• VIDEO

    Kek kosi nga zonja Albana

    Kek kosi

    Përbërësit:

    • 500 gr kos kremoz
    • 5 vezë
    • 50 gr niseshte
    • 4 lgj sheqer
    • Vanilje

    Përgatitja:

    Vendosim kosin kremoz natyral në një enë ku shtojmë një nga një vezët. I trazojmë mirë dhe më pas shtojmë sheqerin dhe vaniljen. Lagim një letër pjekje, e vendosim në një tavë ku hedhim masën e kekut. E nivelojmë dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.

  • VIDEO

    Lakër e mbushur nga zonja Albana

    Lakër e mbushur

    Përbërësit:

    • 1 lakër
    • 400 gr mish i grirë
    • 1 kokërr qepë
    • 2 thelpinj hudhër
    • 1 lgj oriz
    • 1 lgj koncentrat
    • 1 degë selino
    • 1 spec i kuq
    • 5 lgj salcë domate
    • 1 tufë majdanoz
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Presim fundin e lakrës të cilin do ta përdorim si kapak për mbushjen. Pastrojmë pjesën e brendshme të lakrës për të krijuar hapësirën e duhur për të vendosur mbushjen.

    Kaurdisim në një tigan me pak vaj ulliri qepën e grirë imët së bashku me 2 thelpinj hudhër. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të përthithë të gjitha lëngjet. Shtojmë orizin, selinonë dhe specin e kuq të prerë imët, rregullojmë shijen dhe kripë, piper dhe pak koncentrat. Në fund shtojmë salcën e domates dhe e lemë kimën të marrë një valë të lehtë. E vendosim mbushjen brenda lakrës dhe pjesën që tepron e vendosim në anësore të tavës. Hedhim rreth 1 gotë ujë të ngrohtë dhe e mbulojmë tavën me një letër pjekje të lagur si dhe me letër alumini. E vendosim lakrën e mbushur të piqet në furrë të nxehtë.

  • VIDEO

    Supe krem fasule nga zonja Albana

    Supe krem fasule

    Përbërësit:

    • Fasule të ziera
    • Karrotë
    • Limon
    • Majdanoz
    • Vaj ulliri
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Kaurdisim me pak vaj ulliri një karrotë të grirë imët. Shtojmë tek karrota fasulet e ziera së bashku me pak nga lëngu i zierjes së tyre. Vazhdojmë trazimin për pak minuta duke rregulluar dhe shijen me kripë dhe piper. E kalojmë të gjithë masën në blender ku shtojmë dhe pak majdanoz. E kthejmë supën në krem dhe e vendosim përsëri në zjarr sa të marrë një valë të lehtë.

  • VIDEO

    Bizele në furrë me suxhuk pikant nga zonja Albana

    Bizele në furrë me suxhuk pikant

    Përbërësit:

    • 1 kg bizele
    • 200 gr suxhuk pikant
    • 500 ml qumësht
    • 3 vezë
    • 1 lgj mustardë
    • 150 gr djathë të butë
    • 1 lgj galetë
    • 1 tufë koper
    • Gjalpë
    • Kripë, piper

    Përgatitja:

    Fillimisht vendosim bizelet të ziejnë në ujë me kripë për pak minuta. Më pas i kalojmë në ujë të ftohtë për të ruajtur ngjyrën. Kaurdisim në një tigan suxhukun të prerë në feta dhe e bashkojmë me bizelet. Lyejmë një tavë me pak nga yndyra që ka lëshuar suxhuku, e spërkasim tavën me pak galetë dhe vendosim bizelet me suxhukun. Tek qumështi shtojmë vezët, mustardën, kripën dhe piperin. E shtojmë masën në tave, spërkasim sipërfaqen me djathë të butë kaçkavall dhe koper të grirë.

  • VIDEO

    Udhëtoi 2400 kilometra me biçikletë nga Gjermania në Shqipëri, 60-vjeçari rrëfen aventurën e vështirë

    Agron Qelibari është një personazh i veçantë që ka udhëtuar për 19 ditë nga malet e Freiburgut në Gjermani deri në Shqipëri. Ai udhëtoi vetëm me biçikletën e tij duke ndërmarrë një aventurë sa të bukur, po aq dhe kurioze. Ndërsa këtë vjeshtë ndërmori edhe një tjetër udhëtim nga vlora në Sarandë në këmbë. Në një intervistë për “Rreze Dielli” ai tregoi pasionin për sportet ekstreme.

  • VIDEO

    KATAR 2022/ Ja parashikimet në ‘E vëmë me bast’ për 4 ndeshjet e sotme! Publiku i bindur në fitoren e Gjermanisë, Kroacia favorite ndaj Belgjikës

  • VIDEO

    KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 30 nëntorit

    Argjentina dhe Polonia janë dy skuadrat e kualifikuara për në fazën e 1/8 në grupin C. Kjo sepse argjentinasit mposhtën 2-0 Poloninë në ndeshjen e fundit të grupit, duke u renditur e para me 6 pikë.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 1 dhjetor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga aferat e qeverisë Rama nuk firmos vetë ua lë burgun ministrave te teatri i 6 dhjetorit përballë tragjedisë së primareve me patllake e deri tek Gjermania e ka finale Argjentina asfalton Poloninë.

  • VIDEO

    6 dhjetori i Berishës/ Kalaja: 1500 policët s'përballojnë dot 200 mijë protestues! Çuko: Do garantohet siguria! Nesturi: Opozita proteston se s'ka komunikim me ndërkombëtarët

    Sali Berisha duket se shpërfill çdo masë që po vendos qeveria për 6 dhjetorin kur do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor dhe në një ditë historike për Tiranën, ka paralajmëruar protestë. Për këtë ishin të ftuar në 'Repolitix' Adriana Kalaja, Plator Nesturi, Arben Çuko dhe Përparim Caca.

  • VIDEO

    Gjyshja i zbulon sekretin e prindërve/Pas varrimit të nënës, 25-vjeçarja merr të trokasë...30.11.22

    E braktisur nga babai biologjik 1 muaj para se të vinte në jetë, sot 25 vite më pas, kjo vajzë e re kërkon të thyejë heshtjen dhe të rrëfejë historinë e dhimbshme të jetës së saj. 25-vjeçarja nga Durrësi që prej momentit kur lindi deri në moshën 12-vjeçare jetoi me nënën dhe njerkun, pa e ditur që ky I fundit nuk ishte babai I saj biologjik. Një fatkeqësi që ndodhi në familjen Kulla bëri që vajza e mitur të mësonte të vërtetën që do i brengoste zemrën. Nëna e saj Nasybe Kulla në vitin 2009 pësoi një aksident automobilistik, I cili I la pasoja të rënda në kokë e pavarësisht operacionit, ajo nuk I mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë. Pas braktisjes nga babai biologjik dhe vdekjes së nënës, Xheni merr një tjetër goditje në jetë. E mitura braktiset edhe nga personi që e rriti, Fadil Kulla, e kështu kujdestarinë e saj e mori daja. E vogël asokohe, ajo nuk e kuptonte pse personi që ajo për 12 vite i thërriste baba, u largua pa dhënë asnjë shpjegim. Nuk kaloi shumë kohë dhe gjatë një feste familjare, Xheni mësoi se nuk ishte vajza biologjike e Fadilit, por se ai kishte qenë partneri I nënës së saj. Një lajm të tillë 13-vjeçarja nuk e priti aspak mirë, e kështu e vetmja strehë e ngrohtë ishte shtëpia e dajës së saj, atje ku jeton edhe sot. Jeta nuk u tregua shumë bujare me vajzën nga Durrësi, duke I mohuar asaj shumë momente të gëzueshme. Njerku që e rriti do të ndërronte jetë në vitin 2014, ndërsa 4 vite më pas, për herë të parë në jetën e saj do të shfaqej babai biologjik. I penduar për veprimet e së shkuarës, ai I është gjendur pranë vajzës në momente të vështira, por tashmë ka krijuar një jetë të re nga e cila ka tre fëmijë. Sot Xheni dëshiron që të krijojë një jetë të sajën, por në kushtet në të cilat ndodhet e ka të pamundur. Shtëpia që ka në Durrës është rrënuar dhe është e pabanueshme, ndërsa edhe pse ka mbaruar shkollën e lartë, nuk ka mundur të gjejë punë në profesionin e saj.

  • VIDEO

    Fasha 800 kw/ Bejtja: Njerëzit vijojnë të kursejnë! Me energjinë jemi gjithmonë në alert! Kur kishte përmbytje, e ndërpremë herë pas here për arsye sigurie

    Ndonëse vendi është përfshirë nga reshjet e shiut, ende nuk ka siguri që dimrin do të kalohet pa u prekur nga fasha 800 KW. Zv.ministri i Energjetikës Ilir Bejtja bëri me dije se muaj pas muaji shihet situata nga prodhimi vendas dhe më pas përcaktohet vijimësia. Në një intervistë në Report Tv, Ilir Bejtja u shpreh se për energjinë do të jenë gjithmonë në gjendje alerti.

  • VIDEO

    Zbardhet vrasja e Briken Sanajt në Tiranë, në kërkim autori dhe 2 bashkëpunëtorët! 25-vjeçari nga Kosova shiti makinën që u përdor për ekzekutim

    Vladimir (Valmir) Kola është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së Briken Sanajt në rezidencën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë. Në kërkim janë edhe 2 bashkëpunëtorët nga Kosova, Kened Antoni dhe Gjelosh Krasniqi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv