-
VIDEO
Ithtarët e Enver Hoxhës/ Ahmetaj: Janë marionetë, s’duhen lejuar!
Në Ditën e Çlirimit, si çdo vit nostalgjikët e diktatorit Enver Hoxha shkuan për homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë duke përkujtuar këtë ditë. Me parulla komuniste, shallin e pionierit në qafë dhe me foton e diktatorit Enver Hoxha, ata kryen homazhe.
-
VIDEO
Pa Gjurme-Ekskluzive/Flet xhaxhai i Ervis Martinajt: Nipin e vranë,kufomën na e kanë fshehur
Dy të humbur dhe një i vrarë, sot në ’Pa Gjurmë’ misteri i zhdukjes së dibranit Ulvi Skana, mik i ’të fortëve’. Ushtar i Ervis Martinajt, zhdukur dy muaj më pas dhe lidhja shoqërore me Can Karriqin, i vrarë në dhjetor të vitit 2021.Kur kanë kaluar 6 muaj e gjysmë nga zhdukja e tij, nëna e Ulvi Skanës, Thëllëza i ka humbur shpresat se ai mund të jetë gjallë. Nga pista e rrëmbimit, ajo thotë se fakti që nuk ka asnjë gjurmë të re nga djali, e bën të mendojë se ai është vrarë.Në një rrëfim në ‘Pa Gjurmë’ me gazetaren Odeta Dume, Thëllëza thotë se kërkon nga policia vetëm ta gjejë “të gjallë ose të vdekur”. Edhe pse shpresat i ka humbur, e ka të vështirë të besoj se pse ai duhet vrarë, pasi si çdo nënë, edhe për të , djali është krejtësisht i pafajshëm. Lidhjet me Ervis Martinajn, edhe ky i zhdukur, thotë se nuk janë të vërteta. I vetmi “faj” thotë se ka qenë shok me Can Karriqin që e kishte fqinj.“Si ka mundësi që të humbasë në atë farë feje. Djali nuk ka pas lidhje me grupet kriminale, jam 100% e sigurt, na e kanë njollosur edhe emrin, ai nuk është vrasës, vjedhë jo.Ai kishte 3 ditë pasi kishte ardhur nga Belgjika. Prishi disa lekë që ia kishte dhënë vëllai i vet, dhe rrinte si i urtë. Ndenji nja 12 ditë në Belgjikë, nuk gjeti punë dhe erdhi,. Ka qenë dhe në Gjermani, kishte marrë ekspuls, por ne ia hoqëm. Shkoi te një shok që i kishte marrë disa lekë borxh, nuk e dimë se cili ka qenë ky shok.Can Karriqi e kemi pasur në lagje. Vëllai i vogël i bërtiste shumë, ishte i miri i shoqërisë dhe i keqi i shtëpisë. Nuk punonte, nuk ka pas lekë. Nuk më ka sjellë asnjë problem te shtëpia. Oh sa e vuaj humbjen e tij. Unë si nënë flas kot, se nuk e di a e kam gjallë, përderisa nuk më jepet asnjë pistë. Mund të ketë bërë edhe ndonjë gjë, nuk e di. Policia na thotë vetëm bëjmë hetimoret tona, po më jepni dhe mua një të dhënë që të më qetësohet shpirti. Ja gjallë ja vdekur, e kam të pafajshëm. Thonë që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, po unë nuk e kam parë. S’e njeh fare Ervis Martinin. Ik mos ma përmend, edhe kur u vra dikush në Laprakë, ai ka qenë në gjumë, me Can Karriqin, e kemi pasur fqinj”, tregon e ëma.Prej datës 17 maj, i riu Ulvi Skana, 29 vjeç ka humbur gjurmët. Dyshohet se Skana ka qenë mik i ngushtë i Can Karriqit i vrarë në 23 dhjetor 2021 dhe kjo është një nga pistat e ti kryesore ku po hetohet, ndonëse nuk ka asnjë të dhënë të re. Can Kariçi u ekzekutua në Kodër Kamëz më 23 dhjetor 2021, i cili po lëvizte me një 'Golf 5' në momentin kur është qëlluar. Edhe në mjetin e viktimës është gjetur një armë tip pistoletë. E kaluara e tij është edhe pistë e hetimit nga prokuroria për ekzekutimin e 30-vjeçarit. Hetimi po bëhet edhe nëse Kariçi mund të ketë pasur konflikte me autorët apo nëse ekzekutimi i tij ka lidhje me vrasjen e dyfishtë të Eriges Mihasit dhe Armand Dumanit në muajin nëntor në Astir, pasi Kariçi ka qenë mik i Mihasit.
-
VIDEO
Florinda Mazreku “CUCI”: “Sakrificat e fëmijërisë nuk më larguan dot nga pasioni për kukullat”
Ne nuk e zgjedhim kohen ne te cilen do te lindim e jetojme, por ne mund te zgjedhim te jemi nje histori e bukur per tu rrefyer... Sepse ne fund, secili prej nesh eshte nje histori. Jo vetëm fëmijët por breza të tërë prindërish e njohin atë që ka lënë kujtime të pashmangshme në teatrin e kukullave.41 vite të karrierës së saj ia ka dedikuar atyre. Florinda Mazreku ose Cuci ia ka dedikuar jetën kukullave dhe për të kthyer pas shiritin e këtij filmi të bukur në jetën e saj profesionale,ajo erdhi në “Esence”. E gjithë jeta e saj ka qenë e lidhur me kukullat,madje dhe shtëpia e saj,në asnjë moment nuk ka kuptim pa to. Një takim rastësor me regjisorin Piro Milkani në Teatrin Popullor,kur ky i fundit i kërkon një kinoprovë për një rol në film,ishte një prej atyre momenteve që do ta poziciononte ndryshe në kinema. Dhe kështu erdhi roli i saj në filmin e 1974-ës “Shtigje Lufte”. Teksa kujton që ka kaluar një fëmijëri plot sakrifica,përmend edhe faktin që ky profesion dhe jeta në teatrin e kukullave është për të një përmbushje jo vetëm profesionale. Një surprizë që e shtoi instensitetin e emocioneve ishte dhe mesazhi që mikesha e saj regjisorja Klaudia Hila,i dërgoi Florindës. Një moment që e ka plotësuar jetën e aktores është patjetër familja e saj,bashkëshorti djali dhe vajza,por një dobësi për nipërit e bënë Florindën të përlotej në studio nga mesazhet e tyre për gjyshen e dashur. Në një përvjetor martese e bija Xheni i organizoi një dasmë surprizë,si për të rivlerësuar edhe njëherë dashurinë dhe përkushtimin e prindërve të saj ndër vite por edhe lidhjen e fortë mes familjes.
-
VIDEO
Debati në ‘Studio Live’/ Shabani: Të ndryshohen emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, jo partizanë! Muça: PR politik për vota
TIRANË- Nisma ‘Thurrje’ me kryetarin Endri Shabani ka bërë një propozim që të ndryshohen emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Shabani tha se ka emra të figurave të rëndësishëm që mungojnë, e ndërsa është kundër emrave si ‘Myslym Shyri’, sheshi ‘Avni Rustemi’. Ai thotë se ky nuk është një debat për të rishikuar historia, por të ndryshohen këto emra.
-
VIDEO
Debati për të ndryshuar emrat e shesheve e rrugëve me figura të Rilindasve, Çupi: Je kokrra enveristit! Përgjigjet Shabani: Çfarë ke pështyrë, e ke lëpirë
Propozimi i Nismës ‘Thurrje’ për të ndryshuar emrat e rrugëve ose shesheve që mbajnë emrat e partizanëve dhe të zëvendësohen me figura të Rilindasve Kombëtar ka sjellë debat mes Endri Shabanit dhe Frrok Çupit në ‘Studio Live’.
Çupi: Nuk do të doja ta komentoja se është një iniciativë që dëshmon boshllëk. Njeriu kur nuk ka çfarë bën, luan me derën, thotë populli. Emrat e rrugëve në kryeqytet janë vendosur si janë vendosur. Nëse do të shkojmë të kërkojmë rrënjët apo biografinë e njerëzve, kjo do ishte një marrëzi që askush nuk e mban mbi vete. Ata që ishin janë vendosur në një kohë të caktuar. Tani çfarë do të bëjmë? Nëse është vendosur një emër partizani do të thotë se është vendosur nga partizanë e çlirimtare. Këta janë enveristë. Enveri merrte vesh që kishte thashetheme në kafe e mbyllte kafenetë. Kjo është të fusësh duart në histori. Më duket lajthitje.
Shabani: Kur nuk di çfarë të flasë, flet kot për çerek ore. Më quan mua enverist…
Çupi: Ti je kokrra enveristit. Je një copë njeriu që do të bësh vetëm polemika. Kërkon të krijosh konflikte. Ty të ka zënë marrëzia dhe del e flet marrëzira.
Shabani: Ke që në ’90 që flet. Ke kaluar sa këtej e andej.
Çupi: Fjala ime ka peshë, s’është e marrë si e jotja.
Shabani: S’mund të më thuash enverist kur unë as nuk kisha lind në kohën e tij.
Çupi: Unë kam kontribuar në këtë vend dhe më dëgjohet fjala. Ju keni një pasion për të thënë marrëzira. Doni ta vini këtë popull sërish në konflikt.
Shabani: Më tregon mua që është turp që dal në televizor. Çdo gjë që ke pështyrë e ke lëpirë sërish, aman të japësh moral ti.
-
VIDEO
Zhdukja e Ulvi Skanës/ E ëma në ‘Pa gjurmë’: Lidhje me Ervis Martinaj? Ik mos ma përmend! S’e di a e kam gjallë, policia të më thotë diçka të më qetësohet shpirti
Dy të humbur dhe një i vrarë, sot në ’Pa Gjurmë’ misteri i zhdukjes së dibranit Ulvi Skana, mik i ’të fortëve’. Ushtar i Ervis Martinajt, zhdukur dy muaj më pas dhe lidhja shoqërore me Can Karriqin, i vrarë në dhjetor të vitit 2021.
-
VIDEO
Korrespondenti i Report TV në Katar zbulon 'surprizën': Do ta veshim kuqezi tribunën ku do qëndrojnë tifozët serbë gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër
Korrespondenti i Report TV në Katar, Antan Metaj ka deklaruar se shqiptarët, po përgatisnin një ‘surprizë’ për tifozët serbë pas provokimit të bërë me fotot e publikuara ku harta e Kosovës ishte e vendosur në flamurin serb.
-
VIDEO
Dy të humbur një i vrarë, sot në ’Pa Gjurmë’ misteri i zhdukjes së dibranit Ulvi Skana
Dy të humbur një i vrarë, sot në ’Pa Gjurmë’ misteri i zhdukjes së dibranit Ulvi Skana, mik i ’të fortëve’. Ushtari i Ervis Marinaj zhdukur dy muaj më pas dhe lidhja shoqërore me Can Karriqit i vrarë në dhjetor të vitit 2021. Pas dëshmisë së prindërve mbi pistën e rrëmbimit të 29-vjeçarit më 17 maj, nga Kamza ’Pa Gjurmë’ sjell për herë të parë dëshminë e një tjetër familjari. ’U rrëmbye’ nga dera e shtëpisë, dëshmia tronditëse për vogëlushen nga Tirana. Dyshimet për vajzën që jeton në Edesa dëshmitarja zbulon si u rrëmbye. Na ndiqni sot ora 15:30 në Report TV
-
VIDEO
Vetë me origjinë austriake dhe gruan rumune, ja cfarë e bëri bashkë çiftin në shkodër
Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në Shkodër me artistin Gjon Stefa, I cili prej vitesh krijon në mënyrën vullnetare Betlehemin dhe karnavalet në qytet.
-
VIDEO
1500 ‘Ballistë’ dhuruan spektakël me fishekzjarre në rrugët e Tetovës, Ziberi: E shohim ‘Shkëndijën’ si një kombëtare të dytë
Tifopgrupi “Ballistët” dhuroi spektakël pak ditë më parë në Tetovë, të cilët ndezën në të njëjtën orën fishekzjarre në çdo rrugë, me rastin e 30-vjetorit të krijimit të grupit të tifozëve të Shkëndijës.
-
VIDEO
Shqipëria e masakruar në tablotë e Lin Delisë
Pasi u arratis nga Shqipëria në korrik të 1948, Lin Delinë e brente meraku për familjen e mbetur në Shkodër. Ndihej në faj, pasi regjimi do të hakmerrej mbi ta për shkak të tij. E imagjinonte në qindra çaste reflektimi se çfarë mund tu ndodhte atyre. Trokitjen në porte nga oficerët e Sigurimit, mbledhjen e tyre me forcë duke i nisur në internim nën kërcënimin e armëve. Mbase do të vdisnin nën tortura, ndoshta prej urisë në kampet e përqendrimit. Këto imazhe ai do ti hidhte vite më vonë në tablo, ndërsa jetonte në arrati, në Antrodoko, pranë Romës. Njëjtë me këtë imazh ai do të hidhte në tablotë e tij edhe dhejtra subjekte të ngjashme, skena të dhunës dhe terrorit komunist, derdhur mbi popullin e tij të pafajshëm, skena këto që do e shoqëronin jetën dhe veprën e tij derisa të mbyllte sytë. Në atdhe Lin Delija do të kthehej vetëm pasi të binte diktatura. Do ta vizitonte vendin e tij të përvuajtur vetëm dy herë dhe do të kthehej sërish në Antrodoko, ku do të mbyllte sytë me dhimbjen e pashterur për atdheun që e kishin përçudnuar e që ai nuk e njohu kur e pa, pas 44 vitesh arratisje.
-
VIDEO
Tavë me lulelakër dhe oriz nga zonja Albana
Tavë me lulelakër dhe oriz
Përbërësit:
- 1 kg lulelakër
- 1 gotë oriz
- 1 qepë
- 100 ml pana
- 2 lgj galetë
- 2 lgj gjalpë
- Arrë moskat
- Kripë, piper
- Djathë kaçkavall i butë
Përgatitja:
Ndajmë lulelakrën në bohçe të vogla dhe i vendosim të ziejnë. Kaurdisim në tigan me pak gjalpë qepën derisa të zbutet. Më pas shtojmë orizin të cilin e kemi vendosur të ziejë më pare (për rreth 10 minuta). Lyejmë një tavë me gjalpë, vendosim një shtresë me lulelakër, një shtresë me oriz dhe përsëri një shtresë me lulelakër. Panën e trazojmë me pak kripë dhe arrë moskat dhe e hedhim sipër lulelakrës. E spërkasim me djathë të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.