-
VIDEO
Ekskluzive/ Flet i humburi nga Londra: S’di si jam këtu, kërkoj nënë e babe
Shkak për këtë histori u bë një foto e shkrepur nga një emigrante shqiptare në zonën Wood Green në Londër, foto e cila vuri në lëvizje stafin e emisionit “Pa Gjurmë” për të gjetur identitetin e të riut shqiptar. I riu, i cili nuk është në gjendje të kujtojë të shkuarën e tij e rrjedhimisht edhe nga vjen, bën jetën e një endacaku. Pas imazhit që u shfaq në ’Pa Gjurmë’ , menjëherë në redaksinë e programit mbërriti një lumë telefonatash live, duke ngritur dyshimet se bëhej fjalë për të riun Afrim Verçe, 44-vjeçari nga Berati i cili ka humbur kontaktet me familjen më 2 nëntor 2017. Në lëvizje u vunë edhe emigrant të shumtë në Londër, të cilët u angazhuan për të zbuluar identitetin e vërtetë të të riut. Ata e intervistuan djalin me mjekër, i cili pohonte se nëna e tij quhej Fatmira, dhe se ëhtë nga Tirana. Video u transmetua punatën e kësaj të hënë në emisionin ’Pa Gjurmë’. Gazetarja Odeta Dume u lidh live nga Londra me një nga emigrantët që është angazhuar për rastin në fjalë. Thirrja që bëhet nga të gjithë është të gjendet familja të riut, për ta kthyer atë në atdhe.
-
VIDEO
'Përmasat e trafikut të drogës në Shqipëri', sot në '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv
Përmasat e trafikut të drogës në Shqipëri. Për këtë çështje do të diskutohet sot në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.
-
VIDEO
110- vjetori i Pavarësisë/ Gazetari nga Kosova për Report Tv: Ka vend për reflektim, në Preshevë merret gjobë kur valëvitet flamuri komb
Dita e Flamurit, festa në dy anët e kufirit, problemet e shqiptarëve në Ballkan por edhe mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve në Tiranë ishin në qendër të intervistës që dha për Report Tv analisti dhe gazetari nga Kosova, Gazmir Raci.
-
VIDEO
Dollmë me mish qingji nga zonja Albana
Dollmë me mish qingji nga zonja Albana
Përbërësit:- 1 kg miell
- ½ lgj kripë
- 1 lç sodë
- 1 lç sheqer
- 1 vezë
- 1 fç kos
- 2 kg mish qingji
- 2 qepë të thata
- 2 thelpinj hudhër
- Nenexhik
- Kripë, piper
Përgatitja:
Përziejmë të gjithë përbërësit e kulaçit në një tas. E punojmë mirë brumin e vendosim në një tavë. Pasi e kemi niveluar bëjmë disa kalime me majën e pirunit në mënyrë që brumi të marrë ajrosje. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius.
Ndërkohë mishin e qingjit e kemi vendosur të ziejë në ujë me kripë. Lëngun që përftojmë e ruajmë për përsheshin.
Kaurdisim qepën derisa të tretet mirë, shtojmë kripën, pipërin, nenexhikun dhe lëngun e mishit. Bëjmë më pas kulaçin përshesh dhe e trazojmë më lëngun, por jo shumë që kulaçi mos të squllet. Mishin e qingjit e kalojmë në furrë sa të marrë një ngjyrë të lehtë sipërfaqja.
-
VIDEO
Koleksionisti i veçantë që ka mbi 10 mijë libra dhe kartolina shqiptare në shtëpinë e tij
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, koleksionisti Shpëtim Sala tregoi koleksionin e veçantë me mbi 10 mijë libra dhe kartolina, ku ruan gjithashtu me fanatizëm edhe flamujt kuq e zi, më I vjetri nga të cilët është I vitit 1904.
-
VIDEO
Ylli Merja: Rënia e flokëve, cilët janë shkaktarët dhe mënyrat si mund t’a parandalojmë
Mjeku popullor Ylli Merja në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv tregoi shkaktarët që na cojnë në rënien masive të flokëve si dhe kurat bimore përmes të cilave mund të pengojmë rënien e tyre.
-
VIDEO
Parashikimi i horoskopit javor për datën 28 nëntor deri në 4 dhjetor nga astrologu Jorgo Pulla
Në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë.
-
VIDEO
KATAR 2022/ Ja parashikimet në ‘E vëmë me bast’ për 4 sfidat e sotme! Publiku i bindur në fitoren e Brazilit me Zvicrën, Portugali-Uruguaj e shohin barazim
Për profesor doktor Albert Karriqin I ftuar në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv tre nga katër ndeshjet e ditës së sotme mbyllen në barazim. Karriqi parashikon barazime në Kamerun-Serbi, Brazil-Zvicër dhe Portugali-Uruguaj dhe fitoren e Ganës në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut. Sot në ditën e 9-të të Botërorit “Katar 2022” ndeshjet e fundit për xhiron e dytë në grupe.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 28 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga 28 nëntori i Adem Jasharit te pse Berisha ndezi incidentin në Kuvend e deri tek "mbijeton" Gjermania.
-
VIDEO
KATAR 2022/ 'Botërori No Stop', gjithë golat e ndeshjeve të 27 nëntorit
Çdo mbrëmje në orën 11:00, në emisionin ‘Botërori, No Stop’ në Report Tv do të keni mundësi që të ndiqni momente më pikante të çdo sfide të kampionatit botëror ‘Katar 2022’. Janë zhvilluar plot 4 ndeshje dhe rezultatet janë si më poshtë.
-
VIDEO
Tiranë-Prishtinë në një Kuvend, Nazarko: Ndikon negativisht në dialogun Kosovë-Serbi! Nënkryetari i LDK-së: Të ndërtojmë një format bashkëpunimi mes dy vendeve
Për analistin Mentor Nazarko mbledhja e përbashkët e dy Kuvendeve ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, do të ndikojë negativisht në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Gjatë një interviste për Report Tv, analisti Nazarko, tha se kjo mbledhje ushqen palën tjetër, në rastin konkret Serbinë me një retorikë kundër shqiptarëve
-
VIDEO
KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’, ja parashikimet për 4 sfidat e sotme! Publiku i ndarë për Spanjë-Gjermani, i ‘jep’ fitoren Belgjikës
Spanjë-Gjermani është ndeshja kryesore e kësaj të diele që përkon me ditën e 8-të të Botërorit të Katarit. Andrea Marko Specialisti I futbollit i ftuar në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv e ka të vështirë të parashikojë dhe diçka të tillë e bën me dëshirë dhe si përfundim zgjedh Gjermanisë si fituese të ndeshjes.