-
VIDEO
Byrek i ëmbël me krem nga zonja Albana
Byrek i ëmbël me krem
Përbërësit:
- 1 pako peta
- 220 gr gjalpë
Për sherbetin:
80 gr sheqer
450 ml ujë
80 gr mjaltë
1 shkop kanelle
1 limon
Për kremin:
- 4 vezë
- 200 gr sheqer
- 500 ml pana
- 500 ml qumësht
- 1 vanilje
- 100 gr gjalpë
- 170 gr miell misri
- 1 majë luge kripë
Përgatitja:
Fillimisht vendosim sherbetin në zjarr: ujin, sheqerin, kanellën dhe lëkurën e limonit. Sapo të shkrijë sheqeri shtojmë mjaltin, e largojmë sherbetin nga zjarri dhe e lemë të ftohet.
Kaurdisim miellin e misrit me gjalpë dhe sapo mielli të marrë pak ngjyrë shtojmë qumështin së bashku me panën. Vezët i rrahim me sheqerin dhe vaniljen dhe e shtojmë tek qumështi. E trazojmë derisa kremi të lidhet mirë.
Vendosim në tavë peta duke i spërkatur me gjalpë. Hedhim kremin dhe e vendosim ëmbëlsirën të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Pasi është pjekur e sherbetosim sapo t’a nxjerrim nga furra.
-
VIDEO
Qofte me presh dhe nenexhik nga zonja Albana
Qofte me presh dhe nenexhik
Përbërësit:
- 500 gr presh
- 2 bishta qepësh
- 1 lgj vaj ulliri
- 1 lgj gjalpë
- 1 tufë nenexhik
- 2 kokrra vezë
- 2 gota miell misri
- 1 gotë kos
- 1 gotë ujë
- 1 majë luge sodë
- 4 lgj djathë i grirë
- Pak kopër
- Kripë, piper i zi, piper i kuq
Përgatitja:
Vendosim preshin e grirë imët të kaurdiset së bashku me bishtat e qepëve të njoma. Shtojmë pak kripë dhe e lemë të zbutet mirë me kapak mbuluar. Më pas e vendosim preshin në një tas ku shtojmë miellin e misrit, sodën e bukës, kripën, piperin, nenexhikun, kosin dhe ujin e ngrohtë. E trazojmë mirë dhe në fund shtojmë vezët dhe djathin e grirë. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte rrumbullake të cilat i skuqim në vaj të nxehtë ose i vendosim në furrë me letër pjekje për 30 minuta në 180 gradë Celsius. Qoftet me presh sipas dëshirës i servirim me pak kos natyral ose të aromatizuar.
-
VIDEO
Trafiku i kokainës, zgjedhjet në Spak dhe ' Zelensky' shqiptar
Julian Deda, i cili mund të cilësohet ‘Zelensky shqiptar’ duke qenë se si aktor komedie është futur në politikë dhe do të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Teksa është në garën e primareve për bashkinë Tiranë, nuk kursen ironitë për Lulzim Bashën duke thënë se nuk ka qëllim që të marrë postin e kreut të PD. Ardhja e një sasie të madhe kokaine prej 430 kg në Fier të fshehur me thasë kimik e jo më me anë të kontejnerëve me banane, për ish-prokurorin Eugen Beci është tregues se një organizatë e re kriminale ka hyrë në treg.
-
VIDEO
KATAR 2022/ Parashikimet për 4 ndeshjet e sotme në ‘E vëmë me bast’! Publiku i ‘jep’ fitoren SHBA-ve ndaj Iranit, Katari i merr barazim Holandës
Sot nisin ndeshjet e treta dhe të fundit në grupe të Kupës së Botës. Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv si çdo mëngjes u parashikuan katër ndeshjet e sotme në grupet A dhe B.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 29 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga një shejtan me brirë te "kandidatët e Alibeajt" si kundërpërgjigje e "primareve të opozitës" e deri tek Brazili perfekt Portugalia feston me Ronaldon.
-
VIDEO
Deda, 'Zelensky shqiptar' ironizon Bashën: Nuk shkoj në Bashki për ta mjelë si lopë e nesër të jem kreu i PD! Veliaj e ka luftën me Ramën
Julian Deda, i cili mund të cilësohet ‘Zelensky shqiptar’ duke qenë se si aktor komedie është futur në politikë dhe do të marrë drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Teksa është në garën e primareve për bashkinë Tiranë, nuk kursen ironitë për Lulzim Bashën duke thënë se nuk ka qëllim që të marrë postin e kreut të PD.
-
VIDEO
KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 28 nëntorit
Brazili është bërë skuadra e dytë në Botërorin e Katarit që siguron kualifikimin në turin e 1/8. Kjo sepse ‘seleçao’ mposhti 1-0 Zvicrën në ndeshjen e dytë të grupit G.
-
VIDEO
430 kg kokainë në pleh kimik e jo në banane, Beci: Në treg ka hyrë një grup i ri, bandat shqiptare në Amerikën Latine janë fuqizuar ! Bregu: S’është kapur ‘bosi’ i vërtetë
Ardhja e një sasie të madhe kokaine prej 430 kg në Fier të fshehur me thasë kimik e jo më me anë të kontejnerëve me banane, për ish-prokurorin Eugen Beci është tregues se një organizatë e re kriminale ka hyrë në treg.
-
VIDEO
Hoxhaj në Report Tv: Akuzat e Kurtit ndaj Borrell sollën mos liberalizimin e vizave! S’ka anëtarësim për ne në BE deri në 2035
Ish ministri i jashtëm i Kosovës, I ftuar në Report Tv, në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Hoxhaj u shpreh se ka qenë pikërisht qasja e Kurtit me ndërkombëtarët ka shtyrë liberalizimin e vizave nga axhenda e KE-së për Kosovën. Një tjetër deklaratë të fortë e pati edhe për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kosovës në BE ku sipas tij deri në vitin 2035 nuk do të jetë i mundu
-
VIDEO
Xhufi në ‘Kontrast’: Historia jonë fle në arkivat e huaja, në Greqi e Beograd s’na lanë të futemi! Vangjeli: Politikanët të dëgjojnë historianët, s’janë të përhershëm
Në një ditë të veçantë siç është edhe përkujtimi i ditës së pavarësisë së Shqipërisë, na duhet të kthejmë kokën pas, për të mos harruar të kaluarën. E kush më mirë se historiani, Pëllumb Xhufi mund të na kthejë në pas në kohë për të na dhënë një panoramë të asaj që ishim.
-
VIDEO
Festat e 28-29 nëntorit/ Report Tv sjell atmosferën në 'shqipeve' në SHBA e Angli! Ndrenika: Organizime të mira! Omi: Po bëjmë festë-protestë
28-29 nëntori nuk është një festë që është festuar në Shqipëri, por kudo ku ka shqiptarë.
-
VIDEO
Shehu në Report Tv: Protesta në 6 dhjetor do bëhet te Kryeministria, Bashkia s’ka pse ndërhynë! Policia të mo sprovokojë
‘Rithemelimi’ nuk heq dorë për të zhvilluar protestën në 6 dhjetor të Kryeministria, ndonëse atë ditë në Tiranë do të mbërrijnë në Tiranë të gjithë liderët europian në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor.