojnë deri në 160 mijë paund
Daily Mail i ka kushtuar një artikull festës së shqiptarëve mbrëmjen e djeshme në Londër për festimet mbi 110 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.
-
VIDEO
Këmkuqe - recetë tradicionale nga zonja Albana
Këmkuqe çame nga zonja Albana
Përgatitja:
500 gr miell
300 gr djathë i bardhë
1 gotë vaj ulliri
1 gotë ujë
1 lç sodë
Kripë
Vendosim miellin në një enë ku shtrojmë sodën e bukës. Krijojmë një hapësirë në qendër ku shtojmë vajin dhe kripën e tretur në ujë. E punojmë brumin mirë, brumi duhet te jetë i butë gati si brumë petullash. Shtojmë një pjesë të djathit të bardhë të cilin e thërrmojmë me duar dhe e spërkasim me pak miell. Lyejmë një tavë me vaj ulliri vendosim brumin, e nivelojmë mirë dhe në fund e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathë të bardhë të thërrmuar. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.
-
VIDEO
Bukë me vezë në tigan nga zonja Albana
Bukë me vezë në tigan nga zonja Albana
Përbërësit:
- Bukë e ndenjur
- Gjalpë i tretur
- Vezë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Bukën e ndjenur e presim në copëza të vogla dhe e vendosim në një tigan ku e kaurdisim për pak minuta me gjalpë. Më pas shtojmë vezën e rrahur me pak kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta.
-
VIDEO
Xhubleta shqiptare pasuri e gjithë njerëzimit, ministrja e Kulturës për Report Tv: Krenari! UNESCO fond special për të ruajtur dijë bërjes së saj
‘Emocion dhe shumë krenari!’ Kështu e përshkroi ministrja e Kulturës Elva Margariti, faktin që Xhubleta me dije bërjen e saj, u mor në mbrojtje nga UNESCO, tanimë si pjesë e Pasurisë Botërore të Njerëzimit
-
VIDEO
Muzikanti filozof që përmes muziko-terapisë bashkë me të fejuarën ndihmojnë fëmijët me probleme
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” muzikanti Franc Koruni tregoi më tepër për stilin e tij të veçantë në të kënduar.