-
VIDEO
6 dhjetori, Mes BE-së dhe protestës
Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka deklaruar se protesta e 6 Dhjetorit e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, vinte nga një frustrim i deputetëve të opozitës të cilët e shikonin samitin e BE-së në Tiranë si një vlerësim për qeverinë ‘Rama’. Ndërsa ish ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i konsideroi thirrjet e Berishës si deklaratat më antishqiptare të bëra ndonjëherë.
-
VIDEO
'6 dhjetori i Berishës’, ish presidenti Topi: Opozita në të drejtën e saj të protestojë, problem nëse tregon dhunë! Qeveria do t’i japë konotacion negativ
Protestën e thirrur nga Sali Berisha me 6 dhjetor ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor, ish-presidenti Bamir Topi e konsideron si një të drejtë legjitime. Sipas Topit, opozita ka të drejtën e saj të protestojë, megjithëse qeveria do që t’i japë konotacion negativ
-
VIDEO
Marrëveshja me Serbinë, deputeti i LVV-së: Fokusi jonë dialogu politik, jo çështjet teknike! Analisti Gjeta: Kurti të koordinohet me faktorin ndërkombëtar
Sipas Rrustemit, Serbisë i shërben që dialogu të shkojë në drejtim të çështjeve teknike, në mënyrë që të shmangi dialogun e mirëfilltë politik të bazuar në propozimin franko-gjerman
-
VIDEO
Përzë grua e fëmijë për tjetrën/E dashura-ish gruas: Tani është i imi, ti shko...
Një 50-vjeçar nga Fushë Kruja babai i 3 fëmijëve, me të cilët ka shkëputur marrëdhëniet pas divorcit me ish-bashkëshorten, sot vjen në 'Pa Gjurmë' për tju përcjellë një mesazh. Gjithçka nisi në vitin 2019 kur pas disa konfliktesh Afrimi ndahet nga bashkëshortja e tij, Dhurata Alushi nga Fushë Preza pas 29 vitesh martesë. Kjo e fundit e denoncoi Afrimin për dhunë ndaj saj dhe 3 fëmijëve të tyre, dy vajzave dhe djalit. Pas këtij denoncimi kryefamiljari u mbajt për afro 12 orë në komisariatin e policisë. Kjo ishte koha e mjaftueshme për familjarët e dhunuar që të merrnin të gjitha orenditë shtëpiake dhe të largoheshin përgjithnjë nga banesa, ku kishin jetuar për kaq kohë nën terrorin e dhunës dhe presioneve të vazhdueshme psikologjike. Çifti u ndanë përgjithnjë edhe ligjërisht ku secili nga partnerët mori drejtimin e vet. Fëmijët jetojnë me nënën e tyre, ndërsa babai 50-vjeçar njohu një tjetër grua 46-vjeçare nga Dibra. Ai u rimartua një muaj pas divorcit me ish-gruan e parë. Sot kur rrugët e jetës i kanë të ndara, ata jetojnë gjuthashtu në qytete të ndryshme.
-
VIDEO
Suela Bako rrëfen dashuritë e mëdha të jetës
Këtë herë në “Esence” ndamë emocione,ndjesi,kujtime e përjetime me një kthim pas në kohë me aktoren dhe regjisoren Suela Bako. Një rrëfim i sinqertë dhe i ngrohtë për familjen dhe profesionin,për një dyshe që ndikon veten në mënyrë të pashmangshme. Shumë foto të jetës së saj artistike, në këto vite angazhim në teatër e kinema,pas kamerës gjithashtu,zgjuan kujtime e përjetime. “Përballë çdo dileme në këtë profesion,gjithnjë them ia vlen”- citoi Suela në studio duke pohuar edhe njëherë pasionin dhe përkushtimin për punën që bën. E kur vjen fjala për ta trashëguar në familje,për shkak të vështirësive që ajo i njeh,veçanërisht për të bijën nuk e ka dashur asnjëherë,pavarësisht se e ka përfshirë në projektet e saj si aktore që në fëmijëri. Ndërsa mes saj dhe bashkëshortit,aktorit Romir Zalla,ka gjithnjë kritika konstruktive që ata nuk ia kursejnë njëri-tjetrit. Një video mesazh surprizë nga e bija,ishte qershia mbi tortë,një emocion që vetëm mardhënia prind-fëmijë ka fuqinë ta përçojë
-
VIDEO
Berisha e akuzoi si bashkëpunëtor të Ramës, Kapllanaj: S’i beson as vetë ato që thotë! Demokratët kanë ngecur me të, por nuk është alternativë
“Nuk i beson vetë ato që thotë”, kështu i është përgjigjur Agron Kapllanaj akuzave të Sali Berishës se është bashkëpunëtor i Edi Ramës. Në një intervistë për Report Tv, u shpreh se demokratët kanë ngecur me Sali Berishën, por nuk e cilëson si alternativë për PD.
-
VIDEO
Buxheti 2023/ Rritja ekonomike, paketa fiskale dhe borxhi publik
-
VIDEO
Laboratori i kokainës në Fier/ Eksperti i kriminalistikës: Grupi nuk funksionon vetëm! Çdo mall që vjen nga vendet e dyshuara duhet të futet në kontroll të veçantë
Eksperti i kriminalistikës, Fatjon Softa e cilëson rast flagrant laboratorin e drogës që u zbulua në Fier, ku u kapën 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro. Në një intervistë për “Sot, live në Shqipëri” me Migena Sotirin dhe Nertil Agalliun, Softa thotë se duhet të jetë një grup i strukturuar pasi është hera e parë që droga ka hyrë në Shqipëri duke kaluar të gjitha kontrollet ndërsa sasia e lëndës narkotike fshihej mes thasëve me pleh kimik.
-
VIDEO
Laboratori i Kokainë në Fier/ Pranga dhe djalit e të fejuarës të ish-kryekomunarit në Fier, në kërkim ‘eksperti’ kolumbian
Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, është arrestuar nga Policia pasi në banesën e tij u zbulua një laborator kokanë. Porositësi i kësaj sasie është Zenel Çervanaku, i cili mendohet se është vëllai nga babai. Po ashtu, në pranga ka rënë dhe djali i Viktor Çervanakut dhe e fejuara e tij, Demilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati, ndërkohë që roli i tyre në këtë veprimtari nuk dihet se cili është. Policia dhe SPAK janë vënë në kërkim të “ekspertit” kolumbian Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.
-
VIDEO
Krijuesi i "Xhamadani vija vija" rrëfen si u krijua hiti mbarëkombëtar brenda 4 orësh
Kompozitori dhe muzikologu Zef Çoba I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” për të folur për karrierën tij të gjatë e të suksesshme, o cili ka kompozuar shumë hite dhe kolona zanore nga filmat, tregon më tepër për hitin mbarëkombëtar ‘ Xhamadani Vija Vija” që u krijua nga ai .
-
VIDEO
Rizoto me panxhar nga zonja Albana
Rizoto me panxhar
Përbërësit:
- 240 gr oriz carnaroli
- 150 gr panxhar
- 60 gr djathë parmixhano
- 60 ml pana
- 40 gr gjalpë
- 40 gr parmixhano të grirë
- Buljon perimesh
- Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kalojmë në blender panxharin bashkë me bujonin e perimeve. Vendosim në një tenxhere nje kubik gjalpë dhe kaurdisim për pak minuta orizin. Më pas shtojmë buljonin gradualisht duke e trazuar vazhdimisht. Sapo orizi përthith buljonin shtojmë përsëri duke e trazuar derisa rizoto të gatuhet plotësisht. Në një tigan vendosim panën, shtojmë pak djathë parmixhano dhe pak buljon. Këtë masë e shtojmë tek rizoto, e trazojmë dhe e servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me djathë parmixhano.
-
VIDEO
Byrek me presh nga zonja Albana
Lakror me presh
Përbërësit:
Për brumin:
- 3 gota miell
- 1 e ½ gota ujë
- Vaj
- Kripë
- Uthull
- Për mbushjen:
- 1 kg presh
- 2 kokrra vezë
- ½ gotë qumësht
- Djathë të bardhë
- Kripë, piper i zi
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht zemë brumin dhe më pas hapim 2 petë me kuleçë. Kaurdisim preshin e grirë imët, shtojmë pasi bie volumi qumështin, vezët, djathin e bardhë të thërrmuar, kripë dhe piper të zi. Lyejmë një tepsi me vaj, vendosim petën e parë, shtrojmë mbushjen dhe më pas vendosim petën tjetër. Rregullojmë anësoret e lakrorit dhe e vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius.