-
VIDEO
Kek me gështenja nga zonja Albana
Kek me gështenja
Përbërësit:
- 500 gr gështenja
- 200 gr miell
- 4 kokrra vezë
- 200 gr sheqer kaf
- 1 lç pluhur pjekës
- 350 gr gjalpë
- 100 gr çokollatë
- 50 gr kakao
Përgatitja:
Fillimisht vendosim gështenjat të ziejnë në ujë të bollshëm më kripë të trashë për 40 minuta. Heqim lëkurën dhe i lëmë të ftohen. Më pas largojmë disa gështenja për dekorin e ëmbëlsirës dhe pjesën tjetër e bluajmë derisa të bëhen miell.
Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Rrahim të verdhat me sheqerin kaf, shtojmë miellin e grurit dhe miellin e përftuar nga bluarja e gështenjave. I rrahim me mikser elektrik duke shtuar dhe çokollatën të shkrirë me gjalpë. Më pas rrahim të bardhat e vezëve në marengë. Shtojmë marengën tek përbërësit e tjetrë. Bëjmë një përzierje të lehtë me spatul kuzhine dhe e vendoim masën e brumit në një tavë keku ku kemi shtruar letër pjekje. E vendosim kekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën180 gradë Celsius për 30 minuta. Pasi të ftohet e pudrosim me kakao pluhur dhe e dekorojmë me gështenja.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 25 nëntor 2022
Titujt e gazetave për sot, nga Shkodra e Lezha nën ujë Balluku shoping në Athinë te çfarë kërkon më 6 dhjetor Saliu e deri tek Brazili zbor serbëve e Ronaldo thyen rekorde.
-
VIDEO
Kush i prish imazhin Shqipërisë
Opozita duhet të ndërtoje partneritet me ndërkombëtarët dhe jo të konfliktohet! Kështu u shpreh kryetari i Partisë Republikane, në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, teksa po diskutohej për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetori, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor
-
VIDEO
‘6 dhjetori i Berishës’, Mediu: Opozita të ndërtojë partneritet me ndërkombëtarët, jo të konfliktohet! Minxhozi: Protestë personale! Kadilli: S’mund të kemi përgjigje të re nga i njëjti njeri
Opozita duhet të ndërtoje partneritet me ndërkombëtarët dhe jo të konfliktohet! Kështu u shpreh kryetari i Partisë Republikane, në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, teksa po diskutohej për protestën e Sali Berishës më 6 dhjetori, në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor
-
VIDEO
VIDEO HIGHLIGHTS - Deklaratat më të forta në Real Story 24 Nëntor
-
VIDEO
Protesta e 6 dhjetorit/ Idrizi: E mora vesh nga mediat! Do të shkoja për solidaritet nëse ndonjë nga opozita do kishte ardhur në protestat për Çështjen Çame
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi bëri me dije se nuk do të jetë i pranishëm në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha në të njëjtën ditë kur krerët e BE-së, do të vizitojnë Tiranën në kuadër të samitit për Ballkanit Perëndimor.
-
VIDEO
Lindi në kasolle në internim, iu mohua shkollimi por sot është shembull suksesi, historia frymëzuese e Bilal Kolës
Bilal Kola I ftuar në ‘Rreze Dielli” për të treguar më tepër për librin e tij "12 mentalitete për të përmirësuar në mënyrë radikale cilësinë e jetës" ,një udhërrëfyes jetësor. Ndër të tjera u ndal edhe tek historia e tij frymëzuese, se si u lind në një kasolle në internim, iu mohua e drejta e shkollimit dhe më pas bursa për në Londër.
-
VIDEO
"Ku po shkon bota", artistë nga 70 shtete të botës vijnë në Tiranë me mesazhe rrëqethëse
Në një intervistë në emisionin ”Rreze Dielli” ishte e ftuar Flora Nikolla, drejtuese e “Albanian Exellence”, e cila tregoi më tepër për bienalen e dytë të karikaturave, ku artistë nga 70 vende të botës vijnë në Tiranë me karikatura dhe mesazhe.
-
VIDEO
Qofte me shije pice në salcë domate nga zonja Albana
Qofte me shije pice në salcë domate
Përbërësit:
Për qoftet:
- 300 gr mish i grirë
- 1 qepë e thatë
- 2 thelpinj hudhër
- 1 vezë
- 1 lgj galetë
- ½ tufë majdanoz
- 1 tufë borzilok
- 1 spec i kuq
- 1 lgj keçap
- 1 lgj uthull
- Koncentrat perimesh
- Arrë moskat
- Kripë, piper
- Miell për pudrosjen e qofteve
- Vaj për skuqje
Për salcën:
- Salcë domate
- Qepë
- Hudhër
- Borzilok
- Kanellë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Në një tas vendosim të gjithë përbërësit e qofteve. E punojmë mirë brumin e qofteve dhe e lemë të pushojë për 30 minuta. Më pas realizojmë qoftet të cilat i pudrosim me pak miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë. Ndërkohë përgatisim salcën duke kaurdisur fillimisht një qepë të grirë shumë i imët bashkë më një thelpi hudhër. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë salcën e domates. E lemë të marrë valë dhe në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, pak koncentrat perimesh, pak kanellë dhe gjethe borziloku.
-
VIDEO
Ëmbëlsirë e shpejtë me kungull nga zonja Albana
Embëlsirë e shpejtë me kungull
Përbërësit:
- 1 kungull të vogël të verdhë
- 500 ml qumësht
- 30 gr niseshte
- 20 gr miell
- 50 gr sheqer
- 1 lç shafran
- Lajthi ose fistik
- Kanellë
Përgatitja:
Pastrojmë kungullin e presim në feta dhe e vendosim në furrë të zbutet. Më pas e kalojmë në mikser ku shtojmë dhe pak shafran. Vendosim në zjarr një tenxhere ku shtojmë qumështin, niseshten e tretur, miellin dhe sheqerin. E trazojmë masën derisa të marrë valë. Më pas shtojmë purenë e kungullit dhe kanellë. E trazojmë mirë dhe e servirim spërkatur me lajthi ose fistik si dhe me kanellë.
-
VIDEO
Patate furre të shuara me birrë nga zonja Albana
Patate furre të shuara në birrë
Përbërësit:
- 1 kg patate
- 250 ml birrë
- 2 lgj mustardë
- Lëngu i 2 limonave
- Vaj ulliri
- Kripë, piper, rigon
- Sallam pikant
Përgatitja:
Patatet i presim në gjysëmhëne, i spërkasim me kripë, piper dhe rigon. Mustardën e trazojmë me vajin e ullirit dhe me lëngun e limonit. E shtojmë tek patatet duke i trazuar dhe masazhuar mirë me duar në mënyrë që të marinohen sa më mirë. Hedhim në një tavë të gjithë sasinë e birrës, shtojmë patatet e marinuara dhe sallamin e prerë në feta të trasha. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 40 minuta të mbuluar me një letër alumini. Më pas largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim tavën në furrë dhe për 20 minuta të tjera.
-
VIDEO
KATAR 2022/ ‘E vëmë me bast’, ja parashikimet e Albert Karriqit për sfidat e sotme! Publiku ‘i jep’ fitoren Brazilit, të ndarë për Zvicër-Kamerun
Në ditën e pestë të Kupës së Botës luajnë ndeshjet në grupet G dhe H dhe mbyllen ndeshjet e para në secilin prej grupeve. Prof.dr., Albert Karriqi dha mendimin e tij në emisionin ‘E vëmë me bast’ për 4 ndeshjet që në tërësi i cilëson si të vështira për tu parashikuar.