• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e enjte 24 nëntor 2022

    Titujt e gazetave për sot, nga mesazhi i Yuri Kim "luftoni korrupsionin se është kërcënim për sigurinë" te raport tronditës i KLSH e deri tek "harakiri" Gjermania e Spanja është 7 ballë.

  • VIDEO

    Gjikondi në Repolitix: Në 6 dhjetor gjykata jep vendimin për PD, Berisha e di prandaj kërkon kaos! Murrizi: Nëse do ishte protestë kundër liderve të BE nuk do shkoja

    Aktivistja e Shoqërisë Civile, Brisida Gjikondi deklaroi mbrëmjen e sotme se ish kryeministri, Sali Berisha e kishte caktuar qëllimisht protestën në 6 dhjetor sepse në të njëjtën datë gjykata e Apelit jep vendimin për drejtuesin ligjor të PD-së.

  • VIDEO

    Repolitix/ Murrizi: Mund të ketë ndryshime në qeveri para ose pas 6 dhjetorit! 'Ironia' për Mediun dhe aleatët e PD: Po nuk qenë ata dështon protesta

    Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslym Murrizi tha se qytetarët nuk duhet të habiteshin nëse para ose pas datës 6 dhjetor të kishte ndryshime në qeveri.

  • VIDEO

    Nesër protestojnë sërish pedagogët, Kovaçi: Nuk tërhiqemi nga kërkesat tona, Arsimi i Lartë të jetë emergjencë kombëtare

    Pedagogët kanë paralajmëruar se do tu rikthehen sërish nesër protestave, ku kërkojnë rritje page dhe kushte  më të mira për mësimdhënie. Ato do të zhvillojnë një tubim përballë parlamentit, ditën edhe kur në Kuvend do të debatohet dhe miratohet buxhetin 2023

  • VIDEO

    Burri e çoi në shtrat me tjetrin/27-vjeçarja:Djalin ma’rrëmbyen’, prindërit më braktisën

    U njohën në qytetin e Elbasanit dhe vendosën të bashkëjetonin në po të njëjtin qytet, por gjërat nuk shkuan siç duhej. Një 27-vjeçare, rrëfeu pasditen e kësaj të marte në ’Pa Gjurmë’ historinë e jetës, në kërkim të një përballje me babain e dy fëmijëve, i cili një vit më parë i la në mëshirë të fatit, mbytur në borxhe. Majin e vitit 2020 ai udhëtoi drejt Dubait për të punuar, ku qëndroi deri në dhjetor 2021. Marrëdhënia mes çiftit mori fund ditën kur gruaja zbuloi tradhëtinë e partnerit të saj. Me dhënien fund të kësaj marrëdhënie, për 27-vjeçaren telashet u shtuan edhe më shumë. Ajo mbetet e vetme me dy fëmijë të mitur, pa përkrahjen e askujt dhe me kredinë e pashlyerën. Iu drejtua derës së prindërve, ku trokiti më shpresën së do të gjente përkrahje, po si përgjigje mori refuzimin. Ata jo vetëm nuk e pranuan, por i bënë presion që të kthehej sërish me partnerin e saj. Sot, kjo 27-vjeçare nuk kërkon lëmoshë, por një zgjidhje për fëmijët e saj duke u drejtuar me një apel për ndihmë...

  • VIDEO

    'Pa Gjurmë'/ Gjendet Nesti Pina, zbulohet arsyeja e zhdukjes! Flet i vëllai: Pësoi aksident dhe ra në koma, pas 4 muajve na telefonoi

    Gjendet në Londër 7 muaj pasi humbi gjurmët Nesti Pina. Lajmin e konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ në Report TV Mikail Pina, i cili zbuloi dhe arsyen e vërtetë pse i vëllai ndërpreu kontaktet me familjen.

  • VIDEO

    Maestro Zhani Ciko rrëfen periudhat e jetës që kanë dashur guxim

    I ftuar në "Esencë" Maestro Zhani Ciko. Një prej profesionistëve më fisnikë dhe elegant. Një karrierë e gjatë dhe dedikim ndaj muzikës,që gjenezën e ka në fëmijëri. Ai e konsideron këtë periudhë si një bosht të rëndësishëm të jetës së tij. Prindërit e kanë angazhuar artistikisht që në vogëli,ndërsa ai nisi të studionte violinë në moshën 5-vjeçare. "Jam treguar i guximshëm në punën time,e kam thënë fjalën time pa bërë kompromise"-tregon ai. Gjimnazi i Patosit mban emrin e Zhani Cikos,si një nderim për figurën e tij, për 3 vitet "riedukim" që kaloi në atë qytet për mendime antikonformiste. Shtypi i kohës,qëllimisht nuk shkroi asokohe asnjë artikull për punën e tij. Për sfidat dhe vështirësitë ndër vite ai shprehet:"Gjithë jetën time kam llogaritur dështimin". Ai ka mbështetur artistë, sot të rëndësishëm në muzikë,të hedhin hapat e parë. Prej tyre këngëtarë që kanë dalë nga "Ethet e Së Premtes Mbrëma". Këngëtarët Klajdi Musabelliu,Orgesa Zaimi dhe Vesa Luma i dërgojne video mesazhe të ngrohta maestros,duke ndarë përjetimet dhe kujtimet e tyre me të.

  • VIDEO

    Gjendet Nesti Pina,Pa Gjurme zbulon arsyeja e zhdukjes/Pas aksidentit ra në koma,u gjet në Londër

    Gjendet në Londër 7 muaj pasi humbi gjurmët Nesti Pina. Lajmin e konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ në Report TV Makail Pina, i cili zbuloi dhe arsyen pse i vëllai kishte ndërprerë kontaktet me familjen. Një aksident i rëndë për pak sa nuk i ka marrë jetën 53-vjeçarit nga Roskoveci, i cili për 4 muaj me radhë ndodhej në koma në një spital në Londër. I vëllai sqaron se sot ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore, por ende nuk e ka kaluar traumën dhe pasojat në trup që i ka lënë ky aksident. ’Ne nuk e kemi ditur deri sot, kur mësuam cfarë kishte ngjarë. Vëllai ka pësuar një aksident në Londër dhe ka qëndruar 4 muaj në gjendje kome, pasi u godit nga një makinë. Për momentin është mirë por pasojat i ka ende. Nuk i ka ardhur si duhet kujtesa, ka sërish humbje të saj. Ka qenë vetë ai, i cili dy muaj pasi doli nga koma, i ka kërkuar personelit që ta dërgonin tek një bashkëfshatar i yni dhe ashtu kemi mundur të lidhemi. Edhe për momentin që flasim duket që ka ende probleme fizike. Në njërën këmbë ka të vendosur hekura, pasi ka pësuar dëmtime në trup. Ka dalë nga spitali dhe aktualisht ndodhet në Londër, në shtëpinë e një shokut tonë.Për momentin është duke u ndjekur ende nga mjekët dhe do të shohim si do të shkojë gjendja e tij shëndetësore, më pastaj patjetër që do të kthehet në Shqipëri’-u shpreh i vëllai 53-vjeçari Nesti Pina prej 4 vitesh jetonte në Britani, ndërsa ishte zhvendosur atje me dokumenta greke, pas divorcit me bashkëshorten pak vite më parë. Babai i dy fëmijëve i dha fund martesës pas afro 20 vitesh, ndërsa vetë u largua nga Greqia, duke u ndarë edhe me fëmijët e tij që tashmë jetojnë me nënën e tyre. Gjetja e Nestit ka qetësuar disi zemrën e nënës Vangjeli, e cila nuk rreshti së bëri apel për ndihmë në ’Pa Gjurmë’. E ndërkohë që njëri nga vëllezërit u gjet një tjetër djalë rezulton i humbur në familjen Pina. 74-vjecarja nënë e 5 djemve sot është në kërkim edhë të djalit tjetër Sandër Pina, i zhdukur nga Greqia në vitin 1998.

  • VIDEO

    Aleatët e vegjët të PD të gjithë bashkë! Dule: Synojmë Fiqinin, Dropullin dhe Himarës! Kërkojmë mbështetjen dhe nga Berisha e Alibeaj

    Partitë të vogla opozitare, LZHK, PR, PBDNJ dhe PDK po bëhen gati që të dalin së bashku në zgjedhjet e 14 majit 2023 dhe deri më tani duket se kanë rënë dakord për të dalë më kandidatë të tyre në të paktën 3 bashki. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se bëhet fjalë për Bashkinë e Finiqit, Dropullit dhe Himarës, ku thotë se është i bindur se partia e tij ka influencë të mjaftueshme për të fituar.

  • VIDEO

    Veliaj në Report Tv: Tirana përballoi reshjet, lumenjtë s’kanë dalë nga shtrati! Berisha-Meta hiena të politikës, aksioni i tyre anti shqiptar

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha në një intervistë për Report Tv i quan njerëz me probleme, Sali Berishën dhe Ilir Metën që duan të protestojnë ditën e Samitit në Tiranë. Gjatë intervistës Veliaj thotë se Berisha e ka paracaktuar fituesin e primareve, ndërsa marrëdhënien me Ramën e sheh më të fortë se kurrë

    • VIDEO

      Veliaj në Report Tv: Tirana përballoi reshjet, lumenjtë s’kanë dalë nga shtrati! Berisha-Meta, persona me probleme! Kanë vendosur të diskreditohen deri në fund

      Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka thënë në Report Tv se kryeqyteti i ka përballuar së miri reshjet masive të rëna në ditët e fundit.

      • VIDEO

        Thur veshje për njerëzit në nevojë, historia e vecantë e shkrimtares që zgjodhi të jetojë në fshat

        Edi Gogu është shkrimtare për fëmijë si dhe drejtues e lëvizjes 'Pro familja'. Prej vitesh ajo ka zgjedhur të jetojë në fshat ndërsa ka ndërmar një nismë shumë humane, bashkë me gratë e fshatit ku jeton dhe vajzën e saj thurin veshje të ndryshme për personat në nevojë. 

      Për lajme të tjera kërkoni në arkiv